Me parakalimin e FSK-së shënohet 4-vjetori i pavarsisë
Me parakalimin e FSK-së shënohet 4-vjetori i pavarsisë
Me parakalimin e FSK-së shënohet 4-vjetori i pavarsisë
(I plotësuar) - Me intonimin e himnit shtetëror dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka nisur në kryeqytet manifestimi me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin “Nëna Terezë” për të shënuar këtë ditë.
Para të pranishmëve parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, e vlerësuan këtë ditë si fryt të shumë brezave.
Presidentja Atifete Jahjaga, tha se pavarësia e Kosovës është angazhim dhe përpjekje njëshekullore, që sot populli i Kosovës të jetë i lirë, i barabartë dhe i dinjitetshëm me popujt tjerë të botës. Presidentja tha se integriteti dhe subjektiviteti i Kosovës është i garantuar.
“Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, e ka integritetin e vet territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, e ka subjektivitetin e plotë të përfaqësimit ndërkombëtar, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera, në mënyrë të barabartë dhe në reciprocitet të plotë. Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegociueshëm, është një realitet tashmë i pranuar, që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme”, tha Jahjaga.
Ndërkaq Kryeministri Hashim Thaçi, kujtoi me këtë rast se pikërisht kur Shqipëria mbush 100 vjet të pavarësisë, për fat të keq, Kosova shënon 100 vjetorin e pushtimit nga Serbia. Por, për të arritur deri te dita e pavarësisë, Thaçi tha se është dashur të përpjekje njëshekullore.
“Shteti i Kosovës është një përpjekje njëshekullore e brezave të qytetarëve dhe veprimtarëve të Kosovës. Ata veprimtarë që në asnjë rrethanë nuk u ndalën dhe nuk u pajtuan me robërinë dhe pushtimin nga Sebisë në Kosovë”, deklaroi Thaçi.
Thaçi theksoi se 17 shkurti bashkon në një sakrificën e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.
Për pavarësinë e Kosovës, ai tha se një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, ndërkaq po ashtu nuk ka harruar të çmojë lart edhe kontributin e diasporës.
Jahjaga e Thaçi, thanë se FSK-ja sot është plotësisht e gatshme për të kaluar në fazën tjetër që kërkon vendi ynë. Kjo forcë, sipas tyre, e ka respektin më të madh të popullit të Kosovës, për angazhimet e saj.
Kosova shënon katër-vjetorin e pavarësisë
Kosova shënon sot katër-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, çfarë paraqet edhe njërën nga datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të vendit. Me këtë rast, personalitet e larta të shtetit kanë paralajmëruar një mori aktivitetesh.
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga gjatë ditës sotme pritet të vendos kurora lulesh para varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Më pastaj, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe para shtatores së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti. Jahjaga do ta vizitojë edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, ndërsa më pas edhe Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Gjithashtu, për ndër të festës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të parakalojë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Deri më tani, me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, presidenten Jahjaga e kanë uruar: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Presidenti i Republikës së Francës, Nikolas Sarkozy, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songyl Ozan.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi