Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA -TRENAT KËNDEJ

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA -TRENAT KËNDEJ Empty ADEM ZAPLLUZHA -TRENAT KËNDEJ

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 12, 2012 11:50 pm

ADEM ZAPLLUZHA -TRENAT KËNDEJ Fotojaeademzaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA -TRENAT KËNDEJ

Dita atë çast
Nuk kishte të sosur
Mjegullat shkonin e vinin
Nga e njëjta gurrë
Ku pat vdekur një burrë

Mbreti abdikoi jo për hir të popullit
Por për kryeneçësinë e mbretëreshës
Ajo donte të fluturonte
Përtej galaktikës
Sepse ëndërronte një vend
Ku nuk vdesin njerëzit

Një ditë
iku me shiun
Në thellësi të detit
U shndërrua në lule

Pastaj i la sandalet në suferinë
Ku ende sot notojnë
Si varkat e mbytura të peshkatarëve

Kurse në mëhallën e evgjitëve
Ende pjekin pulat e vjedhura
Sepse nuk vjen Shën Gjergji
Nëse nuk këputen gjethet
Nga zemra e murrmë e gurit

Do të presim edhe pak
Që dita ta ndryshoi itinerarin
Trenat këndej kalojnë shumë rrallë
Ose askurrë nuk vijnë në stacion

Nga libri. "Hingëllimat e shiut"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi