Fritz Radovani: ''A keni dru me pre?''...thonte Marksi!..
Faqja 1 e 1

“A KENI DRU ME PRE ?”...THONTE MARKSI!..
Nga Fritz RADOVANI
Sa e vjetër asht ideja me pre, me cungue, me gjymtue, me shemtue!...
Me daten 15 Prill 1997, tek ura e fundit e lumit Lana në Tiranë, kam takue përherë të fundit Prof. Kristaq Ramen, skulptor i njohtun dhe Profesor i Akademisë Arteve Tiranë. Asht kenë burrë i kulturuem dhe elokuent. Në vitin 1965 ishte perfaqësues i Ministrisë së Kulturës në provimet e Liceut Artistik me korespondencë, po në Tiranë. Shprehte me sy dashamirësinë për studentët shkodranë. Kur e takova në 1997, më dukej se koha nuk kishte ecë fare. Me të vertetë e kam respektue gjithmonë si Profesor, po ajo që më ka ba mos me e harrue kurrë këte njeri, ishte mënyra joshëse e bisedës së tij ndaj meje, që shkurtonte në maksimum distancen e mësuesit nga nxanësi. Kenja e Tij në bankat e Kuvendit Popullor më kujtonte praninë e Prof. Simon Rrotës në Këshillin Popullor të Shkodres. E pata pyet njëherë Prof. Simonin se, pse endè nuk e kuptoj për shka të kanë zgjedhë n’ atë vend? – Ai mu pat përgjigjë: “I duhem Kryetarit, se gjithnjë më afrohet tek veshi dhe më pyet në veçanti – A bajmë 15 minuta pushim? – Unë nuk ia kundershtoj kurr po, i tham “dakord”!
Mbas pak minutash, nuk di sesi mu dha me e pyet edhe Prof. Kristaqin: “Profesor, pse në Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlonë, që u vendos me rastin e 60 vjetorit në vitin 1972, mungon figura e Luigj Gurakuqit ?”.
Ai më dha këte përgjigje: “Jé i pari njeri që më pyet për këte çeshtje dhe unë po të pëgjigjem ashtu si është qenë e verteta. Mbasi e kishim perfunduar punën në baltë dhe do të bëhëj derdhja në bronx, njoftuam Komitetin Qendror të P.P.SH, për të derguar personat që do ta aprovonin dhe pastaj, përfundonte çdo gjë. Në ditën e caktuar erdhi shoku Ramiz Alia bashkë me disa shokë të tjerë. Mbetën të kënaqur! Na përgëzuan dhe si gjithnjë shprehën mirënjohjen e Partisë për vepren tonë. Kur erdhi momenti i ndarjes, as unë nuk e di sesi u shkëput nga turma shoku Ramiz, dhe si në veçanti duke më terhequr nga krahu, mu afrue miqësisht dhe më tha në vesh: - Kristaq, ju shikojeni edhe vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!
Posa ikën ata, unë ia tregova biseden Odhise Paskalit që ndodhej aty dhe dy shokëve të mijë me të cilët punoja veprën Shaban Hadërit dhe Muntaz Dhramit. Të nesërmën në mengjez i futem spatolat dhe mu në vendin bosh që është edhe sot, pranë Ismail Qemalit, ka qenë Luigj Gurakuqi. Motivi i dhenë nga Ramizi për Luigjin në lidhje me Klerin Katolik, nuk na lejonte asnjë hapsirë për diskutim. Po më vjen mirë që pata rastin me ia treguar një shkodrani këte mëllef të Ramizit për një figurë aq të madhe dhe të pastër Kombëtare, siç është qenë Luigj Gurakuqi! Kështu ajo vepër mbet e gjymtueme!...”
– Asgja me u çuditë! Me Prof. Kristaqin atëditë u ndamë përgjithmonë.
Ma parë do të baj një shpjegim të fjalës “gjymtoj” nga vetë fjalori i Gjuhës Sotme Shqipe 1980, faqe 632: “I pres ose i dëmtoj rëndë një gjymtyrë, e bëj të gjymtë...
3. fig. I cenoj rëndë vetitë e mira shpirtërore e morale. E kanë gjymtuar shpirtërisht.
4. fig. I heq një a disa pjesë të rëndësishme, një vepre, një teorie, një ideje etj.

I gjymtonin veprat përparimtare, kur i botonin. E gjymtoi mendimin (teorinë).”
Në sistemin komunist gjithshka asht e gjymtueme tue fillue nga mendja e njeriut! Krahas mendjes e para vepër asht gjuha, e cila dihet si ka vojtë, mandej veprat e tij ato të përditëshmet si bije fjala arti, kultura ose edhe një gja e thjeshtë, një vizitë në një muze. Posa i afrohesh një vitrinës me pa një dokument të fillimit të Shekullit XX, je nën vrojtimin e dyshimtë të mendimit që përmban çdo dokument aty. Shih aktin e Pavarësisë sonë të nënshkruem nga disa vetë pjesëmarrës t’Asaj vepre aq të madhe dhe ke me gjetë “mangut”, të gjymtuem shumë emna që janë fshi... E, pse? – Nga dora “cunguese” e historisë sonë...
Në vitët 1988 – 89, anëtarët e Burosë Politike të Komitetit Qendror të P.P.Sh. dhe shumë pasues të tyne filluen me recitue vjershen e Vaso Pashës, dhe me i tregue Popullit Shqiptar se: “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria!”. Kur Vaso Pasha ka shkrue vjerrshen, nuk kishte vetëm pak Shqiptarë, edhe Ata ishin shumica ndër male, pikërisht atje ku turqit nuk mujten me vue ligjin e tyne, siç thotë edhe historiani Fan S. Noli: “Mbetën Katholikë vetëm malësorët e Veriut me armë në dorë”(Historia e Gj.Kastriotit – Skenderbeut, Viti1966). Këta, Shqiptar katolik turqit i quajten “kaurr”. Pjesa e islamizueme thonte “na jemi turq”, pjesa tjetër e Jugut gati deri në Elbasan, thonte “na jemi grek”, sepse ishin Orthodoks. Pra, të gjitha dokumentacionet tregojnë se pushtuesi kishte ndikue aq shumë në çeshtjen tonë Kombëtare, sa njerëzit kur donin me tregue besimin, thonin kombësinë prej nga kishte ardhë ai besim në të cilin ishin konvertue. Kështu ka vazhdue deri vonë për mos me thanë se edhe sot ka shumë Muslimanë që thonë se jemi turq, dhe ka shumë Orthodoks në Jug që e quajnë vetën grekë, edhe pse të dy palët si kombësi janë Shqiptarë.
Pikërisht këtu ven theksin Vaso Pasha, se Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria, pra Shqiptaria asht Kombi i Myslimanëve, Orthodoksve dhe Katolikve Shqiptarë. Kur flisni për Shqiptarinë leni në një anë Kishat e Xhamijat, ose ma mirë me thanë tash që ka ardhë koha për me tregue se cili komb jeni, mos u ngatrroni me kisha e xhamija, e këtu, asht fjala e thanun kjartë për orthodoksët që ngatrronin kishën greke me kombësinë e vet shqiptare, apo muslimanet që nuk hiqnin dorë nga turqia, tue kujtue se po mohojnë fenë e tyne...Këtu jemi edhe para një intërpretimi të shtrembët me vetëdashje nga ateistët, të cilët mundohen me paraqitë Shqiptarët si komb pa fe. Asnjëherë Shqiptarët e Malëve nuk kanë ba bé “Pasha Shqipninë apo pasha Kishën...por Pasha Zotin, kjoftë levdue...ose kur kanë çue gotën e rakisë apo të venës: “Kjoftë levdue Jezu Krishti”, pra, Ata Shqiptarë për të cilët flet Fan S.Noli asht kenë e kjartë Kombësia dhe Feja. Pjesa që mohoi këte fe, tue mos u pajtue shpirtnisht me zaptuesin, mohonte kombësinë por nuk mohonte fenë, mbasi feja për ta ishte e shenjtë ... ndërsa kombësia shqiptar, turk apo serb e grek nuk i prishte punë dhe, kjo asht aq e vërtetë sa shumë malësorë kishin emnat musliman, ndërsa në të vërtetë ata ishin katolik dhe katolik të vëndosun aqsa rreshtoheshin në shpella e male në luftë kundër turqve. Këte fakt e gjejmë në besimtarët katolik deri në ditët tona ndër ato krahina, si Mehmet Shpendi, Treng Smajlja, Qerim Sadiku, etj. Në Kosovë ka edhe sot meshtar me emna musliman. Pra, shpesh emni ishte mjet mbrojtjet nga pushtuesit turq. Nga fundi i shekullit XIX kur Përandoria turke filloi me pasë ramjen e vet, ajo shtoi mjaft kontrollin në zonat katolike të Shqipnisë dhe sidomos mbas krijimit të Lidhjes së Prizrenit, kur filluen me plasë atje edhe kryengritjet. Për këte arësye klerikët katolik filluen me mbajtë edhe alltije në brez kur qarkullonin, gjoja për tu sigurue nga plaçkitësit e rrugave...Në të vërtetë shumica e sidomos Françeskanët kanë luftue me ato armë kundër pushtuesit. Këto armë fillimisht erdhën nga zonat sllave dhe nga Venediku nëpërmjet Kin Duçes ose Kin Nikaj, vëllau i Don Ndoc Nikaj, Rrok Gjonej vëlla i Ndrek Gjonej, i cili u pat helmatisë në Kosovë, Zef Shantoja (plaku) etj. figura krejt të “harrueme” të cilët, kanë furnizue Malët e Veriut për luftat që u zhvilluen në prag të ngjarjeve të mëdha të udhëhequna nga Heroi i Atyne Bjeshkve Dedë Gjo’Luli. Organizimi i Memorandumit të Gerçës dhe pregatitja e të gjithë rrugës së vështirë të Pavarësisë së Vlonës me 28 Nandor 1912, janë vepra heroike historike që kanë vulen e Klerit Katolik Shqiptar dhe të Malësorve trima të Veriut, Jugut dhe të Kosovës me praninë e vetë Isa Boletinit në Sheshin e Flamurit.
Në një artikull të Z. Marash Mali në Florida USA, “Shqipnia Etnike nga e vërteta në andërr”, lexova një citat të Marksit, i cili me 1878, i shkruen Kongresit Berlinit si vijon:
"Arnautet (Shqiptarë) janë pjesërisht të krishtërë të ritit orthodoks-grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku duke gjykuar përsa i njohim janë pak të përgatitur për t'u qytetruar. Prirja e tyne grabitqare duhet t’a detyrojë çdo qeveri fqinjë ti mbajë ata nën trysni të rrebtë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendët fqinjë të mos u sigurojë punë atyre, si p.sh. dru-prerës dhe ujë-bartës.” Nuk mund të mohohet fakti se gadishullin e quajti "Turki Europjane". “Është pasuri natyrore e trashiguar nga stërgjyshrit e rracës sllave të jugut. Rivalë të sllavëve janë vetem barbarët arnaut dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendur si kundërshtarë më të egër të qytetrimit e përparimit, përkundrazi sllavët janë të vetmit bartës të qytetrimit” .
Tham të vërtetën se deri sot nuk kam lexue citat për Shqipninë dhe Shqiptarët ma antinjerzor dhe barbar, ashtu siç ka kenë edhe teoria e tij regresive në Shek. XX, jo vetëm për Shqipninë, por pikërisht, për vetë sllavët, “bartës të qytetnimit” të cilët nga kjo botë e qytetnueme teoria e tij, mujti me i ba kopshti zoologjik i komunizmit në Evropë.
Shumë çudi: Marksi nuk dinte se kufini shqiptar i vëndosun padrejtësisht në Jug me Greqinë, nuk bije në Vermosh as në Hot apo në Grudë dhe, se, Popullsia Shqiptare në ato krahina nuk asht e ritit Orthodoks – grek, por asht tash dy mijë vjet Katolike...Shqiptare!
“Shoku” Marks paska dashtë me pa Popullin Shqiptar tue trokitë në dyert e Serbisë dhe, tue vrritë “A keni dru me pre?...”. Na edhe e kemi pasë mbajtë për të mendshëm!
Sigurisht, nga ky citat asht nisë edhe Enver Hoxha, që mendoi si e si të gjithë ata që ishin intelektual me i këthye në drue – prerës dhe në ujë – bartës, tue punue gjithë jetën në kanalet ujitëse dhe në tharjet e kënetave të mbarë vendit nga Taravica deri në Sarandë. Pikërisht këtij citati i përket edhe thanja filozofike e Prof. Kolë Alimhillit: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa hamajt e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin!...”.
E kur shteti bie në dorë të hamajve e ...si arrihet qytetnimi?!..
Ja çfarë shkruen një Shqiptar, miku i madh i Katolikve Prof. Sami Repishti: ”Shqiptarët katolikë janë përpjekë për shekuj me radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës, mendjet e ndrituna të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, të krijimtarisë letrare artistike, të shkencës, të teknologjisë dhe të organizimit politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e përparimin e njeriut të lirë” (Në përurimin e Kishës shqiptare në Harstdale, New York, më 25 prill 1999).

Po tash që Shqipnia asht në NATO si do ti bahet halli citateve të Marksit, veprave të Enver Hoxhës dhe atij librit “Enveri ynë” të Ramiz Alisë?!...Besoj se të gjithë Shqiptarët e dijnë vendin e tyne...ndonse, edhe ai asht vend i nderuem për to!..
Një pjesë i kanë çue me kohë, që me 11 Prill 1985, po ja, erdhi ajo ditë për të gjithë!

Melbourne, Prill 2009.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi