Kujtim Hadaj:PERSPEKTIVA E DEGËVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, PËR SHTETET E EVROPËS PERËNDIMORE DHE NE AMERIKË
Faqja 1 e 1
Kujtim Hadaj:PERSPEKTIVA E DEGËVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, PËR SHTETET E EVROPËS PERËNDIMORE DHE NE AMERIKË
Kujtim Hadaj:PERSPEKTIVA E DEGËVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, PËR SHTETET E EVROPËS PERËNDIMORE DHE NE AMERIKË
Këtë shkrim timin lidhur me këtë temë, do ta filloja me një përshëndetje timen dhe sigurishtë edhe të degës, apo edhe degëve tjera jashtë Kosove drejtuar strukturave tona udhëheqëse, të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, për vizionin dhe vendimin e drejtë që e kanë marrë që në propozimin e projekt-statutit të ri ( me ndryshime dhe plotësime) të përfshihet (vazhdoi) edhe organizimi dhe veprimtaria e degëve të Ldk-së jashtë Kosove, në përputhje me kriterët dhe ligjet e vendëve përkatëse, ku ne jetojmë dhe punojmë. Po them kështu, sepse kohët e fundit e sidomos para zgjedhjeve të fundit të Ldk-së, që u organizuan përgjatë vitit 2010 në të gjitha nivelët, aktivë-nëndegë dhe degë e deri të Kuvendi Qendror Zgjedhor, që u organizua dhe realizua me sukses me 7 Nëntor 2010, për të zgjedhur dhe emëruar strukturat e reja udhëheqëse të Ldk-së dhe kryetarin e ri, ekzistonin thashë e thëma se degët e Ldk-së jashtë Kosove do të shuajnë aktivitetet dhe veprimtaritë e veta politike dhe kombëtare, me arsyet se tanimë strukturat e tyre organizative ishte në zbehje e sipër (kështu e deshironte dikush). Mirëpo, ato pretekste nuk qëndronin si të tilla dhe fatmirësishtë nuk ndodhi edhe ashtu! Dhe kjo u dëshmua më së miri edhe gjatë vizitës së kryetarit të ri, z.Isa Mustafa, me sekretarin z.Ismet Beqiri, që u bënë vitin e kaluar degëve të Ldk-së jashtë Kosove. Gjatë takimëve të shumta që i realizoi kryetari, kryesishtë me degët e Ldk-së për Zvicërr, Gjermani dhe shtetet e Beneluksit, vërëjti më për së afërmi nivelin e mirë të organizimit të takimëve, qoftë në kuptimin e interesimit apo të pjesëmarrjes masive të veprimtarëve dhe aktivistëve në veçanti, dhe antarësisë së gjerë në përgjithësi. Por, ai patë mundësi gjithashtu të ndëgjoi edhe raporte të shumta pune, ku përshkruhej shtrirja e gjerë e aktivitetëve dhe zgjedhjeve që ishin organizuar dhe realizuar me sukses në këto degë.
Organizimi politikë dhe kombëtar i degëve tona të Ldk-së, jashtë Kosove, është dëshmuar gjithmonë përgjatë këtyre 22 vitëve veprimtarie (edhepse në periudha të caktuara kohore jo në nivel të kënaqshëm) duke treguar se ato janë pjesë e pandashme e një trungu organizativ të Ldk-së, dhe faktorë përbërës i ndërtimit të vlerave politike, kombëtare dhe demokratike që i ndërtoi dhe na i la si trashëgim, Presidenti i jonë historik - simboli i ndërtimit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e në vazhdimësi edhe kryetarët pasardhës të tij, z.Fatmir Sejdiu dhe z.Isa Mustafa. Duke i zhvilluar dhe ndërtuar edhe mëtej këto vlera, degët e e Ldk-së jashtë Kosove, edhe sot janë të përkushtuara që të angazhohen për ta ndihmuar dhe mbështetur Ldk-në, në të gjitha proceset që ajo është duke i kaluar për forcimin e radhëve të veta organizative, që do ti mundësojnë të rikthehet në pushtet dhe të qeverisë më mirë dhe më besueshëm me shtetin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, këto degë, gjegjësishtë ne aktivistët dhe veprimtarët e këtyre degëve, jemi të interesuara që të marrin pjesë aktivishtë në ngjarjet që kanë të bëjnë me vendin, pra me zhvillimin e rrjedhave politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës. Unë mendoi se zhvillimi i veprimtarive politike dhe kombëtare të degëve tona jashtë Kosove, është gjithnjë i nevojshëm për Ldk-në dhe vetë Kosovën, nëse jo në atë formën e shtrierjes së gjerë organizative që e kishin para lufte në Kosovë, atëherë tani së paku në kuptimin dhe nivelin e organizimit dhe e angazhimit profesional të veprimit.
Mirëpo, në këtë realitet të sotshëm dhe të ri politik të Kosovës, kur ajo tani është e njohur si shtet i pavarur nga bashkësia ndërkombëtare, degët e Ldk-së jashtë Kosove, gjegjësishtë ne si veprimtarë të saj , duhet ta pozicionojmë më mirë vetvetën tonë në raport me bazën politike të Ldk-së në Prishtinë, me kërkesën që vlera e jonë njerëzore dhe profesionale të përfaqësohet më mirë dhe më drejtë në strukturat udhëheqëse të Ldk-së, mvarësishtë prej nivelit profesional të angazhimit, dhe detyrave që ne mund ti kryejmë. Unë mendoi se për të mundësuar më mirë mbijetimin dhe forcimin e radhëve tona si parti politike në Kosovë, dhe për të ruajtuar vazhdimësin e raportëve tona të përbashkëta, të mira dhe tradicionale organizative që i kemi si degë me bazën politike të Ldk-së në Prishtinë, do të duhej marrë parasysh form korrekte e delegimit tonë politik si degë jashtë Kosove, në forma të ndryshme të përfaqësimit, qoftë mbrenda apo jashtë vendi. Vetëm kështu do të kishte kuptim dhe efekt organizimi i jonë i metutjeshëm si degë jashtë Kosove, dhe natyrishtë në këtë mënyrë do të rritej edhe lidhja dhe interesimi i jonë si veprimtarë, por edhe i antarësisë sonë në përgjithësi, për tu angazhuar dhe ndihmuar proceset nëpër të cilat po kalon Ldk-ja dhe vetë Kosova, ato politike, ekonomike dhe sociale.
Ti kthehëm edhe njëherë propozimprojektit të ri për ndryshime dhe plotësime të statutit të Lidhjes demokratike të Kosovës (që ende se ka marrë formën përfundimtare të miratimit zyrtar) që do të duhej të miratohej nga organi më i lartë vendimmarrës, Kuvendi i Ldk-së.
- Ajo çka vlenë të theksohet edhe të përshëndetët në vijim, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet tjera që kanë të bëjnë me degët e Ldk-së jashtë Kosove, e ajo është se degët tona mund ta kenë dhe riaktualizojnë kolegjiumin e degëve (këshillin koordinues) që i koordinon punët e degëve (pa të drejtë vendimarrje) dhe që bëhët urëlidhëse e komunikimit të përcjelljes së politikave zhvillimore në mes degëve të Ldk-së jashtë Kosove, me bazën e vet udhëheqëse në Prishtinë.
- Një tjetër hap që vlen të përshëndetet nga degët tona, është edhe ai i krijimit të veçantë të Fondacioni "Ibrahim Rugova".
- Dhe në fund, ajo çka vlenë të përshëndetët, sipas mendimit tim, është edhe çështja se me këto ndryshime dhe plotësime të statutit, anëtarët e strukturave të zgjedhura të Ldk-së, nuk munden më të ushtrojnë dhe ngarkohen me pozita të shumta partiake dhe parlamentare që i kishin përpara. Kjo formë e funksionimit mund të jetë me efikase për zhvillimin e politikave të mbrendshme të Ldk-së, sepse eviton paknaqësitë që janë shprehur në të kaluarën më mënyrën e grumbullimit të pozitave të shumta tek një antarë i vetëm në kuadër të organëve zgjedhore të Ldk-së, dhe në të njëjtën kohë krijon edhe një hapsirë më të madhe për angazhimin e kuadrave të rinjë, e më këtë ndikon edhe në rritjen e konkurencës profesionale.
Përveq këtyre çështjeve që i përmenda sipërlartë, që janë në interes të posaçëm për degët e Ldk-së jashtë Kosove, mund të them se në përgjithësi propozimprojekti i ri i statutit të Ldk-së ka kuptim shumë pozitiv dhe profesional, që do ti mundësoj Ldk-së të forcoi dhe promovoi edhe më tutje politikat e veta zhvillimore dhe ta forcoi edhe më shumë pozitën e vetë politike përballë partive tjera në Kosovë. Pra, të orientoi drejtë politikën e vet në drejtim të sfidave të reja që e presin atë dhe vetë shtetin e Kosovës, përballë vështirësive dhe nevojave me të cilat po ballafaqohen çdo ditë qytetarët tanë, e duke mos harruar edhe obligimet që kanë të bëjnë me integrimin sa më të shpejtë të Kosovës, në strukturat evro-atlantike.
Në vazhdimësi të këtij shkrimi, do të mundohem të paraqesë edhe disa pikëpamje tjera që kanë të bëjnë me dy pyetje, se:
- Cfarë shërbimesh mund të ofrojnë degët tona që janë në interes të Lidhjes Demokratike në Kosovë?
- Cka mund të presim ne si degë nga Qendra bazë e Ldk-së në Prishtinë
Së pari, cilat do të ishin orientimet programore të zhvillimit të aktivitetëve të degëve tona, në muajtë dhe vitet e ardhshme? Fillimishtë, degët tona do të duhej të takoheshin në cilësin e delegacionëve ose kryesive në një nga qendrat e organizimit të degëve tona në Zvicërr, Gjermani apo Belgjikë, për të shqyrtuar dhe jetësuar aktivizimin e Kolegjiumit të Degëve, në atë formë të veprimit të cilën e përcakton vetë statuti i Ldk-së. Pastaj, Kryesia e Kolegjiumi të Degëve do të merrte menjëherë përsipër angazhimin e konsolidimit dhe përfaqësimit edhe të degëve tjera në Kolegjium, pra në të gjitha ato shtete ku veprojnë dhe zhvillojnë aktivite degët e Ldk-së jashtë Kosove. Si aktivitet tjetër më radhë i Kolegjiumit të Degëve (mundësishtë këtë vit) do të ishte përgaditja e një Seminari, ku do të merrnin pjesë së bashku në një takim pune kryetari z.Isa Mustafa me një delegacion që ai e përzgjedh vetë, dhe kryesitë e degëve (apo të deleguarit e tyre) për të shqyrtuar dhe përgaditur platformën e pjesëmarrjes të elektoratit të Ldk-së jashtë Kosove, për të mbështetur Ldk-në në procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare (që me gjasë do të organizohen me 2013)
Përveq këtyre angazhimëve, Kryetari i Kolegjiumi të Degëve (në rotacion) do të duhej të thërras dy herë në vit (apo sipas nevoje) mbledhjen e Kolegjiumit, dhe një herë në vit (apo sipas nevoje) të kërkoi dhe zhvilloi takim pune me kryetarin z.Isa Mustafa, apo kryesinë e Ldk-së në Prishtinë, për të paraqitur raportin e zhvillimit të aktivitetëve të degëve të Ldk-së jashtë Kosove.
- Në vijim, cilat do të ishin angazhimet e degëve të Ldk-se jashtë Kosove, që do të mundësonin ruajtjen e interesit dhe raportit që kanë me Lidhjen Demokratike të Kosovës?
- Që me angazhime dhe aktivitete të rregullta: komunikime të rregullta, takime pune, organizime manifestimësh (të karakterit të ndryshëm partiak dhe kombëtar) të kthej dhe ruaj vëmendjen e antarësisë së gjerë në promovimin e vizionit dhe vlerave demokratike dhe kombëtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ndërtimin e një Kosove më prosperuese, në planin politik, ekonomik dhe social.
- Ruajtja, zgjerimi dhe evidencimi i antarësis, që do të jetë njëheritë edhe potencial elektoral (një antarë më shumë, një votë më shumë)
- Ti propozoi Ldk-së kuadra të reja që studiojnë dhe diplomojnë jashtë Kosove, në vendet përkatëse të shtetëve perëndimore ku veprojnë degët e Ldk-së
- Të ndihmoj Ldk-në të krijoi raporte të bashkëpunimit me partitë simotra të Qëndres së Djathtë (PPE) me seli në Bruksel
- Të angazhohen në mbështetje të Ldk-së, gjatë të gjitha proceseve zgjedhore në Kosovë, qoftë ato presidenciale, parlamentare, lokale dhe të rregullta apo të jashtëzakonshme, duke patur parasysh se gati 1/3 e elektoratit të Ldk-së është e përqëndruar në shtetët e Evropës Perëndimore (elektorat shumë më i madh se i partive tjera)
- Dhe të mbështes Fondacionin "Ibrahim Rugova"
Në fund, cilat do të ishin format e mbështetjes që Lidhja Demokratike e Kosovës, do tu ofronte degëve të veta jashtë Kosove?
- Që të mundësohet hapja e një zyreje (drejtorie) e përfaqësimit të Ldk-së në Bruksel, me qëllim të krijimit dhe ruajtjes së kontakteve të përhershme dhe të shërbej si urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes të Ldk-së me partitë e veta simotra të Qëndres së Djathtë në Bruksel, në promovimin e vlerave të përbashkëta demokratike dhe formave tjera që do ti ofroheshin si mbështetje Ldk-së dhe Kosovës, në aspektin e investimëve me karakter të biznesëve të vogla dhe të mesme.
- Që Degët tona ta kenë një përfaqësues të vetin në shtabin zgjedhor të Ldk-së.
- Që degët tona të kenë të drejtën e zgjedhjes së një zëvëndësdrejtori që e mbështet Fondacionin "Ibrahim Rugova" dhe që i menagjon të hyrat, në formën ashtu siq e përcakton rregullorja me statutin e Ldk-së
- Që gjatë marrjes së pushtetit dhe qeverisjen me Kosovën, degëve tona tu jipet një hapsirë e konsiderueshme gjatë përcaktimit të personelit diplomatik në përfaqësitë tona shtetërore jashtë Republikës së Kosovës (kjo edhe për arsye të lehtësirave që mund të ofrojmë ne në aspektin e njohjeve të gjuhëve, kulturës, traditave, bashkimit familjar etj.)
Unë s'kam as dyshimin më të vogël, se strukturave udhëheqëse të Ldk-së në Prishtinë, dhe strukturave tjera udheheqëse të degëve tona të organizuara jashtë Kosove - në shtetet e Evropës Perëndimore, me një analizim të vogël do të arrijnë në përfundim se kjo platformë e imja propozimi me shkrim, do të ishte një udhërrëfyes i mirë se si do të duhej ti ndërtojmë raportet tona të mira, në të mirë të vetvetës sonë, por edhe vetë Kosovës.
Nëse degët tona, veprimtarët tanë, dhe anëtarësia e jonë e gjerë kanë qenë gjithmonë të përkushtuar, angazhuar dhe sakrifikuar me gjithçka dhe me vite të tëra për ti promovuar dhe mbrojtur vlerat e Ldk-së, qoftë para dhe pas lufte, apo edhe atëherë kur Presidenti dhe Lideri i jonë historik, Ibrahim Rugova, gjente një mbështetje të madhe dhe të pa rezervë tek degët tona, atëherë këtë do ta bëjmë edhe tani për qeverisjen e mirë që e meriton shteti i jonë, Kosva, e këtë mund dhe e meriton ta bëjë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi