Gëzim MUÇOLLI:ZHGËNDËRR VENECIANE
Faqja 1 e 1
Gëzim MUÇOLLI:ZHGËNDËRR VENECIANE
Gëzim MUÇOLLI:ZHGËNDËRR VENECIANE
qyteti i amshueshëm
... zgjohet me ëndrrën përgjysmë
nga gjumë i lashtësisë
jo rrallë somnambul
brigjeve të lagunës
i përrmallur për tokën e republikës
të përrallisur
mes mjegullës së përjetshme
mes cektësirave dhe baticave
jo veq moti,hëna dhe “ujë i lartë”
ndërrojnë cikle
qielli mendjeje dhe historie
qytet i rrallë
që pikturave ua fali shpirtin
e poetëve të dehur nga jeta
ua lidhi këmbët
rrugicave të ngushta
e urave të gurta me harqe të
kohëve
të mijëvjeqarit të lavdisë
së dukëve
endem duke lexuar
emrat e kalleve veneciane
të shkruara në tabela guri
si ëndërrimtar i ikur
nga kohët e fjetura
atje ku flejnë popujt
dhe ndërgjegjjet e djegura
nuk mjafton libër dore i
përrallës turistike
as tregime legjendash
fantazmash të zgjuara
nga dëshpërimi
i shirave të turbullt në
pasqyrën e plumbtë
kur i gjalli venecian
thotë përherë pa gajle
lëre shiun të bie poshtë
e goditja e kumbonës
së dy “morëve”(të zinjëve)
shqyen pëlhurën e magjisë
dhe kujton kohën e luftës
në tokë aziatike
për të sjellë eshtrat e
shenjtorit
në sheshin me emër të tij
piazza san marco
mes ecjes me hapa
numërues
duke shmangur hapësirën
mes dy shtyllave
ku vdekja ngriste pushtet
me vulën e dogje di venecia
pas përshëndetjes së trishtë
te ura e psherëtimave
ku përshëndetej me jetën
e puthej me vdekjen
i dënuari shkelësi i ligjeve
të republikës
pse çuditen kurreshtarët
kur aty prapa
bazilikës san marco
dhe palazzo dukale
lexojnë shkrimin e gurtë
calle degli albanesi
nuk dijnë se prapa
kornizave me
shkëlqimin e kristaltë
të luleve të qelqit
e ngjyrave të ylberta të
dritareve
me dritë të vjedhur nga qielli
zonjat veneziane
vjedhurazi shikonin
rrugicën arbërore
aty ishin skutarinët
moisitë drago-jt,
që jepnin lajmin
e gëzuar
gjergji mundi turqit
edhe njëherë
evropën e shpëtuan arbërit
edhe njëherë arnautët
e thyen sulltanin
e jehona e
kumbonares san marco
i jepte zhurmë
mesazheve sms të kohës
kumbonare pas kumbonarje
deri te pallate mbretërish
të evropës
evropës së dashur që sot
don të na mësojë
civilizimin
ah
mos nuk është e vërtetë
ndoshta prap është
ëndër e tretur e mesjetës
ose komedia e pakryer
kur shoh maskat veneciane
të vjedhura
nga fotografi karnevalesh
që u rrinë mirë
të dërguarve të evropës
sheshit të prishtinës
që mbulojnë buzëqeshjen fallco
të ekuilibrave të
paftyrë.
Gëzim MUÇOLLI
21 Shkurt 2012 Venezia (Itali)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi