Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindon Cukaj:A është Kadri Veseli Kushtetuta e Kosovës

Shko poshtë

Lindon Cukaj:A është Kadri Veseli Kushtetuta e Kosovës Empty Lindon Cukaj:A është Kadri Veseli Kushtetuta e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 13, 2012 9:49 pm

A është Kadri Veseli Kushtetuta e Kosovës


Lindon Cukaj

Ashtu sikurse ata të mëparshmit, edhe shefi im i ri i radhës e punësoi edhe personin e katërt me radhë, për vetëm pak muaj punë (paramendojeni se sa do të punësohen edhe për një vit të tërë). Shefi im i ri nuk njihet në publik, bile jo deri më tash. Nëse të rastis të flasësh me të, ai të tregon për luftën nëpër malet e Berishës. Shefi im i ri ka mundësi të jetë edhe SHIK. Sepse nuk ka arsye tjetër pse mu ai është caktuar si shefi im i ri, njëjtë sikurse ata të mëparshmit, në institucionin qeverisës.
Shpesh e fitojë ndjenjën nëse institucionet qeverisëse të Kosovës, ministritë, agjencitë e kuvendet komunale, si dhe ndërmarrjet publike, janë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, apo për Shërbimin Informativ të Kosovës, SHIK-un. Sepse jo vetëm shefi im, por pak kush nëpër institucionet qeverisëse të Kosovës e ndjek ose e përfill, zbaton ligjin. Po get, Kadri Veseli është Kushtetuta e tyre, por shumica nga ne këtë assesi ta kuptojmë.
Kështu, kur flasim për shtetet, kryeqytetet, ose relievin e tokës dhe gjësende të përafërta, me automatizëm flasim për gjeografinë, pra për lëndën mësimore ose shkencore të njohur si gjeografi. Kur flasim për shprehjet, togfjalëshat, mbiemrat, foljet dhe të ngjashme, flasim për gjuhën, ndërsa kur flasim për numrat flasim për matematikën. E kur flasim për SHIK-un, flasim për krimin në Kosovë. Shkronjat “SHIK”, nga këtu, dalin të jenë shkronja të tjera ose emërtim tjetër për krimin.
Dua të them, edhe SHIK-u është lëndë që duhet të mësohet dhe studiohet. Sepse nuk është kaq e thjeshtë të flasësh pa argument ose pa situatë si mjet për laborator studimi. Për shembull, si u bë që njerëzit më të pasur në Kosovë të jenë njerëzit që janë të lidhur ngushtë me këto shkronja? Kah ju pikën këtyre njerëzve gjithë këto miliona, tërë këto qarkullime milionëshe vjetore? Natyrisht, përgjigja, dhe burimi, është tek sistemi qeverisës dhe modeli, tek ministritë, agjencitë qeveritare dhe kuvendet komunale bashkë me ndërmarrjet publike, si dhe me mënyrën se si po na qeverisin, për çdo ditë. Dhe e tërë kjo e përzier mirë, ose e mbështjellë, me propagandë mediale.
Menjëherë pas qershorit të vitit 1999, njerëzit e SHIK-ut u kujdesën që qytetarët, kudo që janë, nëpër secilën tavolinë të mundshme, të flasin për luftën, për UÇK-në. Të flasin sa më shumë, bile duke shquar edhe emra si njerëzit si më eminent në UÇK-së. Emri “Xhavit Haliti” përmendej kudo, nëse më lejohet komedia, edhe në WC. Pas kësaj, RTK-ja ishte qëllimi praktik i radhës - që aty të punësonin njerëz që do të flisnin mirë për luftën dhe për këta emra eminent ose të shquar. Kryesorja ishte të mos flitej keq për ta, kryesorja ishte që këta të mos shiheshin me sy të keq në publik.
Vijimësia e kësaj propaganda ishin pastaj përvjetorët. Siç dihet publikisht, deri vonë, për që ende vazhdon me një ritëm si më të ngadalësuar për shkak se qëllimi është arritur, nuk ka pasur “pjesëtar” pse “pjesëmarrës” në UÇK e që nuk i është kushtuar bile një orë drejtpërdrejt në televizion, e që ky eveniment pastaj të jetë ndjekur nga radiot e gazetat. Përveç një qëllimi propagandistik të përmendur si më lartë, qëllimi, gjithashtu, ishte të tregohet, aq sa mundet, se këta njerëz të UÇK-së kishin vdekur në luftë, në front duke luftuar me armikun, në mënyrë që njerëzit të mos kishin ndonjë dyshim tjetër.
Sot, në vitin 2012, i gjithë ky spektër ushtarësh medial është pasojë e kësaj propagande. Këta njerëz, duke dal sheshazi, me vite të tëra, e duke mos e treguar të vërtetën, me vite të tëra, sot e kanë nderin dhe shansin të na tregojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në luftë dhe sidomos pas saj. E që rrafsh kjo pyetje e parashtruar si këtu është gjithashtu qëllimi i radhës propagandues nga SHIK-u sepse sillen ndaj neve thua se ne nuk ishim këtejpari kur u bë lufta dhe çfarë ndodhi e si ndodhi dhe pse ndodhi pastaj. Sepse varfëria në Kosovë nuk ka shpjegim tjetër, mungesa e zhvillimit ekonomik në Kosovë nuk gjen shpjegim tjetër.
Sidoqoftë, duhet të dihet që krimi nuk njeh kufij, nuk njeh etnicitet, nuk njeh prapavijë historike, as dallim gjinor, racor ose çfarëdo dallimi tjetër. Krimi është ashtu siç do të duhet të ishte ligji – i barabartë për të gjithë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi