Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit

Shko poshtë

Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit Empty Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 21, 2012 1:22 am

Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit


Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit Kadri_veseli_1
Ish-shefi i Shërbimit Intelegjent të Kosovës, Kadri Veseli ka rrëfyer për themelimin e këtij shërbimi dhe strukturën e tij. Ai ka treguar se si lëvizja e studentëve e vitit 1997 ka qenë baza kryesore e SHIK-ut.
“Këtyre lëvizjeve iu janë dhënë atë kohë edhe trajnime të intelegjencës nga ata që ia kanë dashur të mirën Kosovës, të jashtëm por edhe nga vendi amë. Kjo strukturë ka qenë baza e SHIK-ut”, ka thënë Veseli për emisionin “Pressing” të KTV-së.
Pas vendimit për themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, ishte vendosur edhe për themelimin e Shërbimit Intelegjent. “SHIK-u fillesat i ka pas nënshkrimit të një marrëveshje në Rambuje në mes të Rugovës, Thaçit e Qosjes, për krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në atë kohë, në fund të marsit a fillim të prillit u themelua edhe SHIK-u, kjo u bë me vendim të kryministrit të asaj qeverie, Hashim Thaçit” , ka shtuar ish-shefi i këtij shërbimi.
Kadri Veseli ka folur edhe për vitet e themelimit të UÇK-së, e kohën e çlirimit. Në vitin 1992, sipas tij, UÇK-ja kishte tentuar që përmes Adem Jasharit, të takojë Ibrahim Rugovën. (io)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi