Bllaca e Miftari ia rikujtojnë Veselit bashkëpunimin
Faqja 1 e 1

Nazim Bllaca e ka ftuar të mërkurën Kadri Veselin që nëse dëshiron të bindet çka ka bërë organizata e tij, le ta ndjekë gjykimin kundër Fahredin Gashit e të tjerëve, që fillon më 27 mars. Naim Miftari i ka thënë ish-shefit të SHIK-ut se për gjithçka që po flet ka fakte, derisa i ka rikujtuar atij një bastisje, siç e quan ai, bashkë me Bekim Haxhiun e Esat Ujkanin në zyrat e “Trepçës”.
Të dy këta persona që pretendojnë se kanë punuar për organizatën e Kadri Veselit kanë reaguar ndaj cilësimeve e deklaratave që ka dhënë ai në një intervistë për KTV-në.
“I nderuari z. Veseli, kam përcjellë intervistën e fundit që keni dhënë dhe si rezultat i saj jam i obliguar për shkak të krimeve të bëra nga SHIK-u për vite me radhë të të drejtohem ty me një kërkesë”, ka thënë Bllaca.
“Lidhur me krimet e bëra nga SHIK-u dhe pozita ime në raport me SHIK-un çfarë ka qenë, ju bëj një kërkesë që të merrni pjesë në procesin ‘Bllaca 2’ që ka të bëjë me veprat penale me karakter politik të kryera në vitet 1999-2000 kundër zyrtarëve të lartë të LDK-së”, ka shkruar Bllaca. Ai i ka thënë Veselit që seancat janë publike dhe në to mund të marrë pjesë edhe ai në cilësinë e publikut për të dëgjuar, siç ka thënë ai, se si atak do të jetë organizata që ka drejtuar ai.
“Z. Veseli, mos humbni kohë, por ejani aty ku procedohen provat dhe ku nuk ka vend për matrapazë dhe kodoshë, sepse populli e ka kuptuar legalitetin tuaj, thasët me dokumente të marra nga Beogradi, bashkëpunimin tuaj me gjithë kryeministrat e Kosovës, mungesa e dokumenteve të SHIK-ut, financat e 90 agjentëve për dhjetë vjet, si dhe për trajtimin e njerëzve e pastaj vrasjen e tyre”, ka thënë Bllaca në këtë reagim. Në fund të reagimit i ka shkruar: “Me respekt, Nazim Bllaca, autori i një vrasjeje”.
Naim Miftari në reagimin e tij ka thënë se nuk po mund ta kuptojë Veselin se “pse po bëhet nervoz” derisa asnjëherë nuk e ka akuzuar për asgjë. Miftari që pretendon se e ka takuar të paktën 13 herë Veselin në zyrën e tij në Prishtinë, ka thënë se ai asnjëherë nuk është thirrur në emër të SHIK-ut në Kroaci te përfaqësuesit e kompanisë INA, me të cilët kishte nënshkruar kontratë për menaxhimin e 32 pompave në Kosovë, të cilat shfrytëzohen aktualisht nga Bedri Selmani, ish-deputet i PDK-së.
Miftari ka thënë se në Zagreb nuk ka qenë vetëm, por me një pjesëtar tjetër të SHIK-ut. Ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë të thirret në emër të SHIK-ut, kur shok e ka pasur Ante Gotovinën e Branimir Glavashin (i pari ish-kryetar i Komunës së Osjekut, ndërsa i dyti gjeneral i ushtrisë kroate, i arrestuar nga Tribunali i Hagës).
“Me i pas shokë ata nuk ke nevojë as kuletë me pas me vete”, ka thënë Miftari në reagimin e tij. Ai ka ofruar si dëshmi kontratën e nënshkruar me INA-n më 2 prill 2003, nga e cila kishte hequr dorë, siç ka thënë, pas kërcënimeve se do t’ia vrisnin edhe djalin katër vjeç.
“Kurrfarë problemi nuk i kam nxjerrë Kadri Veselit. Problemi ka qenë kontrata me INA-n e Zagrebit. Pa hy në atë punë e kemi pyet Adem Grabovcin, nëpërmjet tij i kemi dërgu fjalë edhe Hashim Thaçit edhe Kadri Veselit nëse jeni të përzier në këtë punë mos të hymë ne. I kemi çu fjalë, unë, Zef Qupi, Shqyqyri Duraku, ata kanë thënë hyn”, ka thënë Miftari. “Problem nuk kemi pas derisa e kemi marrë kontratën. Kur e kemi marrë kontratën kanë nisur problemet nga Adem Grabovci dhe rrethi i tij. Në atë kohë kanë qenë gjithmonë bashkë me vëllanë e kryeministrit, Blerim Thaçi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi