Klajd Kapinova: Pak histori nga esenca e krishtërimit ndër shqiptar
Faqja 1 e 1
Klajd Kapinova: Pak histori nga esenca e krishtërimit ndër shqiptar
Pak histori nga esenca e krishtërimit ndër shqiptar
Nga Klajd Kapinova, New York
Edhe autorët amerikanë, në studimet dhe përfundimet analitike, duke analizuar eksplorimin e substratit e përhapjes së Krishtërimit nëpër botë (institucion më me prestigj dhe autoritet në botë, që i ka rrënjët 2005 vjet më parë në kufi të dy epokave), ripohojnë vërtetësinë e faktit biblik, se feja e re e Krishtit depërtoi në Iliri, që në shekullin e parë të përhapjes së Tij. Ajo u bë tërësia e fakteve dhe ngjarjeve që karakterizuan jetën e gjithë njerëzimit…
Historiani shquar i Mesjetës së Ballkanit, albanologu kroat Dr. Milan Shuflaj (1879 - 1931), në veprën: Serbët dhe shqiptarët (1926), është shprehur se: “Fillimi i Krishtërimit ndër këto vise (Iliri) bën pjesë në historinë e shekullit të parë të këtij besimi” (Shuflaj, f. 12). Historia e krishtërimit ndër shqiptarë, është e hershme. Apostulli Shën Pal (Paulus), si këmbësor i përmendur, bën të ditur, se në vitin 65 dimëroi në trojet e Shqipërisë së sotme, në Prevezë e Nikopol (ku do të dalë më vonë në Nikopol (Preveza e Vjetër) një dëshmor feje me emrin Papa Eleuterin (182 – 193), duke predikuar krishtërimin: “Kështu, qysh prej Jerusalemit e përqark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit” (Rom. XV, 19), “Athenis non diu commaratus sedem fixit corinthi, qua in urbe florentissimam ecclesian fundavit. Turba a Indacis excitateae cum permovisse.” (Rom. XV, 19), Cornely, Intred. Compend. in S. Scripturas, pag. 453).
Ai kaloi 5 etapa kryesore në Shqipëri: etapa I, prej viteve të para apostolike (shek. I) deri në vitin 731 mbas Krishtit; etapa II, prej 731 deri në fillim të shek. XI; etapa III, shek. XI – 1767; etapa IV, 1767 – 1937; etapa V, 1937- sot…
Jo histori e gjatë, por një sintezë e krishtërimit, është mirë të thuhet esencialisht shkurt e sakt. Telegrafikisht, duhet thënë, se krishtërimi në Shqipëri kishte tre karakteristika themelore. E para, ishte një krishtërim perëndimor, bazuar në latinicitet; e dyta, ishte një krishtërim lindor ortodoks bazuar në greqizicitetin bizantin; e treta, ishte një krishtërizëm, që u përpoq për një kohë të kthehet në krishtërizëm unik, bashkues i Kishës Perëndimore me Kishën Lindore. Në periudha të caktuara kohore ndër shekuj, krishtërimi u përputh në mënyrë të plotë me forcën e karakterit dhe humanizmin të një populli të vogël, të lashtë dhe fisnik.
Në këtë mënyrë, burimet e hershme historike përputhen tërësisht me deshmitë biblike, si p.sh., dëshmia e shkrimtarit pagan Plinit të Ri (111 - 113 mbas Krishtit), dhe mbas vijnë shkrimtarët e krishterë asokohe, si Tortuliani (200 – 206 mbas Kr.), duke u pasuruar nga shumë autorë të tjerë.
Kjo është verejtur edhe këtu (ShBA), kur Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale Hirësia e Tij Fan Stilian Noli e kleriku katolik Imzot Dr. Jozef Oroshi në Boston e New York, janë përpjekur disa herë të bëjnë takime ndërfetare (ekumenike), për të ngushtuar dallimet e krijuara (pas shkizmës në vitin 1054) dhe rilindur premisa afrimi, mdis Kishës Perëndimore e Kishës Lindore ndër shqiptarë në emigracion…
Kësisoj kemi të bëjmë me probleme doktrinare teologjike, por që kanë ndikuar në historinë nacionale shqiptare. Në rastin konkret, qytetërimi shqiptar është një fragment, pjesë e spirales historike të qytetërimit botëror. Në këtë vështrim, mendoj se krishtërimi në vetvete merr prej pasurisë tradicionale të fesë së Krishtit epërsinë e zakonit të vet juridik, dhe pasurinë e parimeve dalluese e gjallëruese të qytetërimit të vet.
Ky nuk është një kufizim etnik, sesa një lloj përcaktimi shkencor i domosdoshëm, ku, e pjesshmja shpiegon përherë të përgjithshmen, e veçanta universalen. Atdheu ynë, është një ndër vendet me krishtërim gjenetik, sintezë e një fermetimi të brendshëm historik, aq sa i mençuri i lartë Shuflaj, ka thënë, se dy qendra ilire, Salona (Dalmaci) e Durrësi, janë djepe të krishtërimit nga më të vjetrit në Evropë. Kujtojmë Shën Albanin nga Iliria, i cili, në vitin 286 në hapësirën gjermane kishte përhapur kristianizmin, e Kisha gjermane e kishte shpallur të Shenjtë…
Megjithatë është e nevojshme të bëhet dallimi midis krishtërimit në Shqipëri dhe Krishtërimit mes shqiptarësh (sikurse duhet dalluar historia e Shqipërisë dhe historia e shqiptarëve), duke interpretuar me objektivitet saktë dhe drejtë historinë e krishtërimit dhe se jo gjithçka i përket shekujve të kaluar i duhet venë identiteti shqiptar, ç’ka do ta dëmtojë shumë seriozitetin e shkencës shqiptare.
Ungjillin e predikuan në Iliri martirët e fesë, midis të cilëve kishte ilirë dhe të huaj. Gjatë kohës së përndjekjeve të Perandorit romak Trojan (sundoi viti 98 para Krishtit 117 mbas Kr.), shumë të krishterë u arratisën në Iliri, për t’i shpëtuar përndjekjeve në Itali. Feja e Krishtit u përhap nga: Apostulli Shën Pali, Apostulli Shën Qesari, Apostulli Shën Ndre (Andrea), Peshkopi i Durrësit Shën Asti (Astius), Shën Lefteri (me prejardhje nga Roma dhe u bë Peshkop i Mesines dhe i Ilirisë në moshën 20 vjeçare. Ai ka jetuar në Vlorë), Shën Therini (Therinus), Shën Isavri, Shën Trifoni (shek. III nga Sheqishtja), Shën Donati (Donat) episkopi i Evoresë ose Eurias (nga qyteti Paramithisë në Çamëri, fjeti në vitin 387), Shën Joan Vladimiri (shek. XI), Oshënar Nifoni (shek. XV, nga Lukova), Oshënar Nikita shqiptari (shek. XIX), Martiri Kristo Kopshtari (shek. XVIII) Shën Nikodhimi i Beratit (shek. XVIII), Shën Kozmai (shek. XVIII) etj.
Merita e madhe e krishtërimit ndër shqiptarë, është ndër të tjera tek ndihma e madhe që ka dhënë në lëmin e gjuhës shqipe, historisë, kulturës, artit, etj., zhvillimin e muzikës dhe të kulturës muzikore, vepra të karakterit teologjik, por edhe studimor kritik.
Pesë papë në Selinë e Shenjtë në Vatikan (Shën Piu (Pius) I (140 – 155), Shën Lefteri (Eleutherus) (175 – 189), Shën Caius (Kaji) (283 – 296), Gjoni (Johannes) IV (640 – 642), Sisti V (Pareti) (1585 – 1590), Klementi XI (1700 – 1721), Klementi XII (1730 – 1740)), kanë qenë me origjinë ilire, sikurse edhe disa patriark të mëdhenj (Atenagora I (1886 – 1972)), që respektivisht në të dy kishat Perëndimore e Lindore, kanë dhënë traktate teologjike të nivelit evropian, si dhe një radhë studimesh për muzikën parakristiane, sikurse më vonë kontribuan në krijimin e perlave për muzikën gregoriane e bizantine…
Shqiptarët katolikë, janë përpjekur për shekuj me radhë të sjellin në Shqipëri frymën civilizuese të Evropës, mendjet e ndritura të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, krijimtarisë letrare artistike, shkencës e teknologjisë, organizimit politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e përparimin e njeriut të lirë.
Vlera qenësore më e rëndësishme, që kemi trashëguar ne shqiptarët është gjuha shqipe. Një nacion i ndarë politikisht, gjeografikisht e fetarisht, ka ruajtur të paprekur pasurinë e përbashkët të gjuhës shqipe. “Ky visar i paçmueshëm u ruajt nga klerikët katolikë me edukim perëndimor. Kurteti Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, katër apostujt e shqipes së shkruar, ka dalë nga gjiri i shqiptarëve katolikë, nga kleri katolik që me Formulën e Pagëzimit nxori në dritë shkrimin shqip, e mbajti të gjallë dhe e kultivoi atë deri në ditët e Pavarësisë më 1912… Ishte e natyrshme që dy figurat më të shquara të historisë sonë, Skënderbeu, kalorës i krishtërimit perëndimor dhe Nënë Tereza, mishërimi i idealeve të krishtera, Shenjtorja e ardhshme, të dalin nga gjiri i Kishës Katolike, sepse atje kanë marrë ata frymëzimin dhe kanë gjetur mbështetjen për punën e tyre në fushën e heroizmit ushtarak dhe shenjtërisë… Në këtë orientim dhe marshim që jemi angazhuar sot, shqiptarët katolikë janë seksioni më perëndimor i shoqërisë shqiptare për hir të traditës së tyre dymijëvjeçare, besnikërisë së tyre ndaj kësaj tradite, si dhe përpjekjeve e sakrificave të bera për ruajtjen e kësaj tradite. Shqiptarët katolikë mbetën pararoja e hyrjes shqiptare në Evropë…”, vlerëson Prof. Sami Repishti, ish i burgosuri politik (1946 – 1956) në Shqipëri dhe aktivist për të Drejtat e Njeriut në New York. (Prof. Sami Repishti, “Krishtërimi - pararojë e hyrjes shqiptare në Evropë”, revista “Drita”, #2 - 3 (149 – 150), Viti I (XXIII), Ferizaj - Kosovë)
Selia e Shenjtë në Vatikan dhe papët e Romës, tradicionalisht kanë ndihmuar Arbërinë dhe ndanë ndër shekuj me popullin shqiptar vuajtjet e tij. Të tillë ishin: Papa Eugjeni (Eugenius) IV (1431 1447), Nikolla (Nikolaus) V (1447 – 1455), Kalisti (Calixtus) III (1455 – 1458), Piu (Pius) II (1458 – 1464), Pali (Paulus) II (1464 – 1471), Papa Klementi (Clements) VIII (1523 – 1534), Gregori (Gregor) XIII (1572 – 1585) Pali (Paulus) V (1605 – 1621), Urbani (Urban) VIII (1623 –1644), Klementi (Clements) XI (me anë të Venedikut ndihmoi malësorët e Kelmendit në luftën kundër turqve), Klementi (Clements) XII (1730 – 1740), Benedikti (Benedict) XV (1914 – 1920) ndërhyri pranë ShBA – së, që të shpëtojnë qytetet shqiptare Korça e Gjirokastra, që donin t’ia dhuronin grekëve; Gjoni (Johannes) XXIII (1958 – 1963), Pali (Paulus) VI (1963 – 1978), Gjon Pali (Johannes Paul) II (1978 – 2005), Benedikti (Benedict) XVI (2005), në procesin e kanonizimit dhe shpalljes së 40 martirëve të Kishës katolike në Shqipëri, të cilët, janë masakruar barbarisht në kohën e inkuizicionit komunist. Kujtojmë nga historia e papatit në Romë, se papa Aleksandri (Alexander) VIII (1689 – 1691), e emron prelatin e lartë Gjon Françesk Albanin me origjinë shqiptare si Cardinal. Mbas vdekjes së papa Inocentit (Innocenz) XIII, Gjon Francesk Albani (1649 – 1721) u zgjodh njëzëri si pasardhësi i 245 – të në Selinë Apostolike si papa Klementi (Clements) XI në Vatikan (23.XI.1700 – 19.II.1721)…
Sëfundi, klerikët shqiptarë, si apostuj të vërtetë të fesë së Krishtit e të jetës së popullit, lindën, u formuan, jetuan e punuan në vende e institucione të ndryshme, me ideale e qëllime të shumta, prapseprapë mbetën bijtë e popullit dhe tokës arbërore. Krishtërimi, është një fe e përbotshme e hershme, që me ndërgjegje (vullnet të lirë) ka ardhur tek shqiptarët, mbasi fatmirësisht, ka në thelb Jezu Krishtin e mrekullueshëm, të njësuar me Zotin…
Për ZSH: Ilir Dardani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi