Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mr.sc Ymret Reshiti:''Bëje ose vdis'' kështu do thoshte profesor Ukshin Hoti-pengu i lirisë

Shko poshtë

Mr.sc Ymret Reshiti:''Bëje ose vdis'' kështu do thoshte profesor Ukshin Hoti-pengu i lirisë Empty Mr.sc Ymret Reshiti:''Bëje ose vdis'' kështu do thoshte profesor Ukshin Hoti-pengu i lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 9:29 pm

''Bëje ose vdis'' kështu do thoshte profesor Ukshin Hoti-pengu i lirisë


Mr.sc Ymret Reshiti:''Bëje ose vdis'' kështu do thoshte profesor Ukshin Hoti-pengu i lirisë Ymret-reshiti

Mr.sc Ymret Reshiti
Kosova shtet i fusnotave dhe analogjia e veriut të Kosovës
Fusnotat si nocione shkencore tash e sa kohë janë bërë praktik e përdorimit të tyre edhe në rrafshin politik. Kjo praktik është përdorur në disa raste në botë por përdorimi i tyre më i shpeshtë apo ma mirë me thënë përdorim i rregullt dhe me tendenca politike është bërë nga disa zyrtarë të UNMIK-ut, e që sot gjendja në terren e Kosovës tregon për pasojat e atyre tendencave politike të përdorimit të fusnotave. Ato fusnota ndikuan që Kosova për një periudhë të gjatë kohore të mos kishte identitet të qartë, e më e keqja është se Kosovën e bëri një vend me të ardhme të zymtë dhe të mjegullt, duke e shndërruar Kosovën nga një zonë e dal prej një konflikti të nxehtë, në një zonë të konfliktit të ngrirë.
Pas hyrjes së trupave të NATO-s dhe administrimit të Kosovës nga misioni i UNMIK-ut, për fillim deri diku ka qenë e arsyeshme përdorimi i fusnotës për Kosovën si ,, Kosova –UNMIK” si identifikim i një vendi pa status të çartë në nismat rajonale, në dokumentet e udhëtimit, dokumentet e identifikimit etj. Kjo ndodhi në kohën e rrugëtimit të Kosovës pa ditur cakun se kah po shkon dhe pa target se çka po dëshiron të arrijë. Mirëpo, përdorimi i këtyre fusnotave dhe vetë misioni i UNMIK-ut, u tregua se ishte zgjatur më tepër se sa duhej, dhe filloi që ta ngufasë të ardhmen e Kosovës si shtet dhe në disa pjesë të Kosovës ndikoi që të krijohen realitete të reja monoetnike. Kjo edhe për shkak të neglizhencës së tepruar të klasës sonë politik , e cila në atë kohë ishte yshur kah lufta për pushtet dhe përfitime. Tani një gjë duhet pasur të qartë dhe të nënvizuar në fjalorin politikë se koha e përdorimi të fusnotave për Kosovën ka përfunduar definitivisht me 17 shkurt të vitit 2008. Përdorimi i fusnotave çfarëdo çofshin ato, në nismat rajonale apo në çfarëdo paraqitje të Kosovës, tani pas pavarësisë së Kosovës, paraqesin rrezik të madh për qenësinë e saj dhe tërë procesin e shtetëbërjes, që nga ndërhyrja e NATO-së, mendimi i GJND-së, e deri më sot. Kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm deri në atë masë sa që do të cyste mendjen e të gjithë atyre shteteve që punuan për pavarësinë e Kosovës, se a mos gabuan në vendimin e tyre për ta bërë ( njohur) Kosovën shtet, pasi që tash Kosova me vullnetin e saj po heq dorë nga identiteti i saj respektivisht ajo po e vë në dyshim ekzistencën e saj si shtet. Në aspektin juridik kjo paraqet cenim dhe anashkalim flagrant të mendimit të GJND-së për legjitimitetin e pavarësinë së Kosovës. Në gjuhën politike dhe diplomatike kjo do të thoshte se ne po e pranojmë varësinë ndaj Serbisë, pa si që pavarësia si element tradicional i ekzistimit të një vendi si shtet po na mungon neve në raport me Serbinë. Kjo dëshmon faktin se neve vetëm shteti Serb po na imponon ndryshimin e emërtimin tonë shtetëror-kushtetues duke na përcaktuar fusnota sipas së cilave ne duhet të prezantohemi në nismat rajonale e më gjerë. Pra Serbia me imponimin e saj për përdorimin e fusnotave për shtetin tonë po atakon elementin esencial të shtetit tonë pra të pavarësisë ( në aspektin e jashtëm shtetëror) në raport me të, duke na imponuar që ne të heqim dorë nga përdorimi i emërtimit kushtetues të Kosovës si ,,Republika e Kosovës “ . Në rrafshin e politikës ndërkombëtare me përdorimin e fusnotave për Kosovën, ne do të përçojmë porosi të keqe kancelarive botërore se nuk jemi shtet i pavarur, se kemi dilema të mëdha rreth çështjes se a jemi vërtet shtet i pavarur (si shtetet tjera në rajon dhe botë) sidomos në relacione me Serbin. Ne nuk duhet të lejojmë që të bëhemi shembull i keq, i një shteti i cili ende nuk e ka të çartë të tashmen dhe të ardhmen si shtet sovran dhe i pavarur, prandaj, në arenën ndërkombëtare ne duhet të sillemi si shtet i vërtet e jo si shtet fusnotash.


Analogjia e veriut të Kosovës me Kosovën e para luftës

Kosova që nga 7 shkurti i vitit 2008 është shtet por a është sovrane dhe e pavarur!? Nëse i shmangemi fjalorit të politikës zyrtare dhe të një pjese të opozitës politike në Kosovë, përgjigja është se Kosova edhe de jure nuk është plotësisht sovrane dhe e pavarur. Elementin e sovranitetit të Kosovës e vë në dyshim pikërisht gjendja faktike në pjesën e Kosovës veriore ndërsa elementin e pavarësisë e vë në dyshim nëse arrihet kompromisi për përdorimin e fusnotës në vend të emërtimit të saj kushtetues, të cilin e trajtuam më lartë. Sot veriu i Kosovës de fakto dhe de jure është nën sovranitetin e Serbisë përmes administrimit nga strukturat të mirë organizuara, e të cilat janë pjesë e hallkës së përgjithshme të organizatës shtetërore të Serbisë, në krye të të cilave është e ashtuquajtura ministria për Kosovën. Deshëm apo nuk deshëm ne, në pjesën veriore të Kosovës është krijuar një realitet ri, pa argumentuar se me fajin e kujt është krijuar ky realitet.
Në veri që nga 1999 ekziston një bojkot i organizuar i komunitetit Serb ndaj institucioneve të Kosovës, fakt që është i ditur botërisht. Prandaj, edhe referendumi i ditëve të fundit nuk është diçka e pa pritur por që reflekton dukshëm me pasoja juridike dhe politike për Kosovën, ani pse institucionet e Kosovës mundohen me na mjegulluar pa nevojë trurin me deklarata politike pa efekt konkret dhe tepër flegmatike. Ky komunitet Serb është i organizuar mirë në aspektin institucional dhe zyrtarisht paraqet pjesë integrale të sistemit shtetëror të Serbisë në veri të Kosovës. Ky organizim është i ngjashëm me atë të shqiptarëve të Kosovës të para luftës. Edhe vetë Serbet e pranojnë se janë duke vepruar siç vepruan dikur Shqiptarët ndaj Serbisë, duke tërhequr një analogji rasti. Realisht do të përmendi disa fakte dhe rrethana që kjo analogji është duke u realizuar praktikisht. Së pari në këtë pjesë të Kosovës vazhdon të mbetët administrate e UNMIK-ut( siç e pati pjesa tjetër e Kosovës që u pavarësua) ,që në fjalorin politik e njeh këtë pjesë si etnitet politiko-territorial që dallon nga pjesët tjera të Kosovës. Ka forca ndërkombëtare të KFOR-it( siç pati dhe ka pjesa tjetër e Kosovës së Pavarësuar) por nuk ka polici të Kosovës. Ka misionin e Eulex-it, i cili është deklaruar se është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe lejon që kompetencat në lëmin e drejtësisë të ushtrohen pa pengesë nga organet e Judikaturës së veriut të Kosovës, si pjesë e pandashme e sistemit të organeve të Judikaturës së shtetit Serbe. Nuk ka kufij mes veriut të Kosovës dhe Serbisë, e që djegia e pikës 1 dhe 31( në fjalorin politik-diplomatik paraqet agresion klasik ) ka qenë një porosi politike për Kosovën dhe faktorin ndërkombëtar se cilat janë aspiratat e vërteta të komunitetit Serb të veriut të Kosovës dhe vet shtetit të Serbisë. Si konkluzion i kësaj del se Serbia përmes strukturave ( paralele) të saja në veri të Kosovës po përdor të njëjtin precedent si Kosova për të shkëputur veriun e Kosovës. Komuniteti Serb i pjesë veriore të Kosovës vazhdimisht ka kërkuar bisedime për veriun e Kosovës që duhet të zhvillohen në mes Serbëve të veriut të Kosovës dhe Serbisë në njërën anë si dhe institucioneve të Kosovës në anën tjetër, ndërsa si ndërmjetësues do të ishte faktori ndërkombëtar (siç ishin ato bisedime të Kosovës dhe Serbisë). Nëse dikush ka dilema rreth këtij opinioni, unë po jap vetëm këtë koment. UNMIK-u në Kosovë ka ardhur si mision ndërkombëtar për tërë territorin e Kosovës dhe selinë e ka pasur në Prishtinë, përse ky mision zhvendosi selinë në Mitrovicë dhe përse ushtron ende kompetencat e tij vetëm në pjesën veriore të Kosovës, kur e dimë ka bartur zyrtarisht kompetencat e saja në institucionet e Kosovës për pjesën tjetër të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi