Jo 12 44 në fusnotë
Jo 12 44 në fusnotë
Jo 12 44 në fusnotë
Çështja e përfaqësimit rajonale të Kosovës është bërë nyje që ka shkaktuar ngecjen e procesit të dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ndërmjetësuesit evropianë të këtij dialogu duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi, të pranueshme nga të dyja palët, që të tejkalohet kjo situatë, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në Kosovë.
Ata theksojnë se kjo situatë është e dëmshme për të dyja vendet, për proceset nëpër të cilat pritet të kalojnë në të ardhmen. Por, Ilir Deda nga Instituti Kipred, vlerëson se çështja e përfaqësimit të Kosovës, sipas propozimit të ndërmjetësuesit Robert Kuper, me fusnotë, por që ende nuk ka pajtime për përmbajtjen e saj, është e papranueshme të jetë me referencën “Rezoluta 12 44”.
“Kështu që, edhe pse autoritetet e Kosovës tash janë në presion që ta pranojnë këtë përmendje të 12 44-shit, nuk ma merr mendja që Kosova mund ta pranoj këtë. Kjo edhe një herë e tregon dobësinë e Brukselit që të ushtrojë një trysni të mirëfilltë karshi Beogradit dhe një lëshim pe, të cilin BE-ja e bën ndaj Serbisë para zgjedhjeve parlamentare në maj të këtij viti, që do të mbahen atje”, thotë Deda.
Njohësi tjetër i rrethanave politike, Ismail Hasani, thotë se në pikën, në të cilën ka arritur tash procesi i dialogut Kosovë - Serbi, është e nevojshme gjetja e një kompromisi, i cili do të mundësonte tejkalimin e situatës së ngrirë. Ngecja e procesit, sipas tij, nuk është e dobishme për asnjërën palë, e sidomos për Kosovën, e cila ka fituar, siç thotë ai, pikë të seriozitetit, si partner në raport me Brukselin dhe Uashingtonin.
“Tejkalimi i situatës do të duhej të gjendej me një zgjidhje të ndërmjetme, e cila do të nënkuptonte jo kënaqjen e apetiteve të të ashtuquajturve politikanë folklorik që kanë prirje për grafitë, që kënaqen me atë atributin e republikës. Por, edhe në anën tjetër, tejkalimin e situatës, që të mos ngopen apetitet e pangopshme të Serbisë në raport me Kosovën, sepse ka përfunduar koha e përfaqësimit të Kosovës në mënyrë tjetër”, vlerëson Hasani.
Hasani shton se Kosova më nuk mund të përfaqësohet me UNMIK apo me mekanizmat tjerë, që ai i quan paternalistë, për shkak se shteti i Kosovës tashmë është njohur ndërkombëtarisht prej një numri të konsiderueshëm të shteteve.
Megjithatë, Deda vlerëson se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka arritur në një pikë, që nuk lejon kthim prapa.
“Do të thotë, edhe Kosova edhe Serbia janë të ngurta në pozitat e veta. Por, megjithatë, mendoj se Kosova nuk e ka atë luks që të lëshojë pe edhe në këtë. Dhe, nuk duhet të lëshojë pe në këtë çështje, të përfaqësimit rajonal dhe të ketë referencë në Rezolutën 12 44”, thekson Deda.
Ndërkaq, Hasani thotë se çështja e fusnotës është banalizuar. Ai vlerëson se, megjithatë, një zgjidhje është mundshme.
“Nuk është asnjë fatkeqësi nëse ndodh përfaqësimi në trajtën ‘Kosova’ ose ‘Kosovo’, për faktin se në një mënyrë të tillë përfaqësohet edhe Gjermania, si fuqi jo vetëm evropiane".
"Por, problemi është që Brukseli duhet të tregojë shkallë më të lartë të seriozitetit, t’i disiplinojë të dy palët dhe të dalë me një propozim të ndërmjetëm, i cili do të nënkuptonte tejkalimin e situatës së ngrirë në lëvizjet diplomatike të mëtutjeshme”, sqaron Hasani.
Sidoqoftë, takimi i radhës ndërmjet palëve në dialog ende nuk është përcaktuar dhe ai mbetet peng i pajtimit të tyre lidhur me çështjen e bashkëpunimit rajonal dhe përfaqësimit të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi