Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spanjë, arrestohet krimineli serb, në ’99-n vrau mbi 95 shqiptarë

Shko poshtë

Spanjë, arrestohet krimineli serb, në ’99-n vrau mbi 95 shqiptarë Empty Spanjë, arrestohet krimineli serb, në ’99-n vrau mbi 95 shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 15, 2012 11:11 pm

Spanjë, arrestohet krimineli serb, në ’99-n vrau mbi 95 shqiptarë


Spanjë, arrestohet krimineli serb, në ’99-n vrau mbi 95 shqiptarë Sinisha-Petriq
Në mesin e tre kriminelëve të mëdhenj serbë të arrestuar të enjtën e kaluar në Spanjë – Lluka Bojoviq, Vladimir Milisavleviq dhe Sinisha Petriq– ky i fundit akuzohet për krime të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në kërkesën që Serbia i ka dërguar Spanjës për ekstradimin e tyre gjendet edhe dokumentacioni dhe provat të cilat Petriqin e ngarkojnë edhe për krime të luftës. Në mesin e provave të dokumentacionit do të jenë edhe materialet në bazë të të cilave zhvillohet procedura parapenale kundër Petriçit, për shkak të dyshimit se ka udhëhequr togën e cila në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s ka ekzekutuar mbi 95 shqiptarë të burgosur në burgun Dubravës afër Istogut.

Sipas shtypit të sotën serb, Petriqit i kishte humbur çdo gjurmë në vitin 2003, ndërsa procedurën penale për këtë krim e kishte nisur Prokuroria për krime të luftës në bazë të kallëzimit penal të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Në këtë procedurë është përfshirë edhe ministri i atëhershëm serb i Drejtësisë, Dragolub Jankoviq. Fletarresti i Interpolit sreb sipas të cilit është arrestuar Petriq në Spanjë është publikuar për shkak të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh burg, pasi vuajti më pak se pesë vjet.

Petriq ishte dënuar me vedekje në Serbi si pjesëtar i grupit kriminal të Marinko Magdës, për shkak të vrasjes së familjes treanëtarëshe në vitin 1994. Dënimi i është shndërruar në 15 vjet burg, dhe më pas ishte dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, Zabela.

Nga atje, bashkë me 11 të dënuar të tjerë për veprat më të rënda penale në vitin 1999 është transferuar në burgun Dubrava afër Istogut, në Kosovë. Siç thuhet, në burgun e Dubravës kishin arritur edhe armët. Prokuroria po heton dyshimet se vrasjen e të burgosurve shqiptarëve e kishin bërë pasi si kompensim u ishte premtuar liria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi