Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
Faqja 1 e 1

KOSOVA “TITISTE” DHE KOSOVA “AHTISARIANE” – NGJAJSHMËRI APO PARADOKS!?
Nga Adnan Abrashi
Nëse, që nga viti 1912 (pushtimi sllav i tokave shqiptare), e deri më ditët e sotme, me një vëmendje paraorientuese, e vështrojmë historinë e popullit shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht atë të Kosovës në veçanti, nga aty mund ta japim një konkludim në vija të trasha dhe të përgjithësuar se, si të nxitësve dhe përkrahësve indirekt të shteteve tjera nga anash, ashtu edhe atyre që drejtpërdrejt na mbanin në sundim, të gjitha qëllimet dhe politikat e tyre, si të haptë, ashtu edhe konspirative gjeostrategjike, kanë qenë kryekëput të orientuara në realizimin e pengimit të bashkimit tonë si popull, në një tërësi unike administrative-politike territoriale. Shkurt e trup: me çdo kusht është tentuar dhe sot e kësaj dite vazhdimisht tentohet që shqiptarëve, kurrsesi të mos ju lejohet përmbushja e realizimit të aspiratave tona të natyrshme kombëtare: që të jetojmë të gjithë së bashku në një shtet të vetëm - Shqipëri. Me qëllim të pamundësimit të këtij synimi, po t’i vështrojmë me kujdes të gjitha ato politika që aplikoheshin si ndëshkime kolektive ndaj nesh në këtë drejtim, figurativisht ato mund t’i klasifikojmë, si: strategji të tipit të“nxehtë”, të “ftohtë” dhe të kombinuar “nxehtë-ftohtë” të veprimit.
Pak histori si përkujtim.
Nëse në këtë histori të shkurtë të parashtruar në vazhdim, më konkretisht do të përqendrohemi në pas periodën e luftës së dytë botërore dhe kohës së formimit të shteteve të reja socialiste në Ballkan, atëbotë Kosova dhe shumë territore tjera të banuara me popullsi të pastër etnike shqiptare, u aneksuan me dhunë dhe ju ndanë padrejtësisht disa republikave të asaj fantom federate të re të porsaformuar socialiste shumëkombëshe të quajtur Jugosllavi. Në këto vite të kujtesës së tmerrshme të pasluftës “antifashiste nacional çlirimtare” nën Jugosllavi, neve si popull që me pushkë në dorë dhe gjakun e derdhur të shumë dëshmorëve për liri e luftuam fashizmin dhe i çliruam vetë trojet tona, nga “antifashistë” serbo-sllav na u imponua me dhunë Konferenca e Prizrenit (1945), në të cilën, kinse me “dëshirë dhe vullnet të lirë”, ne, njëzëri u shprehëm që t’i bashkohemi RPF të Jugosllavisë (së atëhershme), gjegjësisht të jemi krahinë autonome në përbërje të njësisë federale të Republikës Popullore të Serbisë. Se, në çfarë rrethana është mbajtur ky tubim dhe me çfarë pasoja aty kaluan nacionalistët atdhetar shqiptar që refuzuan të pajtohen me këtë vendim, dihet?!!
Pas këtij qëllimi të realizuar sipas planit serbo-çetnik, në shtetin e porsakrijuar shumëkombësh federativ të Jugosllavisë së re socialiste, filloi menjëherë me të madhe të aplikohet ndaj shqiptarëve politika e “nxehtë” e dhunës dhe terrorit shtetëror, e cila në prapavijë kishte si qëllim të realizoj planin më të errët konspirative të hegjemonizmit serb: në emër të spastrimit etnik, shpërnguljen sa më të madhe të shqiptarëve jashtë tokave të tyre etnike,
Kur Tito-ja pa se këso metoda të trysnisë së “nxehtë” ndaj pakicave kombëtare, e veçanërisht ndaj shqiptarëve, nuk dhanë rezultate të pritura, por ato, përkundrazi në aspektin e mosrespektimit të drejtave të njeriut, edhe më tepër para botës e komprometonin këtë shtet shumëkombësh federativ, më vitin 1966, në “Plenumin e Brioneve” ai me mjeshtri e eliminon nga arena politike ministrin e atëhershëm famëkeq serb të punëve të brendshme, Aleksandar Rakoviqin, duke e akuzuar atë si “fajtor kryesor” dhe përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë gjendje të rëndë të pakicave kombëtare, e posaçërisht të shqiptarëve. Që nga kjo kohë, dikur politika e “nxehtë” e Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, gradualisht filloi të zëvendësohet me atë më të “ftohtë”.
Që nga Plenumi i Brioneve (1966) e gjer tek ardhja e Millosheviqit në pushtet (1989), këtë etapë të ish Jugosllavisë, do ta quaja si periodë të vërtetë të Jugosllavisë “titiste”.
Atëbotë, posaçërisht pas vitit 1974, shqiptarëve të krahinës së Kosovës ju mundësua realizimi i një autonomi me një pavarësia më të madhe administrative-juridike dhe politike. E në fakt, edhe pse formalisht tashti Kosova si krahinë me më shumë autonomi politike, ajo tërthorazi juridikisht dhe faktikisht ende ishte nën përbërjen dhe ndikimin e Serbisë.
Në këtë periodë, shqiptarët si popullsi shumicë që jetonin në të ashtuquajturën KSA të Kosovës, gradualisht filluan t’i realizojnë disa të drejta të veta politike dhe ekonomike, si: drejta e mbajtjes së flamurit kombëtar, universiteti, themelimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, medie të pavarura, filloj të ndërtohet infrastruktura e prapambetur dhe të lulëzoj ekonomia etj.. Pra, ishte koha e aplikimit të asaj politike që ne figurativisht më sipër e quajtëm si trysni “e ftohtë” ndaj shqiptarëve.
Në këto rrethana të krijuara, për ne si shqiptar u fitua përshtypja se çdo gjë ishte në rregull dhe ideale, andaj si autoritet i fuqishëm në pushtet, gradualisht filloj të sforcohet elita politike vendore, e cila në ruajtjen dhe kultivimin të kësaj ideologjie “titiste” mes popullit, u tregua si pararoja fanatike më besnike.
Vërtet në at kohë, për shumë kë dukej se çdo gjë ishte mirë! Pas një frike dhe dhune afatgjate kolektive të ushtruar ndaj nesh në të kaluarën, të etshëm të gjithë për një relaksim politik, deshëm sot të pranojnë apo jo, shumica nga ne shqiptarët, sinqerisht e përqafuam këtë sistem dhe ideologji.
Por, edhe pse në këtë shoqëri “të re” në dukje çdo gjë ishte “OK”, në anën tjetër, nga po kjo elitë politike vendore dhe po ky regjim komunist, me të madhe burgoseshin dhe persekutoheshin në mënyrë më drakoniane dhjeta dhe qindra shqiptar .
Pra, zbatohej ajo politikë që ne më sipër figurativisht e quajtëm si trysni e veprimit të kombinuar “ftohtë-nxehtë” ndaj shqiptarëve.
Akuzat ndaj tyre ishin të ndryshme: në fillim etiketoheshin si, “enverista”, pastaj, “nacionalista”, “separatista dhe iredentista shqiptar ”, më vonë, si “terrorista shqiptar”, dhe në fund vetëm “terrorista”, sepse tanimë nënkuptohej se fjala është për shqiptarët.
Kush, në të vërtetë, ishin këta “enverista”, “nacionalista”, “irredentista dhe separatista”, shqiptar që asokohe mbushnin burgjet e RSFJ, e cila konsiderohej si shtet më human dhe më demokratik të atij blloku socialist në botë? Ata ishin atdhetarët tanë më të devotshëm, bijtë dhe bijat më të zgjedhura të popullit tonë që veten e konsideronin si shqiptar dhe pasardhës të një civilizim më të lashtë dhe më të përparuar ILIR në botë, ishin ata që kurrsesi nuk pranonin të jenë jugo-sllav (sllavë të jugut), dhe dëshironin të jetonin, sikurse edhe popujt tjerë, në një shtet të përbashkët natyral të quajtur Shqipëri...
Për t’iu bindur këtij konstatimi, mjafton si shembull, vetëm pyetni një të burgosur më të thjesht politik të asaj kohe se, cili ishte ideali themelor i sakrifikimit të tij shumëvjeçar nëpër burgjet jugosllave? Nga ai, përgjigja patjetër do të jetë: Realizimin i bashkimit të të gjitha trojeve të copëtuara etnike shqiptare në një shtet të vetëm SHQIPËRI.
Dhe...sikur po shihet, çdo gjë mund të ishim dhe të bënim si shqiptar në atë kohë, por kurrsesi ta kërkojmë haptas të drejtën tonë të pacenueshme si popull për vetëvendosje deri në shkëputje dhe bashkimin me shtetin amë.

KSA e Kosovës “titiste” dhe Kosova e sotme “ahtisariane”
Në vazhdim për kuriozitet, do t’i parashtroj disa hamendësime në mua të paralelizmave si ngjashmëri të mundshme në mes të KSA e Kosovës “titiste” (deri në periodën milosheviani-1989) dhe Kosova si shtet “ahtisariane” sot. Kuptohet, me këtë rast, kurrsesi nuk insistoj që të gjithë lexuesit të pajtohen plotësisht me mua në këtë drejtim.
1. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, ne sot si shqiptar i gëzojmë të gjitha të drejtat politike, dhe, ngjashëm ato ju garantohen edhe pakicave tjera kombëtare. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?
2 Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot e kemi kushtetutën, i kemi institucionet tona , flamurin shtetëror dhe të drejtën e përdorimit paralel të flamurit kombëtar! A nuk ishte ngjashëm kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?
3. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, jemi si bashkësi multietnike. A nuk e kishim vëllazërim -bashkimin si të ngjashëm edhe në kohën KSA të Kosovës “titiste”?
4. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot në pushtet i kemi njerëzit që me pushkë në dorë luftuan për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj shtetit amë Shqipërisë, a nuk ishte ngjashëm partizanët në KSA të Kosovës “titiste” që me pushkë në dorë e luftuan fashizmin dhe në Konferencën e Bujanit u deklaruan për drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe mundësinë e bashkimit me shtetin amë Shqipërisë? Si ata partizan dikur, ashtu edhe këta sot, me të ardhur në pushtet, ngjashëm një synim të tillë, ia pamundësojnë popullit të vetë.
5. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, sot në pushtet e kemi klanin e Drenicës-Llapit, a nuk ishte kështu ngjashëm në edhe në KSA të Kosovës “titiste”, kur në pushtet sundonte elita e klanit gjakovar?
6. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, ne sot 28 Nëntorin, ditën e flamurit, nuk e kemi me ligj si festë shtetërore. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës ”titiste”?
7. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës, ne sot si prioritet dhe obligim e kemi aplikimin pa kusht të programin qeveritar të kthimit të serbëve të shpërngulur nga Kosova, a nuk kishim një program të tillë në formë të kthimit të qëndrueshëm të serbëve dhe malazezëve në Kosovë, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste” ?
8. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës, ne sot e kemi elitën politike servile vendore që me konsekuenc e zbaton në praktikë këtë planë! A nuk e kishim kësi elite të ngjashme politike vendore edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?
9. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, si mbikëqyrje përmbi kok, sot e kemi EULEX-sin dhe bashkësinë ndërkombëtar. A nuk kishim diçka të ngjashme si mbikëqyrje nga Federata dhe republikat tjera të Jugosllavisë (posaçërisht të Serbisë) edhe në KSA të Kosovës “titiste”?
10. Në shtetin e pavarur të Kosovës “ahtisariane”, si institucionin në cilësinë e mbrojtjes civile dhe katastrofave natyrale, ne sot e kemi FSK-në. A nuk kishim diçka të ngjashme, si: Mbrojtjes civile dhe territoriale, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?
11. Në kohën e KSA të Kosovës “titiste”, burgjet ishin përplot me shqiptar, sot janë përplot me ish pjesëtarë të UÇK-së dhe ndonjëherë edhe me aktivist të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët haptas kërkojnë, shkruajnë dhe brohorisin në rrugë: “jo negociata me Serbinë”, “vetëvendosje”, “jemi një” (shqiptarët të bashkuar), etj.
Janë edhe disa jongjashmëri si paradokse që kurrsesi nuk mund të përputhen në mes të këtyre do kohërave: atëherë kishim rrymë 24 orë pa ndërprerë, sot situatën energjetike n e kemi katastrofave; atëherë i kishim fabrikat tona që punonin dhe një ekonomi të fuqishme, sot asnjë uzinë nuk e kemi funksionale dhe ekonomia e Kosovës është në kolaps; atëherë kishim mundësinë e sigurimit social, pensional dhe invalidor, sot nuk i kemi këto; të gjitha kishat ortodokse serbe, atëherë ishin nën kompetencat e organeve tona krahinore të Kosovës dhe nuk i ruante askush me polic, të shpallura si zona të veçanta të mbrojtura, tash më nuk janë nën kontrollin tonë dhe kudo afër tyre mund të hasësh nga 4-5 policë roje; atëherë nuk kishim enklavat njënacionale, sot i kemi me bollëk...
Sikur po vërehet nga këto krahasime të çuditshme, si në kohën e pavarësisë “ahtisariane” të Kosovës shtet sot, ashtu edhe të asaj “titiste” dikur, shqiptarët mund të lypin gjithçka dhe të kenë çdo gjë, por kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të kërkojnë të drejtën e tyre të garantuar edhe me dokumente dhe karta ndërkombëtare, sikurse është e drejta për vetëvendosje dhe mundësia e bashkimit me Shqipërinë?!
Një kërkesë të tillë popullore, sot në Kosovën “ahtisariane” e ke ta ndaluar edhe me Kushtetutë??!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi