Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE: Atmosferë pozitive në Bruksel

Shko poshtë

BE: Atmosferë pozitive në Bruksel Empty BE: Atmosferë pozitive në Bruksel

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 22, 2012 9:02 pm

BE: Atmosferë pozitive në Bruksel


BE: Atmosferë pozitive në Bruksel Takimi-nentore
(I plotësuar) - Në Bruksel po vazhdon dialogu mes Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.

Palët kanë pasur një pauzë dreke, dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë së mund të rezultojë me dy marrëveshje, atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufive, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se më herët, para gazetarëve ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e GJND-së, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas BE-së, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dy palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.

Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do vazhdojë edhe nesër.

* * * * * *

Sot në Bruksel po zhvillohet raundi i radhës i dialogut Kosovë -Serbi. Pas një vonese Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka mbërritur mbrëmë von në Bruksel.

Nisja e raundit të ri ishte vendosur të bëhej sot prikrisht për shkak të vonesës së delegacionti nga Kosova. Merret vesh se takimi ka fillaur në orën dhjetë dhe është duek vazhduar. Temë e takimit ndërkaq, pritet të jetë çëshja e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, veçanërisht zbatimi i Marrëvshjes për Menaxhim të Integruar të kufirit. Ndërkaq, tema qëndrore do të jetë arritja e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës në Konferencat ndërkombëtare. Pala serbe para fillimti të takimti ka dekalruar se do të pranojë që në fusnotë përveç references për Rezolutën 12 44 të vendoset edhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare. Nga ana e tij shefi i delegaciont serb, Borisllav Stefanoviq, ka delaraur se nuk do të pranojë që në fusnotë të vendoset edhe referenca se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeminsitri Hashim Thaçi, ka deklaruar se kompromisi do të arrihet vetëm nëse në fusnotë do të jetë i shënaur fakti se Kosova ka shpallur pavarësin e saj me 17 shkurt 2008. Për këtë delegacioni i Kosovës ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit evropian që kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës.
>> Bisedimet fillojnë nesër në Bruksel >> Komente (67)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi