Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Selimi:Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha

Shko poshtë

Ramiz Selimi:Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha Empty Ramiz Selimi:Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 23, 2012 10:06 pm

Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha


Nga Ramiz Selimi
Ramiz Selimi:Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha MsuesjaAdriana Sherifi e angazhuar në qendrën ndërkulturore për integrimin e të huajve
Oferta për integrimin e femrave shqiptare në Austri të Epërme
Në Austri të Epërme ka disa femra shqiptare që kanë arritur suksese në karrierën e tyre. Njëra nga ato është edhe zonja Adriana Sherifi që punon në qendrën ndërkulturore për integrimin e të huajve.


Qeliza e jetës e dashurisë dhe integrimit është femra. Një domosdoshmëri që e kërkon koha është integrimi i femrës shqiptare në rrjedhën e epokës bashkëkohore. Një pjesë e femrave e barazojnë integrimin me logun e tyre të jashtëm, mjafton të vishesh trendi , të krihesh e të lyesh flokët bukur dhe je e integruar sipas tyre. Por jo, integrimi nënkupton diçka më tepër, integrimi nënkupton shkollim, punësim. Në interesin e vetë emigranteve e sidomos femrave është që në vendet ku jetojnë e punojnë të integrohen si një strukturë e civilizuar, me këtë ato do të dëshmojnë se janë të afta, të përballojnë sfidat që i imponon jeta, e pse jo të jenë shembuj në vendet ku jetojnë, duke prezantuar vlerat tona në sfera të ndryshme, ku kontributi i gjithë secilit do të çonte peshë, dhe do të tregonte se jemi njerëz liridashës, të punës dhe të prosperitetit.
Se femra sot në diasporë ndodhet në udhëkryq, kjo teori është shumë e vërtetë, që mes dy botësh; asaj të emancipuarës që urdhëron dhe asaj të kohës së “ zakonit “ që urdhërohet. Vetë ajo duhet të pranojë vlerat e reja për ndryshimin e rolit të saj në raportet ndër gjinore dhe sociale. Ajo duhet të ketë një vizion të qartë se ku do të arrijë dhe duhet ti kushtojë rëndësi gjërave të përditshme.
Nuk ka rëndësi që një grua të tregojë vlerat e saj vetëm me vepra të mëdha, rëndësi ka që ato të jenë të përditshme. Edhe pse me shumicë të punësuar në disa sektor, nuk mund të thuhet ende se femra shqiptare në diasporë e kudo është e integruar mirë në jetën shoqërore të shteteve ku jetojnë.
Në Austri të Epërme ka disa femra shqiptare që kanë arritur suksese në karrierën e tyre. Njëra nga ato është edhe zonja Adriana Sherifi që punon në qendrën ndërkulturore për integrimin e të huajve. Adriana ka startuar një projekt pikërisht për të ndihmuar femrën shqiptare, e sidomos ato nga Kosova dhe Maqedonia në integrimin e tyre në shoqërinë austriake.
Adriana me Projektin e iniciuar dhe të drejtuar nga vetë ka një qëllim të përbashkët, mbështetjen dhe fuqizimin e femrës shqiptare, edukimin e saj dhe çlirimin nga çdo lloj paragjykimi, ngritjen profesionale si dhe ti ofrojë ndihmë dhe orientim për punësim.
“Për shkak të traumave të ashpra (luftë, dhunim ikje, .....), gratë shqiptare ka vite që jetojnë të izoluara në Austri, ato lëvizin vetëm në kontekstin e burimeve të tyre shpesh të kufizuara dhe të bazuara kryesisht në sfondin e tyre kulturorë, për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre”. Pikërisht për të arritur këtë grup të grave tregonte Adriana, kërkohet një nevojë e veçantë, të përshtatura me një ofertë nga qendra për integrim.
Parandalimi, participimi, integrimi, këto fjalë kyçe të Zyrës për Integrim e tregojnë një pako të projekteve të dedikuara për emigrant, me qëllim të ofrimit të mundësive prindërve me prejardhje emigrante për një integrim të suksesshëm.
Në fakt, emigracioni vazhdon të ndodhë akoma. Si edhe më parë, nëpërmjet bashkimit familjar ka një fluks të konsiderueshëm të martesave me partnerë nga vendet e origjinës, me ardhjen nga Evropa Lindore dhe rivendosjen e tyre këtu, por emigracion ka edhe në një Evropë të bashkuar ku njerëzit lëvizin gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme. Lehtë anashkalohet, por migrimi nuk është ende një proces në drejtimin linear ose proces i përfunduar, pasi që emigrantë të rinjë dhe familjet e tyre kanë nevojë për ndihmë në çështjen e integrimit. Për të gjitha këto probleme Adriana mendon se, duke përdorur edukimin nga VHS-qendër pedagogjike ndërkulturore, do të jetë e mundur që këto gra të takohen një herë në muaj, ku do të ketë seminare të ndryshme me tema interesante për ta, për të rritur fëmijët e tyre. “Në veçanti oferta për nënat me origjinë shqiptare është pranuar dhe mirëpritur nga organet kompetente, kjo është mirëpritur kryesisht për shkak të formës të përshtatshme të organizimit. Pjesëmarrja në këtë projekt është falas, kështu që edhe për familjet me të ardhura të ulëta të është e mundur pjesëmarrja” thotë Adriana Sherifi, e cila na i tregoi edhe objektivat dhe qëllimet e projektit në detaje
Objektivat e projektit dhe Përfitimet:
• Aftësi për veprim shoqëror
• Përvetësimi dhe rritja në gjuhën gjermane në të folur dhe të shkruar
• Promovimin e vetëdijes gjuhësore dhe ndërgjegjësimin e çështjes së dygjuhësisë
• Nxitja për kompetencë ndërkulturore dhe integrimin
• Eliminimi i frikës në shoqërinë tonë, veçanërisht në lidhje me institucionet arsimore (kopsht / shkolla) dhe nxitje e dialogut reciprok
• Përgjegjësinë personale duhet forcuar dhe mësim, mësim dhe vetëm mësim
• Zhvillimi i një komunikimi të plotë dhe fuqizimi i shkathtësive
• Kyçja e prindërve në diskutimi dhe çështjet e trajnimit
Ngjarjet e planifikuara në vitin 2012
Sistemi i Arsimit në Austri, Integrimi në vend të asimilimit, Ligji për të huaj, Situata e jetesës në Austri
Ekskursioni në Qendrën e të përqendruarve në Mathausen, IGLU Këshillim i nënave. Fëmijët dhe të drejtat e grave, Ngacmimi në shkollë, Arti dhe Kultura. Themeluese dhe drejtuese e Projektit është Adriana Sherifi
“Përvojat e mia personale të një emigranti më nxiten mua për të filluar këtë projekt. Do të dëshiroja që unë si një shembull pozitiv në integrim, të kem sukses pikërisht të këto gra që janë të vështira për ti arritur, për të lëvizur edhe ato që të integrohen në shoqërinë austriake. Dëshirojë vetëm të u tregoj se qyteti i Linz-it nuk kërkon asimilimin e askujt, por një integrim të shëndetshëm për bashkëpunim dhe jetë më të lehtë, pavarësisht nga feja e tyre e origjinës apo gjuhës” thotë Adriana në fund të bisedës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi