Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stefanoviq: Marrëveshja në përputhje me interesat e Serbisë

Shko poshtë

Stefanoviq: Marrëveshja në përputhje me interesat e Serbisë Empty Stefanoviq: Marrëveshja në përputhje me interesat e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 5:17 pm

Stefanoviq: Marrëveshja në përputhje me interesat e Serbisë


Stefanoviq: Marrëveshja në përputhje me interesat e Serbisë Kuper-tahiri_f
Kreu i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se marrëveshja për bashkëpunimin rajonal është plotësisht në përputhje me interesat kombëtarë të Serbisë.

Sipas tij, nën emrin e Kosovës në nismat rajonale do të figurojë “një yll”, ndërsa në fusnotë do të lexohet: “Ky emër nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

Stefanoviq ka thënë se përmbajtja e fusnotës “është plotësisht në përputhje edhe me interesat kombëtarë, edhe me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë”.

Kryenegociatori serb tha se tashmë është e qartë se Serbia i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Këshilli i Evropës, për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi