Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZGJOHU SHQIPËTAR

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZGJOHU SHQIPËTAR Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZGJOHU SHQIPËTAR

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 3:17 am

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZGJOHU SHQIPËTAR 369420_100000277133709_372787969_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:ZGJOHU SHQIPËTAR 418326_362370083782226_100000277133709_1360021_710299821_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZGJOHU SHQIPËTAR

-një dedikim për Kosoven-

Mbi majën e një shkëmbi mbi Bjeshëkt e Rugovës
Mbështetur në trungun e një lisi lakuriq nga gjethet
Vështrova nga larg rrugëtimin më krahë të Shqiponjës
Forcat - ne kockë të lëmëritshme të lulëzojnë mbi degët.

U lëkundën shkrepat nga aromë e kuqerremtë,
Nga britma e fortë e Çamerisë në rrugën e asimilimit,
Një nga katër vilajetet në Janinë preka me dhëmbë,
Ku je, o Ali, zgjohu, ndalo forcën e shkatërrimit.

Bjeshkët e Malesisë së Madhe shkela, të arrij në Hot,
Gegë Lazrit trungun ja kërkova me të mprehtin sqep,
Nuk e bëra këtë rrugë të mundimshme, të lodhem kot,
Krasniqen e sotme e gjeta në Krasni Lazrin djep, në thep.

Djepit i shkunda pluhurin e moteve me krahët e mi,
Rrëmiha, gjurmova me kthetrat deri në gjak,
Gjeta Lidhjen e Hotit dhe Grudes në çdo shtëpi,
Gjakosjen për zhdukjen e vijës së Kortit, që kishim si lak.

Fluturova, kërkova lumin Gllabor dhe lumin e Shirave,
Të shtrira në një gji dyjar si fërgëllimë e zbutur e bashkuar,
Shtrëngesat e pëlhurta që shkarravisin zhurmën e farkave,
Vargmaleve të Qiçavicës e të Kazmaçit iu fortifikuan .

Gjiun e lumenjëve kot e kërkova, kot më kot e prita,
Thonë ishte bërë lëndinë e kuqe me emrin Drenicë,
E mburrur me nder të lartë në derën e tempullit trokita,
O Bace, Adem Jashari - Ngreu, ngreu të lutem nga varri.

Thirra krahët e Dedë Gjo Lulit dhe Ismail Qemailit,
Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit,
Ju zgjova dhe ju, o poetë, që i kënduat gjakut e kombit,
Ti këndojmë njëzëshëm festës, thyerjes së murit.

Të bashkuar dhe unik mynxyren ta kthejmë në festë,
Të vemi në Kruje,Gjergj Kastriotin ta zgjojmë e madhërojmë,
Fundin e humnerës së vreruar në tokën e njomë e flakëm,
PAVARËSINË SOT, E FESTOJMË!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi