Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu sjell poezi nga Agim Gjakova

Shko poshtë

Sylejman Aliu sjell poezi nga Agim Gjakova Empty Sylejman Aliu sjell poezi nga Agim Gjakova

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 08, 2012 2:30 pm

Sylejman Aliu sjell poezi nga Agim Gjakova 274067_1652258219_5883805_n
Sylejman Aliu sjell poezi nga Agim Gjakova
Sylejman Aliu sjell poezi nga Agim Gjakova 426953_3157087020076_1652258219_2636602_1336484552_n
NË VORBULLËN E NDJENJËS

Kërkoj një mik
...
kërkoj
një armik

asgjë intime
asgjë
publike

gjej një gur
gjej
një mur

imazhi i gjuhës
gjuha e frikës

fjalët nuk thuhen
gjithçka
pëshpëritet.

MOS MA SHIHNI PËR TË MADHE

Kur fryn era
mbështillem mirë dhe ruhem
të mos më zërë myku i politikës

haparaven kokrrizat e rërës
që vijnë nga hapësira të ndotura
të m’i qorrojnë sytë

kur del dielli
rrethohem me çarçafë të bardhë
të mos më thahet lëkura e ndërgjegjes

avullojnë ujëra të pista
që rrinë nëpër pellgje të hipokrizisë
të ma përdredhin kryet

mos ma shihni për të madhe.

KAMELEONËT KRISTALE

Rrezellitnin nëpër të gjitha reflekset
dhe shkepeshin qiellit të palavdëruar
kur binin në tokë
shndërroheshin në copa qymyri
që thurnin piskamë në fundin e shekullit

parodia përmblidhte qetësinë dhe heshtjen
në hijerëndën sentimentale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi