Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Bashkohu” kundër BIK, do xhami vetëm në qendër të Prishtinës

Shko poshtë

“Bashkohu” kundër BIK, do xhami vetëm në qendër të Prishtinës Empty “Bashkohu” kundër BIK, do xhami vetëm në qendër të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 12, 2012 9:59 pm

“Bashkohu” kundër BIK, do xhami vetëm në qendër të Prishtinës

“Bashkohu” kundër BIK, do xhami vetëm në qendër të Prishtinës 12bashk_1202121052_1



Prishtinë 12 shkurt - Lëvizja “Bashkohu” nuk është pajtuar me vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e xhamisë, në parkingun e PTK-së.
Kjo lëvizje ka kërcënuar komunarët e Prishtinës, duke paralajmëruar për organizime të reja. Sipas këtij njoftimi, vendimi i këshillit të drejtorëve është i papranueshëm për këtë lëvizje. “Ne i mbesim besnik kërkesës së xhematit të myslimanëve që të sigurohet hapësira për ndërtimin e xhamisë së madhe në qendër të Prishtinës”, thuhet në këtë njoftim.
Kjo lëvizje ka bërë me dije se së shpejti do të dalë me itinerarin e vet për këtë vit të bazuar “në drejtësi, barazi dhe dinjitet, gjithnjë duke iu referuar interesave fetare dhe kombëtare të qytetarëve e jo pushtetarëve të Kosovës”.
Në fund, Lëvizja “Bashkohu” ka ftuar të gjithë besimtarët myslimanë që të jenë të bashkuar rreth lëvizjes “Bashkohu“, për të , siç ka thënë, “ mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat tona si myslimanë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës”.
Bashkësia Islame e Kosovës është pajtuar me vendimin e Komunës së Prishtinës që lokacioni për një xhami të re të jetë tek parkingu i Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi