Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Dhuratë nënës

Shko poshtë

Agim Gashi:Dhuratë nënës Empty Agim Gashi:Dhuratë nënës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 09, 2012 1:07 am

Agim Gashi:Dhuratë nënës 424811_10150601479929077_644509076_9446488_830067904_n
Agim Gashi:Dhuratë nënës

Spitali Augustinus Düren-Lendersdorf

Oh moj nënë e dashur nënë
Që më ke rritë me shumë mundime,
Në vend të luleve për festen tënde
Po ta dergoj unë zemrën time.

Merre e veje pranë zemrës sate
Le të rrahin që të dyja,
E të brohorisin në këtë Jubile
Rroftë Kosova e Rroftë Shqipëria!

I kam thënë kësaj zerës sime
Ta hapim sbashku nga një dritare,
Nga një lule për këtë festë
Ua falim të gjitha nënave shqipëtare.

E zemrat tona le të knaqen
Se në këtë jetë na janë kallë,
Të freskohen tue dhurue lule
Për të gjitha nënat e botës mbarë.

Nga spitali oj nëna ime
Në këtë shtrat ku po lëngoj,
Miliona puthje në rrudhat tua
Për këtë ditë unë ti dergoj.

Në këto momente të merzisë
Në vdekje do t´kisha shku tuj këndu,
Veç me mujtë moj nëna ime
Edhe njëherë me të përqafu.

Urime nëna festa e Juaj
Urime nënë e imja nënë!

07.03.2012
Spitali Augustunus
Düren-Lendersdorf
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi