Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NË RRUGËT E VENDLINDJES

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NË RRUGËT E VENDLINDJES Empty Hyqmet Hasko:NË RRUGËT E VENDLINDJES

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 14, 2012 10:37 pm

Hyqmet Hasko:NË RRUGËT E VENDLINDJES 432263_368681209827507_100000568930657_1344517_983142201_nHyqmet Hasko:NË RRUGËT E VENDLINDJES 372420_100000568930657_154401610_n

Hyqmet Hasko

NË RRUGËT E VENDLINDJES

Çapitem ngadalë, lehtë - lehtë
dhe përshëndetem me çdo gur.
ka qenë larg pesëdhjetë vjetë,
por asgjë s’kam harruar kurrë.

Eci dhe takoj shokët që kam pasur,
bile dhe ata që janë lodhur nga jeta,
dhe përqafohemi si miq të dashur,
dhe themi sa shpejtë na u vjetrua vetja.

Pak me tutje ma bën zili një dardhë,
me thotë një molle mirë se ke ardhë,
gushkuqi këndon me zë paksa te çjerrë,
hajde më thotë, më mbaj iso, o byrazer!

E përshëndes dhe ngjitem e zbres në kodra,
këmbë me ndoten me ca bajga kuajsh,
pastaj tek një pjergull me ngjitet dora,
tek një rrap shoh ca vraga vuajtjesh.

Por rruga me zhduket përsëri,
mes dushqesh, shkurresh në hije rri,
i hutuar komplet dhe nuk di se si,
mbas një fluture më ndizet syri.

Kujtimet me shkojnë shumë larg,
rindizet në zemrën time një mall.
Eh, të isha dhe një here i ri, djalë
kalorës mbretëror do rrija hipur mbi kalë.

Dhe s’u lodha, po eci rrugës nga erdha,
shoh një dorë që përkund djepin butësisht,
ardhmërinë e jetës që vjen pas në breza,
vendlindja ime në shekuj të flasë shqiptarisht...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi