Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRIJIMTARIA E MENTOR THAQIT

Shko poshtë

KRIJIMTARIA E MENTOR THAQIT Empty KRIJIMTARIA E MENTOR THAQIT

Mesazh nga Mentor Thaqi Sun Mar 04, 2012 8:09 pm

PO, N´ATË BEKIM...

(S.Rr.-Poet, te Ati yt-im, n´atë bekim dua t´jem dhe vet)

(Komentim poetik i vargut dhe fotografisë)

Diku pashë vet
e diku më thanë
dhe treguan
me varg,
me fjalë,
me pamje.
Nuk do e filloj
me një:
"Na ishte njëherë ...!",
se Ai është
sepse, Ai ishte,
edhe kur shkoi
nuk iku,
jo jo, lum miku!
Eh!
Epo,
që t´qahet halli
e t´shkrihet paksa
malli,
Ai,
i Madhi
shkoi
te i Madhi,
aty para Shpatës
iu dha URATËS
kundër Lëngatës
dhe insinuatës!
"O At, na japë Uratë!",
thirri Ai
- Dr. Ibrahim Rugova,
Presidenti.
O At,
atë Uratë
që dhe dje,
t´lutem, na e japë
dhe ne!,
thirri pastaj Poeti
Sabit Rrustemi.
Unë
plot dashni,
nderim
e mirësi
po lutem
pas ATIJ
dhe pas tij.
O At, Hyu Jonë,
me tënden Uratë
shekujve Jehonë,
o YnëZot
na beko sot,
pashë nj´atë Kastriot
dhe atë t´Madhin Mot!

Mentor Thaqi VS., 03.03.2012

Mentor Thaqi

Numri i postimeve : 1
Registration date : 02/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi