Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana binjakëzohet me Dohan

Shko poshtë

Tirana binjakëzohet me Dohan Empty Tirana binjakëzohet me Dohan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 12, 2012 8:50 pm

Tirana binjakëzohet me Dohan

Tirana binjakëzohet me Dohan BASHA-12

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Katar ka nënshkruar sot marrëveshjen e binjakëzimit mes Tiranës dhe Dohas. Marrëveshja e nënshkruar sot mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe Kryetarit të Bashkisë së Dohas, Mohammed Ahmed Al-Sayed i hap rrugë bashkëpunimit mes dy qyteteve në fusha si infrastruktura, ndërtimi, shërbimet etj.

Tirana binjakëzohet me Dohan 14Tirana binjakëzohet me Dohan 01tirana

Kryetari i Bashkisë se Dohas shprehu kënaqësinë që i jepej mundësia edhe përmes kësaj marrëveshje të ndihmonte Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në projektet e tij ambicioze sikur vlerësoi se kjo është marrëveshja e pestë që Doha nënshkruan me qytete të tjera në mbarë botën. Marrëveshja e binjakëzimit mes Dohas dhe Tiranës parashikon bashkëpunim në fushën e ndërtimit, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe licencave për biznesin, bashkëpunim në fushën e billboard-eve të të gjitha llojeve, zhvillimi i programeve të përbashkëta ndërmjet dy bashkive për shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimeve në fusha e ndërtimit, higjienës, edukimit dhe riciklimit të mbetjeve, bashkëpunim në fushën e privatizimit të shërbimeve që ofrohen nga dy bashkitë, përfitimi nga eksperiencat e dy qyteteve në fushën e gjelbërimit dhe zbukurimit të qytetit, bashkëpunim në fushën rregullatore dhe programeve të edukimit mbi shëndetin. Po kështu do të bashkëpunohet në ngritjen dhe zhvillimin e standardeve të shërbimeve publike, si dhe rritjen e performancës të mekanizmave për të ecur me hapin e zhvillimit dhe progresit në fushën e shërbimeve bashkiake.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me ministrin e Pushtetit Lokal dhe Planifikimit Urban. Në këtë takim, Basha e ka njohur Sheikh Abdul Rahman Bin Khalifa Bin Abdul Azziz Al-Thani me projektet e tij për zhvillimin e Tiranës që nga hartimi i Planit Urbanistik , zgjatimi i bulevardit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të tramit etj.

Ministri i Pushtetit Lokal dhe Planifikimit Urban u shpreh i gatshëm të ndihmojë Tiranën në realizimin e këtyre projekteve duke ofruar asistencën dhe eksperiencën e Katarit, vend i cili po zbaton sot metodat më të avancuara të projektimit dhe ndërtimit. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, sipas kryebashkiakut Basha, janë prioritet e Bashkisë së Tiranës. Në këtë kuadër Basha theksoi se po ndërmerr një sërë nismash dhe vendimesh për ta bërë Tiranën qytetin më miqësor për investime. Kryebashkiaku Basha tha se Tirana është e hapur dhe mirëpret investitorët e Katarit të shtrijnë aktivitetet e tyre në Tiranë.

Sheikh Abdul Rahman Bin Khalifa Bin Abdul Azziz Al-Thani u shpreh i gatshëm të ndihmojë në promovimin e potencialeve që ka Tirana dhe të nxisë biznesin e Katarit të investojë në kryeqytetin shqiptar.

Katari, si një nga shtetet me zhvillimin më të shpejtë ekonomik, ka edhe nevojën më të madhe për specialistë të fushave të ndryshme. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka diskutuar me drejtues të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për nënshkrimin së shpejti të një marrëveshje punësimi mes dy vendeve. Kjo marrëveshje i hap rrugë punësimit të qytetarëve shqiptarë në Katar. Fushat ku nevoja për specialistë shqiptarë është më e madhe është ajo e inxhinierisë, mjekësisë, infermierisë, mësuesisë për specialist të gjuhëve të huaja etj. Autoritetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Katarit janë shprehur të gatshëm të marrin përsipër edhe kostot financiare të tranimit profesional të punonjësve shqiptarë për t’iu përshtatur tregut të tyre të punës.

Në ditën e parë të qëndrimit në Katar, Basha zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Autoritetit të Muzeumeve të Katarit Sheikha Al-Mayassa bin Hamad bin Al-Thani. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin kulturor mes Katarit dhe Tiranës.

Kryebashkiaku Basha e informoi Sheikha Al-Mayassa bin Hamad bin Al-Thani me iniciativën e tij për të ngritur në Tiranë Galerinë e Arteve të Qytetit si dhe njohu me trashëgiminë e pasur kulturore që ka Tirana.

Basha dhe Al-Thani ranë dakord që të organizohen ekspozita të artistëve të Katarit në Tiranë dhe atyre shqiptarë në Doha si dhe po kështu zonja AL Thani tha se do të jenë të mirëpritur artistët shqiptarë për të ekspozuar punimet e tyre në ekspozita ndërkombëtare që zhvillohen në Katar, sikundër Basha tha se edhe artistët nga Katari do të jenë të mirëpritur në Bienalen e Tiranës. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në Doha, Basha ka gjetur mirëkuptimin e Al Thani që në një nga qendrat më të famshme të botës, atë të Harrots of London, dikur në pronësi të familjes Al-Fayed sot pronë e shtetit të Katarit, të hapet një ekspozitë bibliografike për Tiranën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi