Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush
Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush
Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush
Kryeministri Berisha: Ibrahim Rugova, frymëzuesi dhe arkitekti i Kosovës së pavarur
(I plotësuar) - “Jemi mbledhur për të shprehur nderimin tonë ndaj burrit vizionar që iu dha nder shqiptarëve pas Ismail Qemalit në këto shekujt e fundit, presidentit Ibrahim Rrugova”, kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e emërtimit të një rruge në kryeqytet me emrin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rrugova.
Ndërsa e ka cilësuar Rugovën si arkitektin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri Berisha theksoi se nderimi që po i bëhet atij sot nuk mund të shprehë gjithë mirënjohjen që ai meriton.
“Sot ne nderojmë kujtimin e Rugovës me këtë rrugë, në një ditë të madhe në historinë e kombit shqiptar, më të madhe pas pavarësisë së Shqipërisë por ndoshta edhe ditën më të shdritshme në historinë e shqiptarëve që nga luftrat e Skënderbeut gjer më sot, ditën e pavarësisë së Kosovës. Pavarësis e Kosovës u ndërua mbi gjakun, flijimin e jetëve të sakrifikuara të qindra-mijërave shqitarëve në Kosovë, që u arrit me forcën dhe ideve të Rugovës dhe të sakrificës së popullit të Kosovës, pavarësi që bëri të lirë shqiptarët kudo që ndodhen” ka theksuar Berisha.
Kryeministri Berisha ka theksuar më tej se historia ka faktuar se që në të gjitha luftrat për copëtim shqiptarët ia kanë dalë mbanë të rezistojnë pasi nxorrën në ballë burrat vizionarë si Rugova dhe komandatët legjendarë si Adem Jashari.
“Ne nderojmë sot presidentin Ibrahim Rrugova, këtë misionar të pashembullt të kombit tonë në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Rrugova me veprën e tij, me mendjen e tij të ndritur, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vijnë në këtë 100-vjetor krenar, të lirë dhe të sigurtë në të ardhmen që meritojnë. Ndaj dhe njëherë do të përulem me nderim të madh përpara veprës së këtij burri, këtij misionari të pashoq në historinë tonë kombëtare, arkitektit të Kosovës së pavarur. Faleminderit presidenti Rrugova për gjithçka që bëtë dhe çdo shqiptar kudo që ndodhet përkulet me nderim para jush” ka përfunduar fjalën e tij Berisha.
Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa deklaroi se Rugova ishte lideri vizionar që punoi për Pavarësinë e Kosovës. “Rugova proklamoi Kosovën e pavarur. Ky vizion i presidentit Rugova u bë platformë e gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.
Ai gjithashtu theksoi se tashmë dy vendet tona kanë objektivin e integrimit në BE dhe do të ndihmojnë njeri-tjetrin në këtë rrugë. “Në kënaqemi me sukseset që po arrin Shqipëria, demokratizimin e jetës, zhvillimin ekonomik. Edhe në po përpiqemi, të vetëdijshëm se kemi sfida, por besoj se këto do t’i kalojmë së bashku me një bashkëpunim shumë të mirë”, shtoi më tej Mustafa.
Katër vjetori i Pavarësisë, takim Basha-Mustafa
Kryebashkiaku, Lulzim Basha takoi sot kryetarin komunës Prishtinë, Isa Mustafa. Pas takimit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Basha dhe Mustafa dhanë një konference të përbashkët për shtyp, ku informuan lidhur me detajet e bisedës mes tyre. Në këtë katër vjetor të Pavarësisë se saj, Kosova, në vlerësimin e kryebashkiakut Basha ka bërë përpjekje të suksesshme në respektim të praktikave Europiane. Njëkohësisht në fjkalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy qyteteve. “Bashkëpunim jo vetëm për shkëmbime ekonomike, por në të gjitha fushat, me qëllim që të promovojmë vlerat shqiptare”, vuri në dukje basha.
Po kështu, Basha bëri me dije se një rrugë e kryeqytetit do të ketë emrin "Ibrahim Rugova".
Duke iu referuar një momenti të tuillë, kreu i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa e cilësoi si një vlerësim vënien e emrit të ish-presidentit në një nga rrugët e Tiranës. “Katër vjetori i Pavarësisë është një fetsë e Kosovës dhe e Shqipërinë”, u shpreh Mustafa.
Në vlerësimin e tij, bashkëpunimi në shumë fusha ka shënuar progres. Madje, sipas Mustafës në këtë progres një rëndësi të veçantë ka pasur dhe Rruga e Kombit, e cila është dhe ura lidhëse mes 2 vendeve.
>> Sot në Tiranë përurohet rruga "Dr.Ibrahim Rugova"
>> Komente (76)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush
» Naim Maloku: Ata që më shanë kur thash se Rugova është president, tash përkulen para varrit të tij
» U përuruan kilometrat e para të autostradës “Ibrahim Rugova”
» RUZHDI BERISHA - RUDI:IBRAHIM RUGOVA
» Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova
» Naim Maloku: Ata që më shanë kur thash se Rugova është president, tash përkulen para varrit të tij
» U përuruan kilometrat e para të autostradës “Ibrahim Rugova”
» RUZHDI BERISHA - RUDI:IBRAHIM RUGOVA
» Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi