Vullnet Mato:VIZITA VIRTUALE
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato:VIZITA VIRTUALE
Vullnet Mato
VIZITA VIRTUALE
Merita dhe Teuta në Shkodër,
ti Agim në Gjermani,
Kaman në Amerikën e largët,
ti Nina në Itali, Fatmir në Londër...
Erdha dhe vizitova
të gjithë eksibicionin tuaj virtual.
Nuk gjeta aty asnjërin
nga ju miqtë më të dashur.
Ku ishit kur shfletova profilin tuaj
me foto dhe vargje momental ?...
Nga bridhnit, në cilin kontinent
ishit shtruar me miq?...
Në Atlantik trazova kudo
linjat e dallgëve elektronike.
Në brigjet e Paqësorit
tunda të gjithë plazhet lakuriq.
Në cilin ishull zezakësh
kishit shkuar ato çaste për eksplorim?
Zbrita në kepin e bisedimeve chat,
ku vezullojnë yjet jeshil.
Me shkrim dhe msn s’u kapa dot
nga mbrëmja deri në mëngjes.
Sinjalet e kuq i kishit mbyllur
si yje të shuar në qiell steril
dhe u tremba mos u kishte thithur
ndonjë gropë e zezë.
Pyeta planetët roje,
kur dielli kish shkuar të drekonte
matanë globit teksa këtej darkonte nata,
mos u kishin parë
te bari i ndonjë kozmodromi,
duke pirë kafe në agim,
apo diskove qiellore duke vallëzuar
me kometat e flokëgjata.
Pasi nuk ua gjeta askund koordinatat,
rashë në trishtim?
Eh, miqtë e mi të mirë,
të paktën kur të vij
të trokas në qiellin tuaj tjetër herë,
mos më lini të vetmuar,
të bëhem pupël,
nga mungesa e peshës në stratosferë!..
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi:Përgjigje Vullnet Matos
Agim Gashi:Përgjigje Vullnet Matos
Vlla i dashur Vullnet Mato
Ti që erdhe e smë ke parë,
Po t´lajmërohem nga spitali
Dhe akoma jam i gjallë.
Ti nuk je i vetmuar
Se jeton atje n´atdhe,
Ndersa në ne mërgimtarët
Barrë e rëndë peshon mbi ne.
Peshon malli i familjes,
Peshon malli e miqësisë,
Ndersa zemrat na i kalli
Malli i tepërt i Shqipërisë.
Kur të dalë unë nga spitali
Poqëse dal nga ai i gjallë,
Po sikurse verat tjera
Vrrik te ti kam me ardhë.
Kem me u qmallë e me bisedue
Për shumë gjëra dhe poezi,
N´maje të Dajtit do ta ngrisim
Një dolli për Shqipëri!
Vlla i dashur Vullnet Mato
Ti që erdhe e smë ke parë,
Po t´lajmërohem nga spitali
Dhe akoma jam i gjallë.
Ti nuk je i vetmuar
Se jeton atje n´atdhe,
Ndersa në ne mërgimtarët
Barrë e rëndë peshon mbi ne.
Peshon malli i familjes,
Peshon malli e miqësisë,
Ndersa zemrat na i kalli
Malli i tepërt i Shqipërisë.
Kur të dalë unë nga spitali
Poqëse dal nga ai i gjallë,
Po sikurse verat tjera
Vrrik te ti kam me ardhë.
Kem me u qmallë e me bisedue
Për shumë gjëra dhe poezi,
N´maje të Dajtit do ta ngrisim
Një dolli për Shqipëri!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi