Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE-ja “shpërblen” Kosovën me viza?

Shko poshtë

BE-ja “shpërblen” Kosovën me viza? Empty BE-ja “shpërblen” Kosovën me viza?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 21, 2012 12:41 am

BE-ja “shpërblen” Kosovën me viza?


BE-ja “shpërblen” Kosovën me viza? DSC_2817
Pas pajtimit të Qeverisë që Kosova të përfaqësohet në nismat rajonale me fusnotë, zyrtarë të institucioneve të vendit thonë se Kosova do të marrë “shpërblim” një pako stimuluese nga Bashkimi Evropian (BE), përfshirë liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet tregtare me BE-në.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e radhës të Këshillit Ndërministror për Integrimeve Evropiane, deklaroi se brenda një periudhe kohore, Kosova do të marrë udhërrëfyesin nga Bashkimi Evropian (BE).

Thaçi tha po ashtu se integrimi evropian është një përkushtim i të gjitha institucioneve të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të plotësojë të gjitha kushtet e procesit të liberalizimit të vizave në afat rekord, pas pranimit të udhërrëfyesit. Në bashkëpunim me Komisionin Evropian, presim që udhërrëfyesi t’í dorëzohet qeverisë gjatë muajve në vijim. Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, vazhdon koordinimi intensiv lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në Bankë Evropiane për Investim”, deklaroi Thaçi.

BE-ja “shpërblen” Kosovën me viza? Thaqi-sot2


Nga ana tjetër, drejtoresha e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, Venera Hajrullahu, njohëse e integrimeve evropiane, tha se udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave mund të merret brenda një periudhe të shkurtë kohore, gjë që sipas saj, marrja e këtij dokumenti është tejet i vonuar.

“Dhënia e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave është e stër-vonuar. Kjo vonesë është e paarsyeshme dhe ndikon negativisht në dinamikën e dialogut për liberalizim të vizave. Për më tepër, e ekspozon Kosovën në ashpërsimin e kushteve për liberalizim të vizave bazuar në përvojën e vendeve tjera të rajonit, zhvillimet brenda vet BE-së e të tjera. Për më tepër, e vendosë Kosovën para një procesi më të vështirë se vendet tjera të rajonit, në kohën kur ajo gjithsesi ballafaqohet me një proces të integrimit evropian të rënduar nga mosnjohja e 5 vendeve anëtare të BE-së”, u shpreh Hajrullahu.

Që moti zyrtarët qeveritarë, procesin e liberalizimit e kanë ndërlidhur me dialogun Prishtinë - Beograd, duke e cilësuar nisjen e dialogu për viza si shpërblim për rezultatet e treguara në bisedimet më palën serbe, shkruan Koha.

Venera Hajrullahu tha se kjo ndërlidhje është e pabazë dhe e dëmshme.

“Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si iniciativë apo shpërblim në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi, dhe as si avancim i relacioneve Kosovë - BE, sepse formalisht nuk ndikon aspak në avancimin e marrëdhënieve kontraktuale, si një objektiv strategjik minimal i Kosovës dhe atë në afat të shkurtë”.

“Dialogu për liberalizim të vizave, i bazuar në një udhërrëfyes që i bën transparente edhe kushtet, edhe vlerësimin e progresit të Kosovës në këtë drejtim, ndikojnë pozitivisht në reformat evropiane në vend, por edhe në menaxhimin e pritjeve të qytetarëve në raport me lëvizjen e lirë në kuadër të hapësirës Shengen”, tha Hajrullahu.

Ajo theksoi rëndësinë që pala kosovare, sa më parë ta ketë në duart e veta udhërrëfyesin për liberalizim vizave për të dalë nga, siç tha ajo, izolimi aktual i qytetarëve të Kosovës.
Sido që të jetë, kryeministri Thaçi tha se Kosova ka një qëllim dhe një vizion të vetëm, e ai është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE).


Ai pohoi se perspektiva evropiane e Kosovës në anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) është konfirmuar në vazhdimësi në të gjitha nivelet.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me zotësinë më të madhe, me përkushtimin më të madh, që të arrijmë sa më shpejtë dhe suksesshëm këtë qëllim. Ne kemi perspektivë të sigurt evropiane, sepse jemi duke punuar maksimalisht për implementimin e të gjitha reformave demokratike”, u shpreh Thaçi.

Riatdhesimi, ri-integrimi, menaxhimi i integruar i kufijve, siguria e dokumenteve të udhëtimit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vlerësohet të jenë kushtet kryesore të cilat duhet të përmbushen nga pala kosovare lidhur me liberalizimin e vizave.

>>Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje

>>Kryeministri Thaçi pranon fusnotën me 1244 dhe mendimin e GJND-së

>>Isa Mustafa: Kyreministri po e manipulon opinionin!

>>Vetëvendosje: Kryeministri personalisht hoqi dorë nga Republika!


>>AAK: Qeveria po e shkel Kushtetutën

>>Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi