Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:PRANVERË TË GJITHA STINËT

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:PRANVERË TË GJITHA STINËT Empty Hyqmet Hasko:PRANVERË TË GJITHA STINËT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 12:50 am

Hyqmet Hasko:PRANVERË TË GJITHA STINËT 421330_372774422751519_100000568930657_1354807_1304992398_nHyqmet Hasko:PRANVERË TË GJITHA STINËT 372420_100000568930657_154401610_n

Hyqmet Hasko:PRANVERË TË GJITHA STINËT

Përditë në trotuar kalonte një vajzë,
me vështrimin derdhur te gëzimi rinor.
...
E shikoja dhe s'mund t’i thosha një fjalë,
ndonëse përbrenda digjesha si një yll qiellor.

Unë i ndrojtur jam ndaj bukurive,
skuqem dhe vetëm nga një vështrim.
Ajo me përshëndeste me fjalë mjaltësie,
në një bot të bukur me futi në ëndërrim.

Ajo shkonte dhe askush s’i hidhte një fjale,
Por te çdo vështrim përcillte një mesazh,
“I guximshëm kush është të vijë të më marrë,
se kam zemrën më të bukur nga ç’jam vajzë.”

Në plazh ndodhi këmbët na ledhatonte vala,
dhe deti pëshpëriste ca fjalë mirësie.
Unë s’durova dhe me ujë i hodha stërkala,
ajo qeshi dhe dy zemra rrahën dallgë ngrohtësie.

Në trotuar ne së bashku kalojmë tani shpesh,
dhe tundin kokën te qeshur vërsnikët.
Ne u dhurojmë të gjithëve petale buzëqeshjesh,
se tani pranverë i kemi bërë të gjitha stinët...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi