Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputetit Azem Syla i ndalohet përjetësisht hyrja në Zvicër

Shko poshtë

Deputetit Azem Syla i ndalohet përjetësisht hyrja në Zvicër Empty Deputetit Azem Syla i ndalohet përjetësisht hyrja në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 10, 2012 12:55 am

Deputetit Azem Syla i ndalohet përjetësisht hyrja në Zvicër


Deputetit Azem Syla i ndalohet përjetësisht hyrja në Zvicër Azem-syla_

Autoritetet e entit për migracion në Sollothurn të Zvicrës, konfirmojnë lajmin për agjencinë e lajmeve “COMEZE”
Me duar të përlyera përmes likuidimeve të ndryshme në Policinë sekrete të Kosovës, Azem Syla vazhdonte të mbaj “Vizën C” lëshuar nga entet Zvicerane. Kësaj i ka ardhur fundi pasi EULEX-i ka kontaktuar Entin për Migracion të Zvicrës.
Pasi EULEX ka zbuluar se Azem Syla është i lajmëruar në Zvicër në mënyrë oficiale, mirëpo ai ka atje vetëm një adresë, kjo gjë ka shtyre entin për migracion të Zvicrës që të kontrolloj dokumentacionin e tij të lëshuar nga zyra e Migracionit në Sollothurn.
Për këtë, Azem Syla është lutur të dorëzoj dokumentacionin e tij para Entit për Migracion deri më datën 20 Maj të këtij viti, përndryshe ai do të kërkohet nga Entet Zvicerane me fletëarrest ndërkombëtar.


Gjykata në Sollothurn ka sjellë vendimin për këtë që nga data 13 Shkurt dhe ka informuar Azem Sylën mbi këtë, mirëpo deri më tani nuk ka ardhur ndonjë dokument nga ai, informon për agjencinë e lajmeve “COMEZE” një punëtor i entit për migracion në Sollothurn.
Sipas informatës së mësuar nga agjencia e lajmeve “COMEZE.NET”, në vendimin e gjykatës nga Azem Syla kërkohen rreth 426.000 (katërqind e njëzetegjashtëmijë) Franga të kthehen prapa ngase ato ai kishte marrë me mashtrime nga shteti Zviceran. Kjo shumë të cilën Azem Syla mori nga shteti zviceran daton vetëm nga viti 2002- 2011, ndërsa për shumën e marrë me të padrejtë vite më parë është duke u analizuar nga Enti për ndihmë sociale.
Azem Syla kishte kërkuar azil nga Entet Zvicerane në vitin 1994 ku edhe iu pranua, por ai nuk punonte , duke marrë kështu ndihmë sociale vite me radhë. Për shkak të një atesto në të cilin vërtetohej se Azem Syla është i sëmurë psiqikisht, Ai është pensionuar para kohe si një invalid 100% dhe pa shanse shërimi.
Kjo nuk ishte e tëra ku Azem Syla mashtroj shtetin Zviceran. Në prokurorinë e Sollothurn-it ka arritur një akuzë ku Azem Syla përmes mashtrimeve ka marrë një shumë të madhe parash dhe tani kjo gjë u zbulua si një mashtrim.
Në anën tjetër, Enti për Migracion në Zvicër është duke bashkëpunuar me EULEX-in për të nxjerrë këtë shumë “Borxhesh” nga ai. Sipas Gjykatës ekziston një mundësi që prona e patundshme e Azem Sylës të cilën ai posedon në Kosovë të shitet dhe me paratë e nxjerra të paguhet ky borxh.
Gjykata nuk fajëson vetëm Azem Sylën në këtë çështje. Ajo ka fajësuar po ashtu Entin për Migracion të Sollothurn-it ngase Vazhdimi i vizës së tij në vitin 1999 nuk duhej të bëhej sepse ai posedonte një vend të punës në Kosovë si parlamentar.
Shoqata e Sigurimeve e cila ka dërguar Azem Sylën para Gjykatës për shkak të mashtrimeve ka lutur Gjykatën që të mos kthej atë për në Kosovë përderisa nuk ka përfunduar gjykimi mbi çështjen e Sigurimeve. Gjykata ka shpjeguar se vendimi i marrë për kthimin e tij për në Kosovë është i paprekshëm, ndërsa për mashtrimin e Sigurimeve do të arrihet një dëmshpërblim pas shitjes së pronës së tij në Kosovë (nëse arrihet deri tek kjo pikë). Gjykata ka shpjeguar Shoqatës së Sigurimeve se nëse nuk mund të nxjerrin paratë nga prona e patundshme e Adem Sylës në Kosovë, atëherë Shoqata e sigurimeve mund të nxjerrë paratë e saja në brendësi të shtetit pranë Entit Kryesor për sigurime në Zvicër.
EULEX-i ka kërkuar nga Enti për Migracion i Zvicrës që të nxjerrë një regjistër nga Gjykata zvicerane, ku përmes këtij regjistri do nxirreshin fakte të reja në krimet e bëra nga Azem Syla gjatë kohës së tij pranë Policisë Sekrete. (Agjencia e lajmeve “COMEZE”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi