Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 26, 2012 3:33 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ 41555_100000277133709_1585906987_n
Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ

Mbledhur kruspull në errësirë,
shtangur nga vetmia,
duke vështuar gojëhapur në akuareline e yjeve
tundja ndonje ëndërr...me zërin tim ...apo...
zhgjoja veten nga gjumi i rënd,
bashk me mallin pa mbarim.

Pse thërras këtë zë të mekur ,
për të zbutur panikun mizorisht?!...
Pse torturueshëm lëndojë shpirtin tim?!
Pse kërkova ndërtim të ri,
apo, rindërtim në luginën saguare?!..
Pse shpresoj të jemi të lumtur,
mes therrjesh të kaktusit?!...
Eshtë ndryshimi i mjedisit gabim i trashëguar!..
Apo, kërkim mbështetje e gabuar ????...

Si ka kuptim të rrimë asgjekundi
si pacient të vrarë nga malli
përcjellë me një zë kumbues,
që zgjon ndjenjën
me një rrjedhojë të fsheht të ligësisë,
e ndar si dora nga krahu,
e përhumbur që pluskon në përroin murmuritës!...

Më dhemb gryka e qafës,
zënë ngusht nga fryma e mallit
duke gëlltitur fjalen e syrin mbytur në lot
tek sa imagjinata luan me malet,shkembin ,
vallen,këngen ,shetin mes qytetit.
Por kjo imagjinat, s'e shuan mallin dot!...

Doren vura në gjoksin tim
rrija ashtu e fshehur nga dielli e hijet
e shfiguruar dhe e maskuar nga lakuriqësia,
duke pedaluar si e cmendur në ajër,
gurëzuar, me një lloj neverie të shenjët e të pa fajë...

Enxhi Krasniqi Bardhaj:GURËZUAR PA FAJ 420997_369010589784842_100000277133709_1379454_1172285111_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi