Shaban Cakolli:Jasharajt ia kthyan buzëqeshjen atdheut dhe fëmijëve tanë
Faqja 1 e 1

Jasharajt ia kthyan buzëqeshjen atdheut dhe fëmijëve tanë
Shkruan:Shaban Cakolli
Opinione nga diaspora
Mbi popullin tonë liridashës kanë shkelur armiq nga më të egrit,janë sulur mbi ne me shpresën e tyre se po na zhdukin nga faqja e dheut.Na coptuan duke na nda tokën tonë në mure,duke ua dhuruar fqinjëve të vet.Armiq nga më të ndryshmit përgjakën tokat tona,ndryshuan hartën tonë filluar nga Romakët e Cezarit,Osmanlinjët,musolinët,hordhitë sërbe që nga koha e Stefan Dushanit, Karagjorgjeviçët e viçët tjerë deri te Millosheviçët.Ishte vështirë të gjindej në botë një popull i vogël si ishim ne shqiptarët e ndarë e të coptuar,që të ketë luftuar aq shumë,që të ketë guxuar aq shumë me trimëri e mençuri të ballafaqohet me armiq të mëdhenjë,të i thyaj ata dhe të del kryelartë para historisë. Po, sepse historia i kishte mësuar se ata popuj që nuk luftojnë për të drejtën e tyre zhduken.
Shaban,Hamëz dhe Adem Jashari
Fuqitë e Mëdha i shiqonin këto luftëra shfarosëse mbi ne me gjakftohësi,qetësi e kënaqësi,u desh një qëndresë e madhe e shqiptarëve,që me krisma armësh të ua prishte qetësinë dhe sigurinë Fuqive të Mëdha dhe të i vëjnë ato në lëvizje.Ishin vet Fuqitë e Mëdha ,ato që i ndihmuan Sërbisë fashiste të na mbante peng një shekull,të shfrytëzonte djersën,pasurinë dhe gjakun tonë.Të na dëbonte nga puna kur ajo donte,të na burgoste me çfardo preteksti që i binte ndërmend,të na vriste e të na akuzonte se kinse bënim vetvrasëje!Të gjitha këto na i bënte me një mjegull syshë,me një autonomi të cunguar,edhe pse ne kishim të drejtë të shkëputeshim,sllavët me forcën e hekurt shfrytëzuan djersën dhe gjakun tonë për të ruajtur Jugosllavinë!Vitet e tetëdhjeta pushtuesit e pangopur ndryshuan gjithçka ndaj nesh,ata tani do të na merrnin edhe atë autonomi të vogël që kishim dhe të na bënin robër,të gjitha planet veq i kishin hartuar dhe filluan nismën e zbatimit të tyre.Viteve 80-;Adem JASHARI;filloi organizimet e veta ilegale mes të cilave kërkonte mobilizimin e popullatës.
Adem Jashari pjesëmarrës I demonstrative të vitit ‘81
Ademi ishte pjesëmarrës aktiv i demostratave të 81,e bashkë me Hamzën në protestat e vitit 1989.Viti 1989 ishte viti i fundit i veprimtarisë së tijë paqësore.Ademi kishte kryar shkollën,por nuk kishte punuar asnjëherë.Ai e kishte thënë qartë”Punën e shkjaut nuk e dua,nuk dua pushtuesi të gllabëroi djersën time”!Një burrë i shëndoshë me gjoks të çelikosur,me një pamje të vrërët,mik shumë i çmuar e i dashur,nuk mbanë mend shqiptarë që të kishte ndërruar një fjalë të ligë me te.Pamja e vrërët në fytyrën e tijë ishte rrufe,e cila që moti ishte pregaditur të shpërthej diku,kuptohet mbi armikun i cili kishte ngulitur mbi vendin tonë dhe po shkilte gjithçka shqiptare.
Në vitin 1990 Ademi i kishte hyrë formimit të grupeve të armatosura.Po krijonte lidhje të ngushta me njerëz të gatshëm për sakrifica anekëndë Kosovës dhe trojeve shqiptare.Policia sërbe i kishte rënë në gjurmë,ajo Ademin e kishte identifikuar si organizatorin kryesor të këtyre grupeve që përbënin bërthamën e Ushtrisë së ardhshme çlirimtare.Në vitin 1991 Ademi me Muratin shkonin në Shqipëri për të u stërvitur për të pregatitur betejat kundër çetnikëve polic sërb që pa vra mendjen shkilnin mbi dinjitetin shqiptarë.Atë kohë ata arritën të kryajnë disa akcione të armatosura mbi policinë rebele sërbe.Hamza qëndronte në fshat,duke pregaditur betejën e brendshme dhe duke u kujdesur për familjen.Krerët sërb kishin një mendim të keq,me budallallëk,ata mendonin të zhduknin familjen Jashari,e cila edhe nuk zhdukej dot,me shpresë që pas zhdukjes së tyre gjithçka ndër shqiptarë do të përqahet dhe lufta e këtij populli për pavarësi do të shtypet!
Me këtë shpresë pushtuesi edhe mori nismat:Rrethimi i parë i Jasharajve u bë me 30 dhjetor 1991,me forca të mëdha policore makineri moderne luftarake,rrethuan kullat e Jasharajve dhe i ftonin me megafon të dorëzoheshin!Kjo thirrëje ishte qesharake,sërbët nuk e dinin se të bijët e Shaban Jasharit,këtij burri veprimtarë të pushkës e penës së gjalli nuk dorëzohen.Ftesës së tyre iu përgjigjen Jasharajt me grykë të pushkës.Ata fyt me pushtuesin u matën orë të tëra dhe pushtuesit u detyruan të tërhiqen prapa.Jasharajt tani më nuk ishin të vetëm,fshatrat e Drenicës po i mbështetnin këta trima,të cilët tërë potencialin e kishin vënë në shërbim të çlirimit nga Sërbia.Po,pushtuesi do e provoj sërish me rrethimin e dytë me 22 janar. Rrethimet që organizonin sërbët bëheshin orët e mesnatës pa gëdhirë,me shpresë se do të i gjenin në gjumë,këtë zeje tinzare e kishte mësuar Sërbia,kështu masakronte njerëz në gjumë,po te Jasharajt nuk mund të ndodhte kjo.Jasharajt nuk flinin,ashtu si lumejt që nuk flejnë.Ata iu përgjigjen kriminelëve me armët e tyre besnike dhe i detyruan kriminelët të ikun me panikë nëpër errësirë.
Pesë marsi i vitit 1998 ishte një rrethim pak më ndryshe,nuk ishte rrethuar vetëm kulla e Jasharajvepor gjysma e Drenicës.Epiqendër sërish ishte kulla e Jasharajve,po rrethimi i Drenicës kishte qëllim që të pengoheshin drenicasit të u vinin në ndihmë Jasharajve.Nga tridhjetë antarët e familjes në shtëpi ishin njëzete dy.Ata e kishin hetuar larg rrethimin,mundësitë për të u larguar i kishin,por nuk bëren asnjë përpjekëje të largoheshin.”Sot do të kemi luftë,iu tha familjarëve Adem Jashari,përhajr na qoftë”:Rafalet u dëgjuan nga Jasharajt,ata po fillonin betejën për mbrojtëjen e pragjeve të shtëpisë,atdheut dhe kombit.Një shtet i tërë i Sërbisë fashiste me forca të mëdha luftarësh,makinerishë luftarake,sulmonin një shtëpi të vetme.Adem Jashari ky kreshnik i legjendave me vëllain Hamzën,po bënin luftë kundër një pushtuesi,në njerën anë jehonin krismat e rafaleve të tyre,në anën tjetër jehonte kënga e komandantit legjendar.
Komandant Adem Jashari
Ky kolos i historisë Shqiptare ishte djali i vogël i Shaban Jasharit.U lind nënjë ditë që ishte datë historike,datë e shënuar 28 nëntor 1955.Kjo është datë e ditës së Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.Ademi u lind në Prekaz të Drenicës. U rritë në një kullë ku flitej për vuajtëjet e shqiptarëve ë pushtuar,për trimëritë e sakrificat shqiptare,luftërat shekullore dhe përpjekjet për çlirim,u frymëzua nga kjo kullë,u mbush atdhedashuri dhe kishte të vetmin qëlim,çlirimin nga pushtuesi.Shkollën e mesme teknike e kreu,por nuk kishte dëshirë të punonte në regjimin pushtues dhe nuk punoi.Ishte baba i pesë fëmijëve,që njihen si pesë luftëtarë kundër pushtuesit.Adem Jashari,si dikur Skënderbeu ynë i famshëm,u vu në ballë të popullit të tijë të vogël në numër,por të madh në qëndresë dhe trimëri.Hapi i tijë i vetëm ishte çlirimi i Kosovës dhe shpallja e saj shtet i pavarur.Me pushtimin e Kosovës nga ushtria dhe policia sërbe,Ademi zgjodhi rrugën e nderit,rrugën e luftës së armatosur duke vënë jetën e vet dhe familjes së tijë në themelet e pavarësisë.
Adem Jashari,legjendë përjetësie
Ademi u bë simbol i një lufte heroike,por të pabarabartë,shembull si qëndrojnë popujt e vegjël.Një simbol qëndrese dhe vendosshmërie për realizimin e të drejtave kombëtare.Organizimi i një lufte guerile,qëndrushmëria ndaj një pushtuesi të hekurt armik,e mahniti edhe botën dhe e nxiti të kthej shiqimin nga ne. Populli shqiptarë humbi njërin ndër bijët më të shtrenjët,besnikun dhe trimin e pamposhtur në luftë me armikun,legjendarin Adem Jasharin.Ai u bë udhërrëfyes dhe dritë e kombit.Fashistët sërb të cilët kishin menduar se me vrasëjen e tijë do të shuajnë guximin e shqiptarëve për çlirim,u mashtruan rëndë.
Trimat e UÇK-së me vendosmërinë e pathyeshme vazhduan luftën pır çlirim.Ata i shtuan telashe edhe fuqive të mëdha,edhe armiqët i detyruan të hyjnë në dialog me ndërkombëtarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Sërbet mendonin se do të mashtronin ndërkombëtarët dhe do të mbanin Kosovën të pushtuar.Po tani bota e kishte parë luanin sërb si shqyente dhe masakronte një popull liridashës të pambrojtur,në pamundësi të matej me trimat e maleve ku jehonte grykëholla.Rasti i parë në histori ku bota u vu në krahun shqiptarë dhe bashkarisht detyruan fashistët sërb të ulin armët dhe me gishtërinjë në gojë të kthehen nga kishin ardhur.Lufta e Adem Jasharit dhe trimave të UÇK-së ia ndërroi kahjen historisë shqiptare në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.Trimat e rënë për çështjen madhore ranë për të mos vdekur kurrë.Ata u bënë dritë e kombit,ia kthyan buzëqeshjen atdheut dhe fëmijëve tanë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi