Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Poetëve t' mi*

Shko poshtë

Musa Jupolli:Poetëve t' mi* Empty Musa Jupolli:Poetëve t' mi*

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 22, 2012 9:55 pm

Musa Jupolli:Poetëve t' mi* 41673_1475749406_8718_nMusa Jupolli:Poetëve t' mi* 418956_3344708664616_1475749406_3073305_858619797_n

Musa Jupolli:Poetëve t' mi*

Poezia ime e yte poet
...
zëri i ngjyrës,
ngjyra e zërit n' melodi

Vargu im i yt poet
thërret n' urtësi

Dje dhe sot
sot dhe dje
unë poet, ti poet
me njëmijë kujtesa
jemi n'jetë

Ti m'dhurove unë t' dhurova poezi
n' kujtim t' Atdheut
_____

* Nga Podjeva
me një kafe n' Prishtinë
bukë pogaçe n' Prizren.

Rrugës për n'Tiranë
fryma mu ndal
DY kufi n' Atdheun tim

Nga atu pak pushim n' çerret
fryma mu lirua nga Deti n' shikim

U ndalem n' Apoloni
mësuam për Iliri
histori n' arkeologji.

Arritem n ' Vlorë
festë i bëmë Flamurit tonë.

More vëllezër ç' tu them :
Te Lisi i Shqiponjave
n' katundin Dukat
mjaltë e reçel
edhe sot gojën e ëmbël e kam.

E ishte:

Ëndërrat tona
ishin Shqipëri
Ulçin - Shkodër
rruga ishte e ndaluar
lotët rridhnin
dhe nuk e dija
nese t' kisha dashnore apo motër
ndrydhje shpirti për atë ndarje
lumi i Bunës shkelqësim
n' sytë e saj ndriqim rruge
e mali m' lëshoi zë
kjo është tokë SHQIPTARE
Lirikë e Fishtës
anës Bunës
me një laps dhe fletore n' dorë
poezi Noli m' recitoi

Po tash unë n' gurbet
letër i shkrova Nolit
n' Amerikë.

E poetet me pyetën:
pse Noli s'u kthye n' Shqipëri ?
Unë Shkrimtari u thash:
" Fan Noli nuk qe kthyer në Shqipëri, pasi që Ai ishte pajtuar me mërzi dhe nuk deshi të prishej me të"

Poetet e Atdhetarët :
A thua kanë rënë n' mërzi ?

Ev , thot poeti :
NËNË SHQIPËRI !


musa jupolli, paris,21/02/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi