Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(Plotësuar) Afganistan, policia vendase qëllon dy ushtarë shqiptarë, Feti Vogli e Aleksandër Peçi

Shko poshtë

(Plotësuar) Afganistan, policia vendase qëllon dy ushtarë shqiptarë, Feti Vogli e Aleksandër Peçi Empty (Plotësuar) Afganistan, policia vendase qëllon dy ushtarë shqiptarë, Feti Vogli e Aleksandër Peçi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 8:37 pm

(Plotësuar) Afganistan, policia vendase qëllon dy ushtarë shqiptarë, Feti Vogli e Aleksandër Peçi

Kabul- Feti Vogli e Aleksandër Peçi janë dy ushtarët që kanë humbur jetën në Afganistan.

Dy ushtarë shqiptarë janë qëlluar gjatë ditës së sotme në Afganistan. Lajmi mësohet nga burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

(Plotësuar) Afganistan, policia vendase qëllon dy ushtarë shqiptarë, Feti Vogli e Aleksandër Peçi Komandoo

Mësohet se dy ushtarët shqiptarë u qëlluan në Herat pas një sulmi dhe dyshohet se një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin dhe po mban të fshehtë identitetin e dy ushtarëve të qëlluar, ndërkohë që kjo është hera e parë që dy ushtarë shqiptarë plagosen në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare

Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, sipas raportit të dhënë nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se:

Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri VOGLI, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”.

Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi