Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr.Mehdi HYSENI:Rezoluta 1244 është asimetrike me Republikën e Kosovës

Shko poshtë

Dr.Mehdi HYSENI:Rezoluta 1244 është asimetrike me Republikën e Kosovës Empty Dr.Mehdi HYSENI:Rezoluta 1244 është asimetrike me Republikën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 9:26 pm

Rezoluta 1244 është asimetrike me Republikën e Kosovës


Dr.Mehdi HYSENI:Rezoluta 1244 është asimetrike me Republikën e Kosovës Mehdi-HYSENI-bs-2-2

Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Barometri diplomatik
Nëse Serbia nuk pajtohet që Kosova me emër dhe me mbiemër(REPUBLIKA E KOSOVËS), të përfaqësohet në konferencat rajonale, ai është problem i Beogradit, jo i Prishtinës. Ai problem, duhet të zgjidhet në Beograd, jo në Prishtinë, sepse nuk mund të bëhet kurrfarë kompromisi politik në kurriz të Deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila është ASIMETRIKE me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ata shtetarë dhe liderë politikë të Kosovës që për hir të arritjes së kompromisit politik me Serbinë dhe me BE-në, e pranojnë Rezolutën 1244 (ashtu siç po i konvenon Serbisë), në mënyrë që nën etiketën e saj Kosova të prezentohet dhe të përfaqësohet në takimet rajonale, e pranuan se pranuan, botërisht e kundërshtojnë Deklaratën e shpalljes së Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), sepse pas kësaj date historike, politike, kushtetuese, kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, juridikisht është e pavlefshme dhe e pazbatueshme në Kosovë.
Shumë e thjeshtë është për t’u kuptuar pse Beogradi nuk heq dorë nga Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, pse po kërkon revizionimin e statusit politik , juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Së pari, për të copëtuar Veriun e Kosovës, e pastaj (gradualisht), edhe kantonizimin e saj sipas enklavave serbe. Kjo është përmbajtja e formulës së kompromisit politik e Beogradit, që është në funksion të dekompozimit të territorit të Republikës së Kosovës.
Derisa qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin që në “thesin” e fusnotave të propozuara, të futet edhe Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç ka propozuar dhe diktuar Beogradi zyrtar, atëherë, po del se, vërtet, për qeverinë e Kosovës, nuk është i rëndësishëm emërtimi Republikë, por Rezoluta 1244, e cila e mohon pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ky është një vendim absurd joligjor dhe jokushtetues i qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse deri tani, asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë Amerikën dhe BE-në, nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke u bazuar juridikisht në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, por në Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Kontradikta e politikës ditore - herë kështu, herë ashtu!
Së pari, më 2 shkurt 2012, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për “ALFA TV”-në: ”REZOLUTA 1244 ËSHTË E TJEKALUESHME, ndërsa shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është i përjetshëm...” (
Atëherë, nga doli konstatimi i dytë kontradiktor me të parin, kur kryeministri Hashim Thaçi, e përgënjeshtron vetveten, duke pohuar: “ Me pavarësi, me GJND dhe me Rezolutën 1244 në nismat rajonale” (www.radioevropaelire.org/19/02/2012).
Po, nuk bën kështu, kaq shpejt, ta ndryshojmë mendimin, para dite, jo Rezolutës 1244 (sepse i ka skaduar afati i përdorimit), kurse pas dite, PO! – Atëherë, cilit vlerësim, në këtë rast, duhet besuar lexuesi, të parit, apo të dytit?
Nëse i besohet të parit, atëherë, politika kontradiktore e kryeministrit Hashim Thaçi, të akuzon për kundërshtimin e vizionit “evropian dhe amerikan” të Kosovës, sepse ke lënë jashtë “Rezolutën 1244”!?
Mirëpo, në këtë rast Hashimi harron se edhe vetë e ka quajtur të “tejkalueshme Rezolutën 1244”. Mirëpo, kur partnerët ndërkombëtarë “ia kanë ngrehur veshin” për hedhjen poshtë të Rezolutës 1244, ai disa javë më vonë e ndërroi mendimin, duke theksuar: “Rezoluta 1244 është e pranueshme, sepse mbron integritetin territorial të Kosovës”. Kjo nuk është e vërtetë, me gjithë ndryshimin absurd dhe kontradiktor të mendimit të kryeministrit Hashim Thaçi, sepse Rezoluta 1244 e mohon pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
Kur të përkthehet në gjuhën juridike të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo përmbajtje e “thesit” të pavarësisë së kryeministrit Hashim Thaçi, do të thotë pa emërtimin Republika e Kosovës në përfaqësimin dhe në prezentimin e saj në sesionet, në konferencat dhe në nismat e ndryshme rajonale, sepse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo është arsyeja kryesore pse Rezoluta 1244 e KS të OKB-së nuk duhet pranuar si “fusnotë” e prezentimit të Republikës së Kosovës, as në konferencat rajonale e as në ato me karakter ndërkombëtar.
Si në kuptimin politik, ashtu edhe në atë juridik ndërkombëtar, Rezoluta 1244 e KS të OKB-së e mohon Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe mendimin këshillëdhënës të GJND-së (22 korrik 2010), sepse në asnjë nen dhe në asnjë paragraf të saj nuk flitet për të drejtën e pavarësimit të Kosovës. Kjo është edhe arsyeja pse KS i Kombeve të Bashkuara nuk e ka anuluar Rezolutën 1244, e cila është pengesa kryesore për miratimin e një Rezolute të re sipas së cilës Kosovës do t’i njihej subjektiviteti juridik ndërkombëtar nga ana e Kombeve të Bashkuara.
Natyrisht se NATO-ja (KFOR-i) dhe UNMIK-u janë stacionuar në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, por kjo Rezolutë nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë pikëvështrim nuk mund të bëhet kurrfarë manipulimi politik e as juridik, sepse sikur të ishte ashtu, siç ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, tanimë, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës do të kishte qenë njohur nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara.
Duhet të vëmë në dukje faktin se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, Rezoluta 1244 e KS të KB-së, nuk garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, por qeveria e Kosovës dhe KFOR-i janë ata faktorë kryesorë të ligjshëm, që garantojnë tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, jo kurrfarë UNMIK-u, as Rezolute 1244, tanimë e skaduar si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë kushtetues.
Mirëpo, nëse emërtimi Republika e Kosovës, zëvendësohet me fusnota të kompromisit të keq politik (siç është Rezoluta 1244), të propozuara nga Beogradi, atëherë, kuptohet që, jo vetëm agjenda evropiane, por edhe ajo ndërkombëtare e saj, do të jetë e zymtë, si dhe një pikëpyetje e madhe, për shkak se Rezoluta 1244 do t’i sfidojë atributet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Së fundi, pse me çdo kusht Kosova duhet të marrë pjesë në takimet rajonale me etiketën e Rezolutës 1244, pa emërtimin e saj të saktë-Republika e Kosovës, duke qenë se Rezoluta 1244 nuk e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës? Pala shqiptare nuk është e obliguar të marrë pjesë në asnjë konferencë a samit rajonal ose evropian, pavarësisht nga ushtrimi i trysnisë dhe i diktatit të BE-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi