Xhevat Muqaku:Vështrim i librit " Pasion ëndrre ", të poetes Gonxhe Letmi- Begisholli
Faqja 1 e 1

Gonxhes së djegur në horizonte, rrita e familjes i falë dashuri.
----------------------------------------------------------------------------
" Unë arvanitase, lind jam n' Çamëri, për tokën digjem mbyllë në dry. E kam për zemër, ajdeni vëllezër, mirë se keni ardhë, në kohën e pa kohë, ballë votrës duam të kalojmë së bashku sfidën e rëndë ".
Vështrim i librit " Pasion ëndrre ", të poetes Gonxhe Letmi- Begisholli
--------------------------------------------------------------------
Shkruan Xhevat Muqaku
Tek vëllimi me poezi " Pasion ëndrre ", lexuesin e saldojnë, shpejt dhe fuqishëm vargjet e lartshënuara dhe në vazhdim: / kemi një damar, një gjak dhe një zemër /. Zaten këto vargje orientojnë që në fillim, skjarojnë: kush është Gonxhe Letmi- Begisholli dhe në cilin drejtim udhëton mendja dhe dora e saj?
" Kryepersonazhi i jetës së saj është Nëna, që e nxjerrë të tillë edhe në vargje. Vuan për mamanë,gjyshën dhe gjithë fëmijët bonjak, që edhe ua dedikon mjetet e këtij libri. Karshi, vendlindjes nxjerr në sipërfaqe edhe gjithë trojet tona etnike kombëtare, mjerisht të parcializuara. Po ashtu identifikon edhe figurat tona kombëtare, nisë nga kryetrimi Gjergj Kastrioti- Skenderbeu,...kalon nëpër fushat, brigjet e varret e Dibres,...të arrij tek Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza", shkëputur nga parathënja e redaktorit të librit.
Nëse e vlenë të nisë një kronologji për jetën atje ku s'më njeh askush?

Fat' i mpirë mërgimi, prajshëm sfidon, gjurmon shtigjet kah rilindja dhe pranvera. E bënë gocën dibrane, zog të përmalluar, shqiponjë mali, që askund në botë nuk e gjen ajrin e atdheut.
Sipas autores, prush malli vdes për çdo mbrëmje. Ndjehet jetime pa nënën e saj, e cila në lulen e rinisë iku në rrugën e pakthim drejt qiellit, boshatisi votrën dhe Gonxhen bonjake të ndrydhur në shpirtë, gacë e djegur në horizonte.
Nuk i largohen dot kujtimet për babain e mërzitur që e shoqëron vetmia. Gjyshes dhe çunit të ndjerë të xhaxhit të saj- foshnje të një djepi i uron të mbetën rreze mbi horizonte.
Vargjet për bashkëshortin dhe dy pëllumbeshat e sajë jan diellë që shëndritë dhe ngrohë, rrita e familjes i falë dashuri.
Ajde lule, ardhshë si Gonxhe n'pranverë
---------------------------------------
/Unë arvanitase, lind jam n'Çamëri, për tokën digjem mbyllë në dry/
Çamëria dhe trojet tjera kombëtare, për Gonxhen jan Etni n'atllas që me Gjergjin frymojnë thellë në kullat me besë burrash. Te liqeni i Dibrës freskohen kujtimet ndërsa lumi Radikë ja lanë mëkatet, ja saldon besnikërinë dhe dashurinë për familjen dhe atdheun në vazhdimësi.
Strugë e mbresërisë, e gurrës së Drinit, e mbrëmjeve poetike, fllad i vapës, peisazh i pikturës shqiptare, këngë perjetësie me florën e sajë të pasur qëndisë, magjinë, dashurinë, vendlindjen në pentagram.
Tek thembër e konviktit numër pesë, në Pejën pitoreske ku poetja mbaroi studimet, Bistrica dhe lisat përcjellin flladin e verës deri në Rugovën kreshnike. Kjo natyrë magjepse ja përkujton Urtak Çettën e pajtimit të gjaqeve, injorimin e orës policore, nënën Terezë- madhoren zemërbardhë që liron aromë horizontesh e varfërisë dashuri i falë.
Netëve me shi e vë ( n ) siklet kujtimi për të njohuren e sajë.
Përcjellë me dëshirë uratën; askund në botë mos të dëgjoi e takoi fëmijë të ngratë, të uritur dhe bonjak, ska gjë më me vlerë se kur nëna e merr n'grykë fëmiun e saj.
Hagji Maqellara zë i vendlindjes, etninë falë me shëndet nga larg.
Rrjedhin nga zemra vargjet për familjet kosovare që gjatë kohës së luftës u strehuan në shtëpinë dhe familjen e saj; "ajdeni vëllezër, mirë se keni ardhë", në kohën e pa kohë, ballë votre duam të kalojmë së bashku sfidën e rëndë. Kemi një damar, një gjak dhe një zemër shqiptare.
E vetëdijshme se guri i rëndë në vend të vet peshon...
-------------------------------------------------------
...autorja përkujton diellin e Dibrës, fushën e Radikes, konviktin numër pesë në Pejë, gurgullimin e dritës, jetën shqip, gjakun, mëhallën, gjininë, farëfisin, ogjakun dhe qiellin shqiptarë. Bisedon me Lisat e shumtë, i krahason, u jep ngjyrë, shpirtë, gojë. I dërgon të fala vëllaut të saj nga mërgimi, digjet për te gjithmonë dhe kudo.
Noton dialogun e fëmiut dhe nënës në mërgim, që në shtëpi të flitet, luhet e këndohet shqip, të mësohet gjuhë e nënës në shkollë, toka stërgjyshore të vizitohet sa më shpesh që të mos mbetën si hutini në dhe të huaj.
Këshillon, porositë; /jeto pa hezitime/pa tejngjyrime/vazhdo jetën me leçe/në pikë- pjekje/. Përshkruan me hollësi tiparet e poetit; lis stoik me pendën testament ndërsa refugjati bredhë labirinteve të jetës me mall në qepallë, zemër të thyer pa busollë.
Në dhe të huaj loti jetëson tërmetin shpirtëror, rrjetën e merimanges, lulishten me gjëmba... Gjethet që e mbulojnë tokën në vjeshtë, sikur dasmorë të paftuar në valle, ja trazojnë mendimet. E zymtinë e ëndrrave që mrizojnë nën rrezet e diellit e then melodi e pritjes.
Në natën verore, ndërmjet liqenit dhe detit shetitja e relakson, freskia dhe bukuria magjepse i dhurojnë ajrin e fëminisë. Ndërkohë plasaritjen e tokës, qepjen me lot e pason inspiracioni i ajrit me aromë jodi. Papritmas hëna e shoqëron e vetminë ja thejnë rrezet e para në agim.
Përmbledhjës poetike " Pasion zemre"- botim i dytë, i strukturusr në pesë cikle, i redaktuar nga Hasan Qyqalla, i recensuar nga Nexhat Rexha dhe Arsim Halili, i priu drejt dritës shtëpia botuese " Beqir Musliu " në qytetin Gjilan. E përcjellën dy promovime, në qytetet Stuttgart dhe Singen të Gjermanisë.
Biografi e shkurtër, marrë prej librit
-------------------------------------
Gonxhe Letmi- Begisholli u lind më 1 maj 1971 në Dibër. Shkollimin fillorë dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje ndërsa shkollën e lartë ekonomike në Pejë. Jeton me familjen e saj në Heidelberg të Gjermanisë. " Pasion ëndrre ", është libri i parë i saj, i cili brenda një kohe të shkurtër përjetoi botimin e dytë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi