Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emergjenca nga moti, Berisha mbledh urgjentisht qeverinë

Shko poshtë

Emergjenca nga moti, Berisha mbledh urgjentisht qeverinë Empty Emergjenca nga moti, Berisha mbledh urgjentisht qeverinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 12, 2012 8:43 pm

Emergjenca nga moti, Berisha mbledh urgjentisht qeverinë

Emergjenca nga moti, Berisha mbledh urgjentisht qeverinë 0,,15730490_401,00

Kryeministri Berisha ka thirrur sot mbledhjen urgjente të qeverisë për të diskutuar për situatën alarmante në veri dhe verilindje për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.


Në mbledhjen e cila është thirrur të mbahet në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme ndërsa pritet që kreu i qeverisë të shpallë edhe gjendjen e emergjencës në vend.


Ndërkohë më herët kryeministri Berisha së bashku me gjashtë ministat e kabinetit të tij udhëtuan drejt Kukësit ku mblodhën edhe shtabin e emergjencave.


Në mbledhjen e shtabit të emergjencave, shefi i qeverisë theksoi se do t`i propozojë qeverisë shpalljen e gjendjes së emergjencës për zonën verilindore dhe zonën juglindore të vendit, sepse duhen mobilizime më të mëdha mjetesh dhe fondesh dhe ato mund të bëhen në kuadër të kësaj gjendjeje. Në këtë kuadër, Kryeministri kërkoi që ekipe të helikopterëve të jenë në gatishmëri të plotë dhe reparte të caktuara apo njësi të tjera të zhvendosen në këto zona, në ndihmë të banorëve, nëse do të jetë e nevojshme në vijim.

Kryeministri siguroi mbështetjen maksimale dhe vëmendjen më të veçantë të qeverisë, si me fonde ashtu edhe me mjete të tjera të nevojshme për përballimin e situatës dhe kërkoi një mobilizim total dhe bashkëpunim të të gjitha strukturave përkatëse, me prioritet parësor jetët e njerëzve, por edhe ndihmën për ushqime, asistencë mjekësore e nevoja të tjera, si dhe për shpëtimin e gjësë së gjallë të tyre.

“Dua t`i garantoj qytetarët se qeveria do të bëjë gjithçka për t`u ndodhur sa më pranë tyre. Është e domosdoshme që kryepleqtë, kryetarët e komunave, të përcaktojnë me përgjegjësi të madhe familjet më në rrezik dhe të hartojnë planin e ndihmës së tyre. Është e domosdoshme që, në këtë periudhë, të përqendrohemi para së gjithash dhe mbi të gjitha tek njerëzit dhe tek shpëtimi i jetës së tyre”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë përkeqësimi i motit dhe ulja e temperaturave ka bërë që shumë zona të thella në veri të vendit të izolohen nga dëbora e dendur e cila në disa komuna arrin deri mbi 2 metra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi