Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hysni Syla:Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Hysni Syla:Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës Empty Hysni Syla:Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 18, 2012 2:10 pm

Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Hysni Syla:Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës Veri

Hysni Syla - Bota sot

Entuziazmi i qytetarëve të Mitrovicës për shënimin e katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si duket nuk është sikur në qytetet tjera, për shkak se ky përvjetor qytetin buzë Ibrit sërish e gjeti të pabashkuar, ndërsa që tërë pjesën veriore të vendit të administruar nga struktura paralele joligjore të shtetit të Serbisë. Kryetari i komunës së Mitrovicës, avni Kastrati ka thënë me këtë rast se edhe përkundër përpjekjeve dhe aktiviteteve konkrete që institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë për zgjidhjen e çështjes së veriut, kanë mbetur mjaftë sfida në këtë drejtim.

Ai ka shtuar se në dy vitet e fundit janë bërë hapa konkret dhe janë arritur rezultate që nuk janë për tu nënvlerësuar në rikthimin e shqiptarëve të pjesës veriore të qytetit në pronat e tyre, falë investimeve buxhetore të Qeverisë së Kosovës dhe të komunës.

Berani: Kriminelët serbë shëtisin të lirë

Mirëpo, shumë qytetarë shqiptarë, e në veçanti ata që banojnë në veri të Mitrovicës e të vendit, shprehin zhgënjimin e tyre sa i përket shtrirjes së sovranitetit dhe lirisë së lëvizjes në tërë territorin e vendit, edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të institucioneve demokratike të shtetit të Kosovës. Kryetari i Qendrës rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, Halit Barani, ka thënë se qytetarët e Kosovës me të drejtë pyesin se për çfarë Pavarësie bëhet fjalë, kur një pjesë jo e vogël e Kosovës edhe 13 vjet pas lufte katër vjet nga shpallja e Pavarësisë është e okupuar.

Sipas Baranit, për të qenë Kosova e Pavarur, duhet të nxirren para organeve të drejtësisë kriminelët serbë të cilët kanë kryer vepra të rënda kriminele mbi popullatën jo serbe në Kosovë, posaçërisht mbi atë shqiptare, të lëvizin shqiptarët dhe popullata jo serbe shlirshëm nëpër gjithë territorin e Kosovës ashtu siç lëviz popullata serbe, të valoi flamuri i Kosovës në gjithë territorin e Kosovës, të mbahen zgjedhjet nga udhëheqja e Kosovës në tërë territorin e Kosovës, të ketë udhëheqja e Kosovës qasje në tërë territorin e Kosovës etj.

(Shkrimin e plot mund ra lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi