Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Bora e fundit

Shko poshtë

Valon Beqiri:Bora e fundit Empty Valon Beqiri:Bora e fundit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 14, 2012 9:35 pm

Valon Beqiri:Bora e fundit 426367_347078528649015_100000406115855_1135749_270098946_nValon Beqiri:Bora e fundit 173653_100000406115855_1485013254_n

Valon Beqiri:Bora e fundit
(Amsera Reka- E mbijetuara e tragjedisë së Restelicës)

Një ankth i shëmtuar e rrënqethte,
nuk e lëshonte mburoja e ngrirë e mamit!
Zoti e di sa thirrje i' a ka bërë...
çasti më i vështirë ku i duhej dora e babit!

Nën rrënoja, piskama ishte e vetmja vetëvrasje!
e raskapitur në errësirë ajo zemër e vogël,
e ngushtuar skajshmërisht nga tepihu i vdekjes,
aty ku edhe monotonia e dhimbjes dukej lodër...!

Cmenduri e gjallë ato thirrje t'shpeshta Mami,mami...
Zoti e di sa herë ka kërkuar përgjigje prej saj...?
engjujt rreth e rrotull, mëkatet duke bërë ditë zie!
miliona ndjenja fundoseshin n'kllapat pa faj!

Një ditë në shkolle a do të kthehet?
cila frikë, lot do të i'a mbush sytë?
cila mësuese e re do të gaboj...?
kur ta pyet, si quhet babi yt...?

A do ta urrej babadimrin e vitit të ri?
a do të rrumbullakësoj ndonjë datë n'kalendar?
a do ta ndërtoj ndonjëherë më njeriun prej bore?
kush do ti fal dashni asaj, më shumë se ditën e parë...?

V.B- Ka kohe qe s'me hiqet nga mendja!!! Fal Zotit qe shpetoj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi