SHIK-u, mes patriotizmit dhe kriminalitetit
Faqja 1 e 1

Prishtinë, 9 shkurt – Ata që e themeluan dhe punuan në SHIK, e konsiderojnë organizatë patriotike. Të tjerët, si puna e Isa Mustafës, Florin Krasniqit e Gani Gecit,si organizatë kriminale. Ngjashëm si Mustafa, Krasniqi e Geci e sheh edhe Prokuroria, e cila po e heton nën dyshimin se Shërbimi Informativ i Kosovës është përfshirë në veprime kriminale, përfshirë edhe vrasjet.
Kjo organizatë inteligjente e afërt me Partinë Demokratike të kryeministrit, Hashim Thaçi, është themeluar gjatë viteve ’90, me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ka vepruar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm. Është “legjitimuar” nga Qeveria e Përkohshme në vitin 1999, dhe shef i kësaj organizate ka qenë Kadri Veseli. Më 15 qershor të vitit 2008, nëpërmjet një adresimi në RTK, Veseli e pati deklaruar të “mbyllur misionin”, duke ftuar qytetarët e Kosovës që ta përkrahin Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Rrallëherë zyrtarë të SHIK-ut kanë folur për veprimtarinë e organizatës që kanë drejtuar. Por a e kanë thënë të vërtetën?
Kadri Veseli ka folur nja dy herë për të. Përveç një interviste dy vjet më parë, ai është detyruar të japë sqarime edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Aty i ka mohuar të gjitha veprimet e paligjshme që i janë vënë në barrë deri tash, por nuk e ka mohuar se njerëz, siç ka thënë ai, kanë mundur të bënin krime në emër të SHIK-ut. Ai është marrë në pyetje nga prokurori Maorizio Salustro në qershor të vitit të kaluar në cilësinë e dëshmitarit. Prokurori i kishte bërë shumë pyetje inkriminuese Veselit.
“Nuk dua t’ia vë fajin askujt. Unë nuk e di nëse dikush nga PDK-ja ka vrarë dikë, por kurrë nuk ka ndodhur që SHIK-u të jetë përdorur për atë qëllim. Kjo s’ka lidhje me SHIK-un. Ky rast është parë si mundësi qe 12 vjet dhe njerëzit akuzojnë njëri-tjetrin. Unë nuk ndihem mirë, dhe familja ime nuk ndihet mirë. Tani kemi këtë situatë”, ka thënë Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar nga prokurori që dyshimeve t’u shkonte deri në fund. Ai kishte folur për mbledhjen e informacioneve dhe shkëmbimin e tyre me “partnerët”. Kishte mohuar se ky shërbim ka arkivuar dokumente. Shumica e informacioneve, sipas tij, nuk janë ruajtur, sepse, siç ka thënë, ka qenë e panevojshme.
Një analizë që pati bërë në vitin 2010 David Philips, nga Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme amerikane, konstatonte se SHIK-u është “gjallë” e fiton 200 milionë dollarë në vit.
Deputeti Latif Gashi, që dikur ishte drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës, në një intervistë për “Kohën Ditore” pati thënë se ajo që është thënë në ato raporte si ai i David Philipsit dhe të agjencisë amerikane të lajmeve “Global Post” janë gënjeshtra.
Por në gjithë këtë debat janë tre njerëz, dy të gjallë e një i vdekur, që e kanë pranuar se kanë punuar për SHIK-un. Nazim Bllaca e Agim Zogaj kanë thënë që kanë kryer edhe veprime të paligjshme, derisa Naim Miftari, i cili po ashtu pretendon se ka qenë në SHIK, ka denoncuar shumë veprime të SHIK-ut (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi