RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste - PSE !?
Faqja 1 e 1
RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste - PSE !?
RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste - PSE !?
Mr.sc.Nue Oroshi
Vargjet e këngëve të shkruara nga poetët popullorë shpeshherë kanë hyrë thellë në traditën tonë shqiptare, e cila është e begatshme me fjalë, shprehje dhe frazeologji të shumta që mundën t’i kanë lakmi edhe shumë gjuhë të huaja botërore. Një ndër ato fjalë që ësht përseritur shumë herë janë edhe fjalët e këngës „Bini Shalë se shkoi Veziri, mos me u ngut se met i biri“. Do shofim se çfarë lidhje ka kjo shprehje me temën që po trajtoj, se Pse RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste. Kjo ka të bëj me faktin, se gjithmonë gjatë krizave shtetërore që kanë pasur shqiptarët, e sidomos në periudhën e vonshme historike, në skenën qoftë edhe politike, por edhe mediatike, në të shumtën e rasteve kanë dominuar komunistët, ndërsa vazhdojnë edhe sot e asaj dite të dominojnë pasardhësit e komunistëve.
Kjo gjë shihet qartë, si rrezet e diellit, në RTK. Në këtë shkrim do të fokusohem pikërishtë në një ngjarje të madhe shkencore dhe kombëtare, që ndodhi me 26 Nëntor 2011, dhe, ku në lokalet e Banjës “Nëna Naile” në Kllokot, u mbajt Sesioni i Dhjetë Shkencor organizuarë nga Shoqata e Intelektualëve Mbarshqiptarë „Trojet e Arbrit. Në këtë Sesion Shkencor të dhjetin me radhë, muaren pjesë profesorët e nderuar nga të gjitha viset Etnike shqiptare, dhe diaspora e madhe atdhetare. Temë e këtij Sesioni shkencor ishte „Aspektet Qënësore të Shqipërisë Etnike 1878-1990“. Nga mediumet e Republikës së Kosovës në këtë eveniment të madh shkencor dhe kombëtar, ishin prezentë vetëm RTV21 dhe TV i Prizrenit, ndërsa mungonin mediuemet qendrore RTK, KTV dhe Klan Kosova. Derisa KTV-ja dhe Klan Kosova janë mediueme private që janë të projektuara për përhapjen e mendësisë Komuniste në Kosovë, sepse financohen direkt nga fondet dhe bosët e Internacionales proletare, që në të shumtën e rasteve janë edhe bosa të krimit internacional. Por edhe pse janë pjesë e shteteve dhe Parlamenteve Evropiane ata përcillën në mënyrë shumë rigoroze nga shtetet demokratike ku ata jetojnë e veprojnë. Si rast konkret është partia, Die Linke -Partia e Majte në Gjermani, ku rreth gjysma e deputetëve të kësaj partie përcillen këmba këmbës nga shtetit gjerman për misionet e tyre të dyshimta, qoft në Gjermani qoftë edhe jashtë saj.
Prandaji, ky mision kombëtar, dhe shkencor që bën shoqata e Intelektualëve Mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit”, bie ndesh me konceptin e KTV dhe TV Klan Kosova, si dhe me parullat e tyre proletare, që dje ishin parulla të „bashkim-vëllazërimit“, ndërsa sot e kanë të njejtën parullë por me një fjalë më ndryshe, duke ia përshtatur rrethanave kohore, ku parulla e tyre është, multietniciteti, pra, një bashkim-vëllazërim modern. Dhe këto dy mediume në një farë mënyre kanë pas të drejtë që nuk e kanë përcjellur këtë eveniment të madh kombëtar, dhe shkencor. Por, pse vallë këtyre dy mediumeve proletare iu bashkangjit edhe Radio Televizioni i Kosovës, i cili plotë gojën e ka se është një televizion publik që do të thotë, Televizion i cili e ka për detyrë dhe obligim t’i përcjell të gjitha ngjarjet qoftë politike, e në veçanti ato kulturore shkencore dhe kombëtare që ndodhin në Republikën e Kosovës.
Këtu nuk do të ndalem tek të gjithë ata gazetarë dhe gazetare që punojnë në RTK, dhe që e kryejnë punën e tyre ditore me nderë, për të mbajtur familjet e tyre. Por kryekëputë do të fokusohem tek Bordi i Drejtorëve të RTK i cili e bën politikën redaktuese në këtë medium publik që fatkeqësisht tani është shëndrruar në medium partiak, dhe e ka harruar misionin e tij publik. Si është e mundur që një medium që i thotë vetit publik ta bojkoton komplet një Sesion shkencor, ku marrin pjesë me temat e tyre mbi 100 profesorë, studiues, publicistë dhe veprimtarë kombëtarë, ndërsa ishin prezentë rreth 200 studiues, nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe Diaspora, kët mund ta dinë vetëm udhëhqsit e RTK, të cilët fatkeqsishtë ende kanë mbetur me të vjetrën, pra me komunizmin.
Po kush ishinë pjesëmarrësit dhe për kënd flitej në këtë Sesion. - Do të japë më poshtë vetëm emrat e pjesëmarrësve dhe titujt e temave, si dhe të atyre studiuesve që dërguanë temat por s’mundën të marrin pjesë, por që ishin pjesë të programit, e ata ishin: Prof. dr. Ramiz Abdyli, Shkupi në duart e çlirimtarëve shqiptarë më 1912, Prof. dr. Muhamet Shatri, Shqipëria dhe shqiptarët në fund të sundimit osman, Akademik prof.dr.Mark Krasniqi-Roli i Besës për Shqipërinë Etnike, Eugjen Merlika, -E Djathta – një domosdoshmëri politike, Dr. Dom Lush Gjergji, Jeta dhe vepra e Imzot Nikë Prelës, Ëilly Kamsi, Figura e Ejell Çobes, sipas kujtimeve të tij.
Duke vazhduar me Dr.Sc.Qerim Lita, Veprimtaria e Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare në Turqi në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, Tomë Mrijaj, Figura atdhetare e Kapidan Marka Gjonit të Mirditës, Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, Kolonel Sylejman Vuçiterni para Gjyqi Special të Tiranës, Prof. dr. Romeo Gurakuqi, Dokumente angleze për aktivitetin kombëtar të Prenk Bib Dodës,Prof. dr. Xheladin Shala, Katër opsionet për kufirin shqiptar në Konferencën e Londrës më 1912, Prof. dr. Haki Kasumi, Ukshin Hoti dhe koncepti i tij për çlirim dhe bashkim kombëtar, Prof.dr.Uran Butka, Marrëveshja kombëtare e Mukjes dhe pasojat historike të prishjes së saj, Dr.sc.Pjetër Pepa, Kontributi i klerit shqiptar në çështjen kombëtare, prof.dr.Iljaz Goga, Safet Butka, simbol i vetëmohimit kombëtar, Prof. dr. Izber Hoti, Absurdi teorik dhe historik për kombin kosovar, Prof. dr. Shefki Sejdiu, L. Albanie Inconnue, vepër e G. L. Jaray, Mentor Quku, Ymer Lutfija, martir i Shqipërisë Etnike, Prof. dr. Rexhep Doçi, Shqipëria Etnike sipas onomastikës, Prof. as. dr. Shefqet Hoxha, Konferenca e Bujanit, refleksione, Fatbardha Saraçi–Mulleti, Eugen Merlika një fëmijëri nëpër kampet enveriste.
Ndërsa Dr.sc.Lush Culaj,paraqitet me temën Zefi i Vogël në Kryengritjen e vitit 1912, Mr.sc.Ahmet Mehmeti, Tragjedia çame, Visar Zhiti, Letërsia e burgjeve, Nexhmi Bushati, Përkushtimi politik i Hafiz Ali Krajës, Dr.sc. Esilda Luku, Gjeopolitika evropiane dhe Republika Shqiptare 1925-1928, Dr.sc.Brikena Smajli, Historia e mohimit të lexuesit shqiptar (rasti Zorba, Pipa, Luzaj), Gjovalin Çuni, Debati shkencor rreth rishikimit të historisë shqiptare, Mërgim Kortsha, Mendësia e sotme në varganin e historianëve të diktaturës, Prof. dr. Mehmet Rukiqi, Mujë Loshi dhe urtia e tij, Mr. sc. Nue Oroshi, Ismail Verlaci, kryetar i Blokut Kombëtar Independent, Mikel Gojani, Imzot Mark Sopi përfaqësues i denjë i fesë, kulturës dhe i kombit, Fazli Hajrizi, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës përballë çetnikëve tetor-nëntor 1941, Klajd Kapinova, Kryengritja e Malësisë e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, Avni Bilalli, Emin Fazlia kryetar i BKDSH dhe kontributi i tij atdhetar, Agron Shabani, Roli i Nacionalizmit në kultivimin e bashkëjetesës fetare tek shqiptarët, Mr.sc Mehmet Gjoshaj, Aksioni për mbledhjen e dhunshme të armëve në Kosovë, më 1955-1956, terror i organizuar shtetëror, Dr. sc. Riza Sadiku, Shqiptarët e Australisë për Shqipërinë Etnike, Emin Fazlija, Dëshmorët e kombit nga Shala e Bajgorës pas Luftës së Dytë Botërore, Prof.Dr.sc.Qerim Dalipi, Të dhëna për Shqipërinë Etnike në dokumentet franceze (1878- 1879),prof. Dr.sc.Fehari Ramadani, Aspekte te marrëdhënieve shqiptaro-austro-hungareze në fund të shek. XIX, Gjetë Doda, Komunizmi dhe Shqipëria, Aleksandër Ndoja, Copëtimi i Shqipërisë në sintomi me copëtimin e Mirditës, Petrit Palushi, Kujtimet e Neshat Bilallit, dëshmi historike, Behram Hoti, Kontributi i mr. Jetish Kadishani dhënë të Djathtës Shqiptare, Hasan Belo, Politika e shtetit shqiptar ndaj emigrantëve kosovarë (fundi i viteve 30 të shek. XX),
Kurse Mr.sc.Ekrem Kryeziu,paraqet temën Globalizmi dhe çështja kombëtare, Selim Lokaj, Cenë (Imer) Imeraj 1939-1992-një jetë në shërbim të atdheut, Mr.sc.Parim Kosova, Ibrahim Lutfiu besnik i idealit kombëtar, Faik Krasniqi-Zhilivoda, Burrëria e Liman Krasniqit dhe guximi i Zylë Zhilivodës, MA Teuta Shala-Peli, Salih Rama në Komitetin ”Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Mr. sc. Ramadan Mehmetaj, Ukë Sadri Berisha, jeta dhe veprimtaria atdhetare, Valbona Mlika, Xhelal e Abdyl Hardolli figura nacionaliste shqiptare, Bedri Tahiri, Xhemë Tërnafci, bashkëluftëtari më i ri i Azem Galicës, Rrustem Rugova, Qëndresa e istogasëve kundër pushtuesve serbo-malazez më 1912, Pjetër Marku, Abacia e Oroshit qendër i diplomacisë, Mr. sc. Besim Morina, Familja Bajraktari e Suharekës–shembull i qëndresës kombëtare, Isuf Bajraktari Mirashi, Kosovë Rexhë Bala -veprimtaria atdhetare e letrare, Hysen Azemi, Veprimtatria atdhetare e Shemsi Hazirit,Fitim Rifati, Roli i Hasan Prishtinës në Lëvizjen Kombëtare (1908-1912), mr.sc.Shkodran Imeraj, Xhemajl Abazi-një jetë për atdhe, Rexhep Maksutaj, Vrasja e katër mësuesve në Shishman të Bokës më 1954.
Mumin Zeqiri, Llojani dhe fshatrat përreth përballë ripushtuesve, 1944-1945, Vehbi Isufi, Sakrifica e familjes Fazliu të Gjyrishevcit, Ukë Qerreti, Sejfullah Haxhiajdini apo Sejfa i Najes luftëtari i Shqipërisë Etnike,Rexhep Kastrati, Analizë e përmbledhjes E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike IX, Talat Pllana-E vërteta për Demonstratën e vitit 1968 në Mitrovicë, Prof. dr. Zenun Gjocaj, Vepër me vlerë për Azem Bejtë Galicën (recension), Mr.sc.Kadri Mani-Hajriz Demaku dhe Lufta e Shaban Polluzhës,Lulzim Hajdari, Hoxhë Mehmeti, figurë e spikatur atdhetare, Idriz Lamaj –Veprimtaria e Komiteti Kombëtar Shqipëria e lir, Mr.sc.Bedri Muhadri-Roli i nacionalizmes shqiptare ne Has, Rukie Rama, Keqtrajtimi i Bashkim Bajram Demalisë në Burgun e Spaçit, Selman Etemi, Kontributi Kombëtar i familjes Raci nga Siqeva, Fritz Radovani, Urat lidhëse të kështjellave shqiptare me Evropën e qytetëruar në shek. XX, Prof.dr.Bahtie Gerbeshi-Zylfiu-Shqiperia” e Bukureshtit per shkollat shqipe, Mr. sc. Mustafë Haziri, Greva e minatorëve të Trepçës, shkurt 1989, Mr.sc. Sadri Rexhepi, Zeqë Verbani dhe veprimtaria e tij atdhetare,Abaz Fejzullahi, Rreth çështjes së bashkimit kombëtar, Lebit Murtishi, Shqipëria Etnike – ideal historik i shqiptarëve, Mr. sc. Nuridin Ahmeti, Roli i nacionalistëve në trevën e Opojës 1941-1945, Frrok M. Kristaj, Atë Luigj Palaj, martir i fesë dhe i kombit, Hasan Gjonbalaj - Malësoret në vijën e parë të frontit, Tafil Duraku, Kohë për ta bërë Shqipërinë, Dr.sc.Jusuf Osmani, Vendbanimet cerkeze në Kosovë, mr.sc.Zelije Shala, Dhuna dhe terrori në Therandë gjatë vitit 1946,Alban Dobruna, Shejh Ahmet Pazari dhe ngritja flamurin në Tiranë më 1912, Paul Tedeschini, Jetëshkrimi i juristit shqiptar, dr. jur. Emid Tedeschini (1909-1989), Ajet Bejta, Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Halim Vllahisë, Dr.sc. Sulltane Kojçini-Ukaj, Veprimtaria atdhetare e Sylejman Haxhimustafës, Mr.sc.Adem Murati, Hasan Prishtina për shkollat shqipe në Anamoravë, Daniel Gazuli, Poeti i ëmbëlsisë Dom Nre Zadeja, Mr.sc.Engjell Berisha-Paraqitja e vizionit Djathtist në Shkrimet e Teki Dervishit, Dr.sc.Halit Shabani-Qel Shabani një atdhetar i lën në harres, Pjeter Geci- Pse duhet ta rishkruajm historin tonë,Dod Pepkola-Nacionalizmi në Mirdit gjatë luftës së dyt botërore, Fadil M. Javori – Nacionalizmi dhe komunizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë,Sadik Tahiraj,Terrori i çetniko-partizanëve në Drenicë,
Uran Butka-Shënime për librin ”Konspiracioni Antishqiptar Sllavo-Grek i Autorit Sabri Maxhuni, Sheremet Ajazi-Arif Shala dhe Ismail Thaqi Dy figura të shquara të qështjes Kombëtare, Gjon Marku-Mirdita treva e Vetëqeverisur që nuk njohu asnjë lloj pushtimi, Etem Ajeti-Familja Ajeti dhe Kontributi i pandalur i saj për qlirimin e trojeve shqiptare.
Ky ishte Programi i kompletuar i kësaj ngjarjje të madhe shkencore dhe kombëtare i paraqitjes së aspekteve qenësore të Shqipërisë Etnike ndërmjet viteve 1878-1990. Edhe pse këtë eveniment shkencor e bojkotoi tërsishtë RTK-ja, vetëm disa ditë më vonë ajo nuk e kishte lëshuar rastin pa e pasqyruar një aktivitet të dyshimtë që bëhej fjalë për një palolibër të kujtimeve për kriminelin Fadil Hoxha, i cili ka luftue me ja kthye Kosovën Serbis, dhe na solli ripushtimin sllav.Këto shkarravina i kishte shkruarë Ekrem Murtezaj, një komunist dhe besnik i tij, i cili ka qenë këshilltar i Fadil Hoxhës dhe tash vazhdon te jete zëdhenës i tij për se vdekuri. Dhe, duke parë këto sekuenca filmike të RTK/së, me shkoi mendja, se, si do ta ndienin vetën sot atdhetarët shqiptarë më këtë anashkalim që iu bën RTK-ja këtyre atdhetarëve shqiptarë që e themeluan Lidhjen Shqiptare te Prizrenit në vitin 1878, atyre që e bënë Shqipërinë në vitin 1912, apo atdhetarëve nacionalistë të cilët u martirizuanë për Shqipërinë Etnike në vitet 1941 -1990.
Duke par në RTK këto sekuenca të këti farë komunisti me emrin Ekrem Murtezaj më shkoi mendja, athua ky komunist i pandreqshëm, i ka paraqitur në libër, Masakrën e Tivarit, si dhe Masakrën e Bihorit, masakrat në Drenicë,masakrën në Kullen e Popit ne Istog,masakrën në Monopolin e duhanit në Tetovë. Athua ka shkruar ndonjë gjë për mijëra nacionalistët e vrarë shqiptarë,dhe për dhjetra e mijëra të tjerë që e lëshuan vendin nga presioni i komunistëve. E në krye të këtyre masakrave në Kosovë ishte krimineli Fadil Hoxha me bashkëluftëtarët e tij sllavë, si dhe krimineli tjetër në Shqipëri Enver Hoxha, i cili e kishte kryer të njejtën qështje vrasjen e atdhetarëve shqiptarë që luftuan për Shqipërinë Etnike. Është e pakuptimtë që RTK që pretendon se angazhohet për afirmimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe vlerave të saj, ti bejë reklam Fadil Hoxhës që është bere shkaktarë për me mbetë Kosova nën Serbi. Pra këtu diçka nuk është në rregull, si ka mundësi që krahas dëshmorëve dhe heronjëve të Ushtris Çlirimtare të Kosovës të reklamohen në të njejtin medium edhe argatët e serbëve.
Me siguri udhëheqësit e RTK-së nuk e kanë ndëgjuar as këngën e kënduar nga Pjetër e Ndue Lleshi, për 14 nacionalistët e vrarë në qafë të Valmerit në Mirditë nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, kolonelët kriminel rus Sofolevski e Valevski ku po i citoj vetëm disa vargje të kësaj kënge:”/Ka ra Xhama po me u dridh malet/ Nje vorr të thell per burra hapet/ Nqaf t’Valmerit haj medet/nuk qen pak more katermdhjet/ Pa i gjykue po na i bajn tradhtar / Shtat dit nburg nteten nlitar”. Ahë medet. Edhe sodë e kësaji dite atdhetarët e Shqipërisë Etnike po konsiderohen të papërshtatshëm nga bordi drejtues i RTK-së ku fatkeqësisht edhe sot e asaj dite RTK-ja ka mbetur medium i mendësisë komuniste, derisa udhëhiqet nga njerëz të kësaji mendësie.
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi