Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Duke e nderuar Presidentin Rugova, Ju po e nderoni gjithë Kosovën

Shko poshtë

Mustafa: Duke e nderuar Presidentin Rugova, Ju po e nderoni gjithë Kosovën Empty Mustafa: Duke e nderuar Presidentin Rugova, Ju po e nderoni gjithë Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 8:38 pm

Mustafa: Duke e nderuar Presidentin Rugova, Ju po e nderoni gjithë Kosovën


Mustafa: Duke e nderuar Presidentin Rugova, Ju po e nderoni gjithë Kosovën Brahim-rugova-(1)

Fjala e Kryetarit të LDK-së, dr. Isa Mustafa, në ceremoninë e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova”
Fjala e Isa Mustafa, në ceremoninë e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova”Ndihem shumë i privilegjuar që ndodhem sot në mes jush, për të përuruar rrugën e cila do të mbajë emrin e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Një rrugë me emrin Ibrahim Rugova, këtu në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranën tonë të bukur, është më tepër sesa një akt simbolik, edhe për faktin se përurimi i kësaj rruge po bëhet pikërisht më 17 Shkurt - Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Prandaj, me këtë rast, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emër të qytetarëve të Prishtinës, dua t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta, sepse, duke e nderuar Presidentin Rugova, Ju po e nderoni gjithë Kosovën, po e nderoni luftën e gjatë dhe plot sakrifica të shumë brezave të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ibrahim Rugova hyri në politikë në kohë tepër të vështira për Kosovën. Ai shpejt u bë reprezenti kryesor dhe emblema e Kosovës kudo në botë, duke i krijuar miq vendit të tij në të katër anët e globit. Më 23 dhjetor 1989, ai e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, një lëvizje e madhe e gjithëkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e vendit. LDK-ja dhe Rugova e legalizuan kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, ndërsa çështjen e Kosovës e shndërruan në çështje ndërkombëtare.
Rugova proklamoi me vendosmëri një Kosovë të pavarur, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi permanente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vizion i tij politik u bë platformë nacionale e qytetarëve të Kosovës.
Rugova, me veprën e tij politike dhe kulturën demokratike, ka punuar për pavarësinë e Kosovës me devocionin e pashembullt, dhe pothuajse religjioz.
Të dashur pjesëmarrës të këtij manifestimi solemn,
Në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo janë, përulemi me nderimin më të thellë para kujtimit të kolosëve të proceseve të mëdha të pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët flijuan gjithçka për lirinë, për emancipimin dhe për përparimin e kombit shqiptar në të dyja anët e Bjeshkëve të Nemuna.
Edhe ky vit i bekuar është një rast i shkëlqyer që ne, së bashku, t’i artikulojmë qartë synimet për të ardhmen tonë euroatlantike, për të cilat, fatmirësisht, jemi në akordancë të plotë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë.
Sukseset e Shqipërisë na gëzojnë të gjithëve dhe unë jam plotësisht i bindur se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve të mëtejshme evropiane. Natyrisht, jemi të vetëjidshëm se rruga që kemi përpara nuk është e shtruar me lule dhe se para nesh ende ka shumë sprova që lidhen me zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor.
Në fund, duke ju shprehur edhe një herë falënderimin më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshem që keni dhënë dhe po jepni për Kosovën, uroj që Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës ta thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat e jetës dhe të kenë paqe, begati dhe suksese për jetë të jetëve.
Lavdi Jetës dhe Veprës së Presidentit Rugova!
Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi