Kosova, vend i mundësive të mëdha
Kosova, vend i mundësive të mëdha
Kosova, vend i mundësive të mëdha
Në pritjen e organizuar sonte me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së shtetit, e ku merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të vendit e deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë, si dhe deputetë të legjislacionit që shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, presidentja Atifete Jahjaga tha se në këtë përvjetor po kujtojmë jo vetëm ditën e lindjes së shtetit tonë, por njëkohësisht po nderojmë edhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur.
“Po shënojmë, sot, historinë e shtetit të ngritur mbi ëndrrën, synimin dhe punën e njerëzve të vendit tonë dhe mbi sakrificën dhe kontributin e të gjithë qytetarëve që ndërtuan idealin e shtetit të lirë. Po shënojmë në këtë përvjetor, ngritjen dhe forcimin e miqësisë me të gjithë ata që e ndihmuan lindjen e shtetit të ri dhe që e hapën rrugën e perspektivës së re drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatshme. Rruga jonë drejt përfundimit të ndërtimit të shtetit është sa e gjatë aq edhe me përgjegjësi dhe ne, gjeneratat e Pavarësisë së Kosovës, e kemi borxh që ta kryejmë atë”, tha në fillim të fjalës së saj ajo.
Në vijim Jahjaga tha: “Shtetndërtimi ynë kërkon më shumë sakrificë, më shumë pragmatizëm dhe më shumë dashuri për atdheun. Ne e kemi dëshmuar se mund ta ndërtojmë një atdhe për secilin qytetar të Republikës pa dallim etnie a feje, një atdhe të diversitetit kulturor ku secili do ta ndjejë veten zot të vetvetes. Jo vetëm institucionet e Republikës, por Ne Qytetarët e Kosovës, po e ndërtojmë një shtet të dinjitetshëm dhe të barabartë me të gjithë të tjerët, pjesë të pandashme të familjes evropiane.
Duam ta shndërrojmë Kosovën në një vend të potencialit të madh të investimeve dhe në një vend lider në rajonin e Ballkanit.
Kosova është vend i mundësive të mëdha të zhvillimit, vend i vizionit të ri. E kemi për qëllim që ta zhvillojmë ekonominë e vendit, të hapim vende të reja të punës për të rinjtë e të rejat, për gjeneratën e ardhshme, që do ta ngritë Kosovën në nivelin e vendeve të zhvilluara. Ne kemi nevojë për investime të huaja dhe investitorë të fuqishëm dhe po krijojmë një mjedis të sigurt e të favorshëm për tërheqjen e kapitalit te huaj.
Republika e Kosovës, në katër vjetorin e saj të pavarësisë, e njohur nga 87 vende të botës, është një faktor i paqes dhe stabilitetit me synimin e qartë të anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në NATO dhe në BE, që do ta bënte vendin tonë pjesë të barabartë të familjes së madhe të kombeve.
Ne do të ndihmojmë bashkësinë ndërkombëtare që të përfundojë me sukses fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë, që do të mundësojë rritjen e ndikimit tonë si një faktor i rëndësishëm dhe i barabartë në rajon dhe që të marrim obligimet tona të plota ndërkombëtare.
Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar, që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë qytetarë të barabartë kudo, në secilin cep të Kosovës, janë qytetarë me të drejta por edhe me obligime, me përgjegjësi qytetare për të ndërtuar vendin tonë.
Ky atdhe yni është fati dhe mundësia jonë e përbashkët. Të gjithë jemi përgjegjës për ndërtimin dhe avancimin e shtetit tonë të përbashkët.
Kemi zgjedhur rrugën e bashkëpunimit dhe të dialogut, rrugën e zgjidhjeve paqësore dhe të marrëveshjeve pa hequr asnjëherë dorë nga subjektiviteti, sovraniteti dhe integriteti. Republika e Kosovës është realitet ndërkombëtar i pakthyeshëm, i pranuar dhe me subjektivitet, një shtet garantues i paqes dhe stabilitetit, shtet i pandashëm.
Ne po punojmë për të ardhmen duke e ndërtuar atë sot, në çdo angazhim dhe në çdo veprim tonin dhe në këtë përvjetor të Pavarësisë po dëshmojmë përkushtimin për ta ndërtuar Kosovën e re, Evropiane, të Barabartë dhe Dinjitoze me vendet e tjera.
Ky katër vjetor le të na shërbej që të ecim bashkërisht në rrugën tonë drejte avancimit të proceseve demokratike, me mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë ndërkombëtarë duke u bërë një vend shembull i rendit dhe i sundimit të ligjit, një vend për të cilin ia vlen të angazhohemi, të punojmë çdo ditë që ta bëjmë më të mirë, më të bukur, më të përparuar. Ta gëzojmë katër vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe pritshim shumë përvjetorë të tjerë brenda familjes së Bashkimit Evropian”.
Pos presidentes Jahjaga në këtë pritje foli edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi