Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan dhe Lajde Blakaj:Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten

Shko poshtë

 Hasan dhe Lajde Blakaj:Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten Empty Hasan dhe Lajde Blakaj:Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 2:40 am




 Hasan dhe Lajde Blakaj:Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten U1_Hasan-LajdeBlakaj
Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten
Kushtuar mesuesit tim Idriz Zeqiraj
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Kah po shkojmë dhe ku do shkojmë kështu? Çfar djalli na u është futur brënda që nuk po mundemi të jemi bashkë. Po, sapo njëri hapë gojen për ndonjë gjë që mendon që është e mirë dhe progresive ngrihet tjetri dhe mundohet ta hudhë poshtë edhe pse mungojnë argumentet. A jemi të vëtëdijshem se si po veprojmë, si individ dhe si shoqëri. Pa ndali njëherë, dhe të mendojmë të gjithë se bashku , a mundemi njëherë të durohemi mos ta kritikojmë dikend pa argumente e pa baza. Pa ndali njëherë , të mos fyejmë në baza personale më emra t`pa emra si bujari, kersima, vetima , dosti , argati, kajtazi, etj etj siq themi ne :”Cuc mbas gardhi”. Pa ndali njëherë mos fyejmë në baza familjare sepse nuk i bëjmë nderë jo vetëvehtes por as kombit e as dreqit mallkuar. Dhe kështu me radhë vazhdon polemikë pas polemike replikë pas replike më emra e mbiemra të msheft që në pergjithësi artikulli humbë peshen vet të rëndësishme, dhe komunikimi kalon në banalitet. Kjo pothuaj është bërë gjë e zakonshme në të gjithë shtypin shqiptar atë të shkruar por edhe elektronik. Kur ti shkruan më emer të vetetë e ay tjetri më pseudonim apo emer të msheft automatikishtë bëhemi të pa barabart në diskutim. Dhe natyrishtë vie pyetja nga kush po mshehesh tani. Dikur mshefëshim nga okupatori, UDB-ja tani po mshehëmi nga vëllau, motra, na shkojë jeta duke luajtur symbyllasi(mshefaqok) e nga kush, nga vëllau i yt. Vallë, deri kurë kështu?
Këto ditë doli një artikull mjaft i qelluar i zotit I.Zeqiraj. Art. Që ja vlente të lexohej për të dhëna që nuk kisha pasur rastin ti lexojë më parë për Heronjt e Kombit. Meqe kam një komshi që ishte i të njejtes gjeneratë me V. Gervalla, Sadik Gjonbalaj u interesova dhe më shumë për ta pyetur. Ai më tregonte që në atë gjeneratë ishte edhe DR SCI. Tush Gegaj tani doktor i fizikës atomike pran fak. të Univesritetit të Prishtinës. Mu bë zemra mal sepse Tushin e kam pasur profesor të fizikës dhe astronomisë në gjimnaz bile kemi ngelur edhe shokë më vonë gjatë studimeve të mija. Thjeshtë mendova çfarë gjenerate frytdhënëse paska qenë. Dhe sinqërishtë u mallengjeva. Tani dy fjalë për art. e Idriz Zeqirajt. Për të gjithë ata që shkruajnë për të mirën e kombit kam respekt të madh e për ju Baca Halit kam dy herë respekt, një që jeni i moshuar por edhe i di sado pak meritat tuaja gjatë veprimtarisë suaj, që askush nuk mud ti mohojë, por do gjera duhët sqaruar.
E potencuat që:
"Përmbajtja dhe qellimi !Idrizit ka qenë shumë i zhgenjyer në sistemin titist dhe për at edhe e ka lëshue vendin në kohën më të re,duke mendue qe atje do gjen at qe e ka andrrue.Se pari shkollimin,pastaj rrespektin ! Kjo,ky shgenjim e ben,i ben shkrimët e tija shumë të pelqyera dhe njerzit gjejnë nga pak edhe vehtën.Mungesa e gjatë e Idrizit nga Kosova e ka edhe vulën e vet !Pastaj prangimi dhe denimi i tij ka edhe një vulë tjetër edhe më sfiduese !Ne kemi jetue më gjatë më Isufin, ai më familjën e tij sa kan jetue në Shqiperi,e kështu më rradhë"… textualisht po e shkruaj se si jeni shprehur.
Baca Halit ju thash se kam respekt për ju dhe ju mbaj mend që kur isha fare fëmij. Ju e keni dërguar një leter familjes se Selim Zekës atëherë, kur ay është pushkatuar nga regjimi serbosllav. Ishin të rrallë ata që e guxonin ta bënin një gjë të till në vitet shtatdhjetë-tetëdhjeta. I pari që e ka lexuar atë leter kam qenë unë duke ia lexuar gruas se Selimit ,Tezes sime. Atë leter teper mallengjyese dhe Patriotike e kam ruajtur gjerë vonë me fanatizmin më të madh në biblioteken time, gjë që gjatë luftes serbet e dogjen shtëpinë më bibloteken me të gjithë librat që ishin brënda edhe më letren tuaj. Pasi që mu dha rasti dëshrojë të falendërojë Hasan dhe Lajde Blakaj:Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten U1_IdrizZeqirajnga zemra publikishtë për ato fjalë të sinqerta dhe mallengjyese që ke shprehur për familjen e Tezes sime, sepse ajo ngeli e vejë më katër fëmijë prush dhë brënda mundësive nën përkujdesjen tonë. Por, jam pak i befasuar se si jeni shprehur në këto fjali më siper. 1. Idrizi nuk u arratis në Shqipëri sepse ishte i varfër, ngase familja e tijë ishte ndër familjet më të pasura në Podgur pra kishte mundësi shkollimi ku të donte. 2. Indrizi nuk arratis në Shqipëri as për zhgenjim sepse skishte pse të zhgenjehej, nga okupatori nuk pritej ndonjë gjë më e mirë, pra ne ishim të okupuar. Idrizi nuk iku në Shqipëri as të kërkojë ndonjë jetë më të mirë apo autoritet sepse ai u rrit në qetinat e Lugut butë dhe barin e njomë të Bjeshkëve të Shoshanit gjithëmonë 200-300 dhenë e 50 krerë lopë , e me jangjikun plotë libra e gjëra ushqimore. Prandaj larg mendje ato që thonë disa komentues. Unë kam qenë nxënes i tijë dhe i Qerim Spahiut një burri Patriot nga Dubova e madhe që zor se ja gjenë shokun në kater anët e trojeve shqiptare. Këta ishin shokët më të ngushtë të Skender Blakaj, ashtu si ishin shokë të Jusuf Gervallës andaj si i pergdhelur që isha si nxënes prej mësuesit tim e më vonë edhe si vëlla dhe bashkëmendimtar, shumë gjera i kam mësuar gjatë jetës për Idrizin. Nuk dua të polemizojë më askënd por unë mendojë që duke u munduar për të ia ulur vlerat dikuj po ia ulim vleratë vehtëvetes dhë natyrishtë krejtë shoqërisë. A spo e sheh ore Bacë në qfar gjendje kemi ardhur. Shteti nuk ndërtohet më tallava e më duar latë duke kerkuar ndihmë nga qielli. A spo e sheh ore bacë në çfar shkalle morali kemi ardhur më shami e pa shami në shkolla. Kur gratë ,vajzat tona shiten si kafshëtë në tregjet e europës, ta marrin serbin, rusin, turkun, gjermanin, afrikanin, e arapin , etj pa u ftohur gjaku i deshmorëve, e ne kundershtojmë me nofka njëri tjetrin pa fie turpi. Po e persëris qe aspak nuk e kam për ju por gjerat duhët thenë ashtu siq janë. Idrizi iku në Shqipëri për dy gjëra. Në Kosovë nuk i ngeli mundësi veprimi në grupin Ilegal, pa u futur në detalje për të shpjeguar më shumë, ngase shokët e tijë u burgosen dhe Idrizi mundi të arratiset. Pra, Idrizi si urtak që është nuk flet asnjëherë për veten e tijë në njëjes. 2 Idrizi do të ketë menduar që ta vazhdojë veprimtarinë më vonë duke u kthyer në Kosovë më i avancuar dhe i perkatitur në pikëpamje shkollore , gjë qe provojë shumë herë por e burgosen, ata që ishin po më të njëjten bindje politike si vëllazërit e tyre në Jugosllavi. Ay po të bëhej servil dhe i dëgjueshem do ti kishte të gjitha të miratë sepse tashmë ishte edhe i shkolluar më perkatitje universiteti dhe sigurishtë që nuk do ti mungonte asgje, bile as guximi dhe pamja e ti kreshnike që vetem burrat e kësaj ane dinë ti kenë. Por ay nuk ishte i till, ishte i biri i Sadri Smajlit Nacionalist gjysh e katargjysh dhe skishte asnjë paragjykim dhe dyshim që ai të pajtohej më komunizmin pansllavist. Pra i till ishte dhe ngeli mësuesi im i dashur, trim, i drejt dhe gjithëmonë vertikal pa e përkulur kurr as erërat e lindjes as të veriut, gjithëmonë më Kosovën n´gji. Familja e Idrizit e konkretishtë vëllazërit e tij premtuan çdo gjë materiale për ta terhequr Idrizin në prendim por ishte e kotë perpjekja e tyre për ta marrur Idrizin në Gjermani, sepse kuqaloshët donin më çdo kusht ta thyenin. Por a shembet bjeshka me gjoks. Ay ishte shkëmb që nuk i trembej stuhisë. Njërzit e sigurimit duhej të mendonin mirë kur kalonin pran këti ”Kosovari.” Prandaj duhët të kemi respekt dhë mirënjohje për këtë burr që patem fat ta kemi nga rrethi jonë. Të gjitha këto fjali që i fola për te i dëgjova nga goja e Bilall Xhaferit, dhë Pjeter Arnorit të ndjerëve bashkburgaxhive të persekutuar politik që kishin mbajtur rethë 20 vite burg bashk më Idrizin. Ata ishin për vizitë për një festë 28 nëntorit në Stockholm , pikërishtë në Abasaden e Shqipërisë , ku dy netë i bënë në shtepinë time. I pranishem në atë bisedë ishte edhe Idriz Konjari ish ambasador i Shqipërisë në Shtetet Skadinave. Ashtu si vepruan në Shqiperi më burgosje, internime të shqiptarëve nga Kosova dhe trojeve rreth sajë në të njejten mënyrë vepronte regjimi serbosllav në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë. Pra Idrizi u burgos në Shqipëri e familja ju leqit në Kosovë dhe me burgosje të shumë antarëve të familjes së tijë. Ashtu si e Leqiten familjen e Idrizit leqiten dhe burgosen, edhe shumë familje tjera e në mesin e tyre edhe familjen e autorit të këtyre rreshtave. Nuk besojë që ndokush do ma merr për të keq që i thash këto të verteta, dhe poqese ndihet dikush i prekur i kerkojë falje sepse asgjë nuk është qellimkeqe nga ana ime. Po komentohet se shqiptarët e Kosovës kishim dy rrugë kur Kosova ishte e pushtuar nga Jugosllavia. ”O të ishin më Titon o të ishin më Enverin”.Unë do thosha më asnjërin as me Titon as më Enverin, po të ishim më kombin më atë që e kishim trashëguar gjysh e katragjysh, dhe jo me ideologjinë komuniste. Po kush të kishte mendë për ne ore të uruar. Ne spo mbledhim mendë as sot e gjithë diten për të krijuar shtet si duhet e lere më atëherë. Edhe mund ta gjëje në atë kohë ndonjë të rrallë që ishte më Titon dhe ata të pakt që ishin, kishin familje të perziera apo kishin shitur shpirtin okupatorit. Pra një pjesë e të rinjëve ishte më Enverin, sepse duke dashur Enverin mendonin qe po e duan Shqipërinë. Ky ishte realiteti. Duke mos ditur dhe pasur informacione më shumë, propaganda komuniste bënte të veten. Por mos të harrojmë edhe këtë gjë, sado një pjesë të rinjëve e donin dhe flisnin ëmbel për Enverin, të moshuarit pothuaj pjesa dermuase e tyre mendonte ndryshe. ”Ah po po Shqipërinë gjithësesi sepse është kombi ynë - gjaku ynë, që nga jugu gjerë të molla e kuqe. Do vdesim më sy hapur po su bashkuam, por regjimin komunist bre”!…”Enveri po i ha nja nga nja të vetet”ishin fjalët e tyre më plotë peshë. Kështu mendonin ata dhe kështu doli. Sepse i kishin provuar në lëkuren e tyre masakrat serbosllave më miratimin e sivëllazërve të tyre komunist në Shqipëri. Edhe pse ne insitonim që t´ua kthenin mendjen duke menduar se ne të rinjët ishim më të shkolluar e më të ditur, ata prapseprap nuk e donin . Titon jo se jo, por as Enveri nuk vinte në shprehje për ta dashur. Terri informativ dhe pengesat e shumta që i bëheshin informacioneve nga të dy annet e kufirit ishin teper të egra. Në Shqipëri burgosëshe dhe internoheshe për një ëndërr apo fjalë goje ashtu si burgosëshe edhe në Kosovë për një këngë nga RTSH. Pra këta kishin të njëjten bindje politike vetem metodat e çfarosjes ishin të ndryshme, dikend më plumb e dikënd duke hudhur nga dritarja e spitalit gjëja se ka bërë vetëvrasje, rezultati ishte i njëjtë, vdekje. Burgosjet, torturimet në format më barbare vrasjet pa gjyq, eliminimet e civilve në forma të ndryshme si aksidente komunikacioni, ishin të rendomta për të gjithë ata që guxonin të kundershtonin sllavokomunizmin . Pra käta ishin vëllazer të proletariatit proletar fantazmë për ta ruajtur sundimin e tyre absolut-komunist. Dhe a duhët të persëritet ajo kohë më? Unë themë jo, kurrë. Kurr më vrasje, kurr më vëllavrasje. Tani është koha të punojmë ashtu sa mundemi për të ardhmen e kombit. Enverin duhet të ia lëmë historisë ajo duhët të merret më te dhe t´ja caktojë vendin e ”merituar”.
Atëherë nuk dinim shumë për Shqipërinë sepse nuk kishim informacion të mjaftueshëm por tani që mund të lexosh më tonelata informacione dhe mund ta vizitosh Shqipërinë cepemcep pse ende ngelim në bindjet tona sllavokomuniste. Krejt në fund duke ju dëshruar çdo të mirë vëllazërve që nuk kan mendim si unë do ju lutësha të mos bëjnë komente më nofka dhe që nuk kan vlerë. Natyrishtë si t´pa vlera që janë nxisin edhe urrejtje dhë përqarje në mes nesh. Andaj ta duam njëri tjetrin, dhe duke dashur dhe respektuar njëri tjetrin, jemi të dënuar ta duam kombin dhe Shqipërinë tonë natyrale.


9.10.2012 Stockholm
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi