Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi&Musa Jupolli:Lëgjërim poetësh

Shko poshtë

Mentor Thaqi&Musa Jupolli:Lëgjërim poetësh Empty Mentor Thaqi&Musa Jupolli:Lëgjërim poetësh

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 26, 2012 1:19 am

Mentor Thaqi&Musa Jupolli:Lëgjërim poetësh 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi&Musa Jupolli:Lëgjërim poetësh

Mentor THAQI
-----------------
DHURATË ME URATË
(Ato 4 Libra janë 5 Dhurata, Poet M. Jupolli )

Sytë e tu ...,
sytë e mi
kah rafti
yt-imi
drejtuar janë,
s´flasin
dhe aq shumë
thanë,
çdo gjë shpirti
dhanë,
Dhuratë
me Uratë
imvëlla,
paj
pasha këta
sy
që kanë ngjyren
e të gjitha luleve,
në `99 copa drite
le t´shkëlqejnë
se Saga jonë
vëllau im,
po po
Saga jonë
Kosovë
e paksatjetërsuar
nga imja Dardani,
vet ajo,
Kosovë,
p(R)ozë e gjatë,
Legjendë Kreshnike
ishte,
Ditar
i Jetës sonë
mbeti,
edhe ala-franga
qebesa,
që s´mbanë pranga
Qëndresa
e as falanga
Shpresa!
E unë
sytë Raftit
nuk ia ndaj
vëlla Poet,
plot një jetë!

Mentor Thaqi VS., 24.02.2

_________________________
-----------------------------------------------------------------------------

Musa Jupolli: Vëlla i dashur Mentor Thaqi, po sa i lexova vargjet tua ( kushtuar punës time) , nuk e di si lapsi im i thjesht nxori këto vrgje pë Jusuf Gërvallën : n'kujtesë për ty për poetet e mi:Fran Tanushin, Milazim Kajtazin, Gëzimin , Rinen, Leonorën,Hasanin,Sabit Rustemin,, Shpresën, Danielin, Tonin, Muharremin, Vullnetin, poetet e mëdhenjë t' Kosovës Azem Shkreli, Musa Ramadani, Ali Podrimja, Agim Gjakova, Flamurin e Imerin,Lirigzonin, Prendin, Franin, Lulëzimin e shumë e shumë të tjerë që shkruajnë e nuk ndalën për Dardani e për Shqipëri...)
-----------------------------------------------------------------------------
Mentor Thaqi&Musa Jupolli:Lëgjërim poetësh 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli
--------------

Jusuf GËRVALLA: Dardania temë e Evropës u bë !


N' idetë e Gërvallës
thurëm filozofinë tonë
bashkëkohore.

Elegancë n'stil
i këndshëm n' këngë LIRIE.

Fjala e Tij n' histori
çdo lindje një atdhetar i Ri.

Kohë t' liga,
drejtësia n' plagosje
pa mëshirë.

Jusuf Gërvalla Evropës iu drejtua:
Duhet hequr robërinë
Dardania meriton LIRINË!

Porta e Ferrit n' tërbim,
Jusuf Gërvallën nga jeta na e ndanë.
Bardhoshin vëlla
prej babe e prej nëne,
Kadri Zekën vëlla t' Atdheut!

PO NA MBET VEPRA E TIJ

çdo thirrje n' urtësi,
çdo fjalë n' ëmbëltyrë,
çdo afrim njeri me tjetrin
sheron Atdheun
Gërvalla thonte vetë!

Ti n' atë anë,
unë n' këtë anë,
dy vëllezër t' ndarë,
dy vëllezër plot mallë,
motër e vëlla,
nënë e djalë,
babëgjyshit zemra i pikonte
nga dhembja që e ndrydhte!

E sot ?
thot poeti:
Fajtor kush është?
Jemi vetë ?
Se prap jemi të ndarë ?
Apo jemi t' përqarë ?


N' ëmbëltyrën e Atdheut tonë
jetojmë n' ërrësirë !

Jusuf Gërvalla do na kritikonte !
Qe BESA do na qortonte !

Andaj ti poet, shkrimtar, piktor, artist , të gjithë Atdhetarët, shkruani , pikturoni, thirrni Dardani !


musa jupolli, paris, 25/02/2012
------------------------------------
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi