Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: C'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër

Shko poshtë

Selim Hasanaj: C'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër Empty Selim Hasanaj: C'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2009 9:22 am

Selim Hasanaj: C'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër U1_SelimHasanajC'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër
Nga Selim Hasanaj
Gjithmonë me andje i lexova shkrimet e zonjes Suzana Kuqi këtu në ZSH dhe e pelqejë stilin e shkrimeve të saja , por edhe formen se si ajo shtjellon tema dhe dukuni të cilat ate e trazojnë, i prishin qetësinë shpirtnore dhe pengojnë. Do mundohem ashtu në stilin e saj të shkruej edhe unë sot pak per nji dukuni e cila vertetë më trazon dhe me tmerron dhe i frigohem rrugës së cilen po marshon njerzimi.
Inspirim per të shkrue si gjilpanë penicilin me dha kusherini im Ramizi me vendbanim në Frankfurt të Gjermanisë diten e djeshme dhe sot nji telefonatë e vëllaut tim ( nga nana e nga baba) Ibrahim i cili jeton në Ludwikshafen të Gjermanisë.
Ishte viti 2002 , ditë e dielë dhe posa hangrem dreken në shtepinë time në Sarpsborg të Norvegjisë dhe ishte kjo nji drekë paksa e rrallë per shkakun se shumë rralë na ndodhë të ulemi të gjithë familja komplet pas tryezes së ngranjes, per shkakun se dinamika e jetës na pamundson këtë. Atë ditë ishim komplet familja per të paren herë pas shumë kohesh. Reja ime ( nusja e Petritit) u ngrit per të ma sjellë nji filgjan kafe kur kerset telefoni të cilin e hapi ajo dhe pas nji pershendetje që bani ma dha mue telefonin dhe pash se ishte vëllau im Ibrahimi nga Ludwikshafeni që më thërret.
Pershendetjet e zakonshme dhe pason ftesa e tij kësi sojë: "masi e paskeni krye dreken ejani ti pijmë kafet e masdrekës së bashku të gjithë". Ishte vëllau im dhe nuk kisha cka i mshef. Me gjithë deshirë ja këtheva por jemi larg dhe derisa neve mbrrijmë atje kafet do ftohen, ja thash si me shaka.
Jo or Bacë ( kështu më thërret sepse jamë vëllau ma i madhi) unë sinqerisht po mendojë, ti i ke mundësit, keni vetura, edhe djali yt ka patent shofer dhe e ke ma letë se unë ta marrish këtë rrugë sepse dicka më ka marr malli, më janë verbue sytë të ju shof. Juve tani edhe jeni shtue me nipin e vogël dhe unë nuk e njof. Nuk e njof as nusen e juve e besa as Nolin dhe Shpresen. Nuk i kamë pa që kur ata ishin fëmijë. Po ti kisha unë mundësitë tua do vija shpesh te juve. Unë nuk kamë veturë, as patent shofer. Pastaj fëmijet e vegjel dhe edhe nana plakë. Ku të nisem me të gjithë këta?!
Mirë more vëllau i dashtun, ja këtheva, pata me u nisë menjiherë sepse vertetë asht vikend dhe jemi të lirë dhe ja vlenë ta marrim atë rrugë qoftë edhe per nji copë herë sikur thotë populli, por beso se jamë pak ligsht me para dhe nuk kamë se si vijë. Javen tjeter ndoshta, sepse i marrim pagesat mujore dhe do shofim.
More a nuk ke ndonji mik që ti huazon parat e benzinit. Kur të vish unë do ti jap ato dhe edhe parat per këthim. Unë sot ndjeva ashtu shpirtnisht nevojen të ju shof, të bashkohemi të gjithë.
Ai fliste ndersa unë mendoja. Mendoja se nuk i dihet, ndoshta vëllau ka dicka që nuk muj e thotë permes telefonit, ka nevojen tonë, dhe ashtu shpejt i thash qiti xhezvet per kafe se ja mbrrina.
Menjiherë thirra nji mikun tim dhe i huazova disa para që më duheshin per atë rrugë të gjatë 1600 KM në nji drejtim. U nisa me krejt familjen time. Me dy vetura dhe me veti morem edhe vajzen e motres e cila ishte musafire te unë.
Mbërrim pas nji vozitje panderpre diku 20 orë dhe perqudi posa duel vëllau të na tregon se ku duhet ti parkojmë veturat, atij ju mvrejtë fytyra,nuk u durue dhe më tha. Pse bre burr u shtihojshe e thojshe je pa pare se pate me ardhë. Ata që kanë këso veturash që paske ti dhe djali yt janë parelinjë. Unë qesha sepse nuk e mora seriozisht xhelozinë e tij. Por pas pak pash se ai vertetë u ba xheloz, unë ja këtheva. Eja në Norvegji dhe edhe ti do vozitesh keso e besa edhe ma të mira se këto vetura. Me kredi blehet gjithcka. Të dyja këto neve i kemi borgj dhe faktikisht nuk janë tonat por të bankës.
Në veti mendoja , po a nuk paska pa ky vëllau shkreti im kurr veturë! Unë kisha nji VOLVO V 40 e re dhe djali nji PASAT 1.9 TD.poashtu i ri. Nuk ishin alamet veturash sa ai të quditej.
Kur në mbramje erdhen disa bashvendas (sepse Ludwikshafen asht ISTOGU i vogël) vëllau nuk u durue dhe edhe atyne ju tha se si unë permes telefonit ju paskna ankue sa ai paska pas mendue me mi dergue do para ndersa tash i kamë ardhë me vetura të reja. Disa qeshnin e disa shikjonin njani tjetrin. Unë u tmerrova nga xhelozia e vëllaut tim që ashtu pa asnji arsye, pa asnji interes e shprehte per mue dhe pasurin time.
Pash se duhet të ikim sa ma shpejt mbrapa. Të nesermen vendosa të këthehemi. Para per këthim nuk kisha. Duheshin diku 1200 DM atë kohe¨per të dyja veturat. I thash që ta provojë se a asht vertetë ajo që unë u tmerrova.
Po e shof se jeni mirë, gëzohem per këtë dhe masi edhe neve jemi shumë e u ngushtuem edhe juve, kamë vendos të këthehem sonte në mbramje, por a mi gjanë derisa të këthehem atje dhe ti marrim pagat mujore 1200DM.
Ai, a hajgare po banë me mue ti a?! Hajt mos u shtiho. Ke ti pare edhe shumë bile. Nuk jamë njeri që e zgjasë muhabetin. Nxora celularin tim dhe thirra bashkvendasin tonë Smajl Ibish Gorqaj. I kerkova atij ato para që më duheshin dhe vetm pas gjysem ore Smajli erdhi me 5000 DM në xhep. Këto ikamë , por nese të duhen tjera trego dhe i gjajmë diku.
Jo i thash, më duhen vetem ato që ti lypa. Nuk kamë para per benzin që të këthehemi në Norvegji. Puna na qiti ashtu dhe ja u ngushtuem. Nuk doja ta dijë Smajli ate që më ndodhi me vëllaun tim.
Dhe ja që nga ajo ditë vere e vitit 2002 sot per herë të parë më thirri në telefon vëllau im. Sado që ishte telefonat interesi kjo sepse ai don ta shesë hisen e prones trasheguese , unë u gëzova që ja ndegjova zanin.
Shkëputi lidhej vëllau sepse unë paskam shkue( sipas tij) ti shes mend me dy vetura të reja! Ma mirë të mbanë kontaktet me familjen e grues se sa me vëlla, me moter dhe me kusherinjë që i ka aty rreth ku ai jetonë.
Kusherini im Ramizi gjithmonë e thërras ( edhe ai më thrret) nga nji herë dhe bisedojmë pershumcka, jemi edhe si moshatarë dhe bisedat tona nganjihërë zgjasin shumë. Kemi per cka bisedojmë. Ka disa ditë që nuk merr askush telefonin kur unë e thërras. U bana merak mos i ka ndodhë dicka. Jo , dje pasi unë e thirra kotë sepse askush nuk mu pergjigj, më thirr zonja e tij mbrapa dhe më tregojë nji histori të cilen vertetë nuk e besova as nuk e besojë. Më tha se Ramizi asht në spital. Mund të jetë edhe kjo, por unë ka shumë ditë që thërras dhe nuk marr pergjigje.
Si duket arsyeja asht tek bisedat tona maratonike të cilat ua bllokojnë telefonin djemve dhe vajzave të Ramizit dhe ai masi nuk don ta pranojë realitetin dhe të më thotë mue Selim nuk muj e zgjasim shumë sepse tjeret presin ta marrin telefonin ai e mësojë zonjen e vetë të me hjek qafe sepse qenka në spital dhe nuk mund flet me mue.
Me qellim mora këta dy shembuj konkret në familjen time. As vëllau Ibrahimi e as kusherini Ramizi nuk kanë arsye të sillen ashtu në forma të liga sepse as ata as unë nuk mund i mshefim SEKRETET PUBLIKE. Nuk na vet kush ka pshurr pula, janë brezat e ri që bajnë jeten e vetë pa pas merak as gajle se edhe prindi ka nevojat e veta, se edhe ai ka miqet e vetë, se edhe ai ka të afërmit dhe dashamiret e vetë dhe se asht ma e randësishme të flet prindi me të afermit, se sa ata( të rinjet) të bajnë chat me kuca e bolluca me ato fjalët banale që i perdorin.
Ndoshta lexuesi, ndoshta Ibrahimi e Ramizi do ma shofin të madhe pse shkruej kështu dhe publikisht, por unë i tillë jamë. Sekretet publike nuk muj i mshefi. Nuk kamë mundësi ta rrej rrethin sepse e rrej veten time. E dijë se jamë ndoshta i vetmi që mendojë dhe veprojë kështu, por nese bahem ndryshe më duket vetja FALCO më duket vetja KAMELEON. I tillë nuk due të jem. Gjithmonë isha kështu edhe si i ri. Mbajë mend nana më thojke ; ti je PRRALLAN, po ta dish ti asht njisojë si ta din dynjeja etj, etj. Unë nuk merzitesha sepse dija atbotë dhe di edhe sot se cka asht ajo që duhet ruejt sekreti i saj edhe per cmim jete. Unë marritë dhe budallaqet e panevojshme që perditë i bajnë të afermit e mijë nuk i shof si sekrete shtetnore dhe tash të mbyllem në veten time me to dhe per ti mshef ato edhe të bahem rrenc, injorant. Jo kurren e kurres. Mos gaboni ju thamë dhe unë nuk do kem material të flasë.
Jo fort moti posa ndegjoja se dikush i njofshem nga Istogu dhe rrethi ka ardhë mezi pritja të shkojë e ta takojë. Në vitin 1997 pata shkue nga Sandefjord ( Norvegji) në Stokholm ( Suedi) per ta takue dhe pershendet Riza Rexhaj. Edhe ai pat ardhë pastaj tek unë. Kjo distancë asht diku 700 KM nji drejtimi. Janë tash 6 vite që me Rizan jemi larg vetem 180 Km dhe as nuk vizitohemi as nji telefonatë nuk ja bajmë njani tjetrit.
Me rastin e vrasjes së Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi pata shkue me dy miq nga Sarpsborg i Norvegjisë në Falkenberg per ti shpreh ngushllime z.Shaip Krasniqi ( djalë i axhes së Ahmet Krasniqit) Aty u miqësuem me Shaipin dhe ai pas disa ditve së bashku me disa miq tjerë të mijt( e komshinj të ti) atje në Falkenberg të Suedisë, dhe me vajzen e zonjen e vetë erdhen me dy vetura e më vizituen dhe plot nji vikend ndejtem e u kënaqem së bashku. Duheshin ba 600 KM dy drejtime rrugë per nji vizitë të tillë.
Gradualisht tue u plak Shaipi, edhe shkume - ardhjet u reduktuen, dhe per në fund edhe telefonatat u nderpren. Kështu më ndodhi edhe me Hamdi Arifaj, vendas i imi dhe njeri që sinqerisht e doja dhe e due. Nuk vjen jo se jo sikur vinte por as në telefon nuk ndegjohet. Ka ndrrue numer dhe e ka të msheftë.
Këto që po i shkruej aspak nuk kamë qellimin ti tregojë dikujt raportet e mija me këta njerz dikur dhe ato sod. As nuk kamë qellim ti kritikojë ata publikisht. Jo sepse po e jetojmë nji jetë të mbrapësht e cila na imponon të jemi të tillë, dhe raportet që i shkrova këtu nuk janë të mijat me të tjeret apo të tjerve me mue. Ato janë raporte të jetes sonë të perditshme e cila jetë asht qoroditë, asht bastardue, asht ba tmerruese. Shkojë per cdo verë në Dardani dhe atje më duhet të bahem pleqnar per ti pajtue kusherinjet në mes veti, per ti pajtue vëllaznit në mes veti. Askush kujt nuk i hyn mbrenda. Pse?! Pse u bamë të këtillë?! Edhe këtu në diasporë jemi të shkaperderdhur , nga disa familje shqiptare banojnë në nji hymje të pallatit dhe asnjani tjetrit nuk i folë! Në këtë banës ku banojë gjasht vite ishim tri familje shqiptar. Dy të tjerat ( pso meje) me vite i ndegjoja se si perqeshnin njana tjetren, se si nji mitrovicas i shitke mend nji drenicari poashtu të dalun në Mitrovicë së si ka ble edhe nji shtëpi, dhe ate e ka nda në dy pjesë dhe ka futë dy familje me qira, se si ka ble veturen e re etj, etj. Ai drenicari e ndegjonte dhe posa ai largohej vinte drenicari e me ankohej mue se si po i fryhet mitrovicaliu, ja shante nanë dhe babë derisa më tregonte. Por nuk ja shante nersy. Asht per tu qudit se si të dytë edhe njani edhe tjetri kanë miqësi me dy gra boshnjake dhe sa me kënaqësi e flasin serbishten me to. Njani tjetrit kurr nuk i trokasin në derë as nuk ftohen per kafe.
Dikur nuk ishim kështu, pse u bamë tash të tillë, cna gjetë?! Ka po shkojmë me këtë tempo jete të bastardueme?! Jëtë e pa respekt! E pandjenja dhe jetë intersi e banaliteti. Nuk jemi si dikur, jemi të kqinjë sot dhe po vazhdojë kështu do jemi monstruma neser.
Kohë e poshter per pleqet, por mos të harrojnë të rinjet se edhe ata do plaken nji ditë, dhe ajo ditë vjen shpejtë.
I huej i yti kurr nuk bahet thotë nji fjalë e urtë e popullit tonë. Neve e kemi harrue kush asht i huej e kush i joni.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi