Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të mitur si atentatorë

Shko poshtë

Të mitur si atentatorë Empty Të mitur si atentatorë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 11, 2012 10:45 pm

Të mitur si atentatorë

Rreth 250.000 fëmijë shfrytëzohen si ushtarë prej ushtrive dhe grupeve të rebelëve në rreth 20 vende të botës. Madje talebanët në Afganistan i shfrytëzojnë fëmijët si atentatorë vetëvrasës.

Të mitur si atentatorë 0,,15736273_401,00
Të mitur si atentatorë

Të mitur si atentatorë 0,,15734542_402,00Të mitur si atentatorë 0,,15712738_402,00
Të rinj afganë të rekrutuar prej talebanëve


"Ata më lidhën rreth brezit një bombë dhe më siguruan se ajo ishte një lodër. Sa të shohësh ushtarë, lidhe kabllin ", më thanë." Nasibullahu sapo ishte bërë nëntë vjeç. Megjithatë, sipas dëshirës së talebanëve ai duhet t'i jepte fund jetës së tij përpara se kjo të kishte filluar me të vërtetë. Nasibullahu po luante në bregun e një përroi në qytetin e tij Kandahar në Afganistanin jugor, kur e rrëmbyen disa burra. Ata e morën rob dhe i bënë një lavazh truri.

Të ashtuquajturit luftëtarë të shenjtë donin ta bënin atentator vetëvrasës, që të vdiste për luftën e tyre. Ata i joshin fëmijët me lodra dhe premtime, po në shumicën e rasteve me të holla. Nasibullahu ishte me fat: Para se të zbatonte urdhërin, ai u zbulua nga policia dhe u dërgua në një qark tjetër. Më pas autoritetet e rikthyen tek familja. Të rinj të tjerë afganë, të cilëve u duhej të ndërmerrnin atentate të tilla dhe të sakrifikonin jetën, kanë përfunduar nëpër burgje. Shumica e tyre kishin vendosur gjoja "vullnetarisht" që të vdisnin dhe nuk i kishte rrëmbyer njeri.
Në verën e vitit 2011 presidenti Hamid Karzai u dha lirinë një numri fëmijësh dhe të rinjsh që ishin arrestuar në tentativë për atentate vetëvrasëse. Ata duhet të shkollohen dhe të kenë një shans të ri në jetë: "Armiqtë e fesë islame rrëmbejnë djem dhe u thonë të hedhin veten në erë në xhami, ku luten njerëz të tjerë. Ata duan të hedhin hije të keqe ndaj fesë islame dhe t'i largojë njerëzit nga fesja islame. Bijtë e tyre po i bëjnë mjekë dhe inxhinierë. Fëmijët tanë duan t'i bëjnë vrasës dhe kriminelë, në mënyrë që vendi ynë të mos mund të përparojë ".


Por edhe përpara se talebanët t'i shfrytëzonin të rinjtë si kamikazë, këta rekrutoheshin si ushtarë në Afganistan, tregon gjenerali Atiqullah Amarkhel, ish-komandant në Ushtrinë Kombëtare Afgane: "Që gjatë luftës kundër Bashkimit Sovjetik, të rinjve u bëhej thirrje për të shkuar në luftë dhe për të marrë pjesë në Xhihad. Edhe sot, kjo propagandë ka një efekt të fuqishëm mbi të rinjtë. Ata janë ende të rinj dhe mund të ndikohen lehtë. Kjo mund të shkojë deri aty sa ata të shkojnë vetë në luftë dhe madje këtë të mos e dinë as prindërit. "
Varfëria është një nga faktorët që ndikon për rekrutimin mizor të të miturve prej talebanëve që të veprojnë si kamikazë. Sidomos fëmijët verbohen prej premtimeve për shuma të mëdha parash si shpërblim për misionin e tyre. Po ashtu sipas ekspertëve shumica e tyre janë rritur në familje shumë fetare dhe janë mësuar që të vegjël që të falen dhe të respektojnë ritet fetare. (dw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi