Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV e quan Kamishin profesor analfabet

Shko poshtë

VV e quan Kamishin profesor analfabet Empty VV e quan Kamishin profesor analfabet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 08, 2012 9:25 pm

VV e quan Kamishin profesor analfabet 08vv_0802121433_1

VV e quan Kamishin profesor analfabet


Prishtinë, 8 shkurt -Profesor analfabet e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje, Bekim Haxhiun e PDK-së, duke shtuar se mund të paraqes çfarëdo por që të gjitha sipas kësaj lëvizjeje janë shpifje. “Këto shpifje na bëjnë më të fortë. Kur kjo Qeveri nuk ka argumente për ato se çka pyesim ne, siç është takimi i Thaçit me Tadiqin, atëherë ata shpifin. Kështu tentohet të zhvendoset vëmendja nga problemet reale që i ka Kosova dhe të krijohet mjegull tek qytetarët”, ka thënë Shpend Ahmeti, njofton KTV.

Ai ka shtuar se kjo është përgjigje nga agjent të grupit parlamentar të PDK-së, për ata që mendojnë ndryshe, para kompromiseve tjera të Qeverisë Thaçi me Serbinë. “Këto janë simptoma se ky shtet është i kapur nga mafia dhe agjentura ilegale”, ka theksuar Glauk Konjufca. Sipas tij, Qeveria është duke u bërë gati për të paguar edhe një çmim tjetër për Kosovën, e ky është dialogu politik për veriun e vendit. Ndërsa, Kamishi ka folur rreth ultimatumit të tij drejt liderit të Vetëvendosjes. “Desha t’ju njoftoj se të gjitha faktet e disponuara për zotin Kurtin unë ia kam dorëzuar kryetarit të Komisionit, Florin Krasniqi, në mënyrë zyrtare të protokolluar. Besoj që kur të vjen zoti Krasniqi do t’i ketë në dispozicion. Ai le t’i shqyrtojë me AKI-në, sepse ai ka qenë në zyre dhe i ka takuar, ne jo. Ia kemi lënë Krasniqit të vendosë për faktet për Kurtin”, ka thënë Haxhiu në një mbledhje të Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së. Ai ka shtuar se megjithëkëtë do të dal të enjten në orën 12 në një konferencë për media.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi