Musa Jupolli & Mentor Thaqi: Dhurata poetike
Faqja 1 e 1
Musa Jupolli & Mentor Thaqi: Dhurata poetike
Musa Jupolli & Mentor Thaqi: Dhurata poetike
Musa Jupolli
PËR TY ATDHE
nuk kam kaluar as një ditë
pa të dashur Atdheu im
as një natë pa të ëndërruar
nuk e kam kaluar
nuk është gatuar as një bukë
në shtëpinë time
pa e menduar
fitoren për Ty Atdhe
as një çast pa folur për Ty
nuk e kam kaluar
në shetitje
në ndeja
në oda e sallone
takimeve e në pallate e parlamente
në shkrurjën e letrave
me lapsin tim
ishe dhe mbetesh temë
Ti Atdhe
gjuha është e ëmbël
natyra flet
e qielli flet
për Ty Atdhe
nga një Janari
me tridhjetë e një dhjetor
çdo ditë
çdo vit
vizatova dhe shkrova
mbi hartën tënde
dardani
ulçin e malësi
shkup
preshevë
e çamëri
SHQIPËRI
Musa Jupolli, Paris, 2012
(Dhuratë vëllaut - Poetit Mentor Thaqit)
_______________________________
Mentor Thaqi
ATDHE, T´I NJOH PLAGËT!
(Kuvendim poetik me Dheun e Etërve)
Mjek nuk jam,
dhimbjet ti ndjej
pa dëgjuese,
as rritur s´të kam
e plagët si ëndërrat
ti njoh,
o Atdheu im!
Nga jasht,
skutat rreth zemre
ti shoh,
ti njoh
dhe të rrahurat
shpesh të çrregulluara
nga stresi,
(t)ambëlsinë ta njoh,
jam rritur në gjiun tënd!
Eh,
sa herë u mundova
të t´ndal gjakderdhjen
dhe dhimbjet
nga amputimet,
kur të brenin
kafshimet
pas shpine.
Unë të lëmoja
e ti më mbaje,
të dytë vertikal
ia dolëm,
edhe pse të gjymtuar!
Po ofshamat?!
Kush ti njeh
më mirë se unë,
se unë pjella jote,
e ti mua rënkimet
në formë reciproke,
ndërsjelltas
të dytë po vuanim
nga (për)gjakimet
e egra t´kësaj Bote?!
Eh, eh!
Të dua o Atdhe,
kështu si jam
e kështu si je,
kështu si t´kam
e kështu si m´ke,
me Qiell e Diell,
Hënë, Ujë e Dhe,
i yti jam,
i imi je!!!
Hë,
na i marrshin t´ligat,
hijenat, demonët
dhe shtrigat!
Kur unë jam i s´muar,
e ti s´ndjehesh mirë,
frymëmarrje t´vështirë
kemi të dy,
përmes të t´njëjtave
mushkëri!
Mentor Thaqi VS., 13.09.2011
( Dhuratë vëllaut - Poetit Musa Jupollit)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi