Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në mesin e familjarëve të nxënësve të rrahur

Shko poshtë

Në mesin e familjarëve të nxënësve të rrahur Empty Në mesin e familjarëve të nxënësve të rrahur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 11, 2012 1:31 pm

Në mesin e familjarëve të nxënësve të rrahur


Në mesin e familjarëve të nxënësve të rrahur Valmir_1_689737257
Asnjë autoritet përveç përfaqësuesve të partive shqiptare, nuk e ka marrë mundimit të shkojë pranë familjeve të nxënësve të rrahur, të cilët pas daljes nga spitali, janë mbyllur në 4 muret e shtëpive. Asnjë lëvizje nga ministria e brendshme, shëndetësisë apo arsimit për të ndarë këtë hall me familjarët. Kamera e ALSAT u rikthye sot në shtëpinë e Sheval Sulejmanit, nxënës i vitit të tretë, i dalë nga spitali një ditë më parë. Ende duke rikuperuar plagët, 17 vjeçari ndihet i zhgënjyer nga shteti, i cili nuk ka lëvizur gishtin pas ngjarjes.

"Përsëri ndjejë dhembje në kokë, nuk jam mirë aspak. Më duhet ndihmë e dikujt që të shkojë në shkollë, të më ndihmojë që të shkojë në shkollë. 90 përqind frikohem që të hyjë në autobusë, frikësohem se përsëri mund të më ndodhë e njëjta. Më lajmërohen shokët në telefon, janë të frikësuar edhe ata, nuk ka nxënës shqiptarë që nuk frikohet. Prej këtu e deri në Shkup rruga që e kalojmë është nëpërmjet fshatrave të maqedonasve kështu që duhet ta ndryshojmë edhe rrugën, nëse ndodh kjo mundet", ka deklaruar Sheval Sulejmani nxënësi që pësoi në incidentin e të së mërkures në autobusin numër 58.

Fjalët e Shevalit prekin cilindo. Gjyshi i tij thotë se do të bëjë të pamundurën që nipi i tij, t’i rikthehet jetës normale. Kjo është hera e tretë e rrahjes së këtyre nxënësve, por gjyshi Izair, nuk tërhiqet nga ideja që nipi i tij dhe gjithë fëmijët shqiptarë, të luftojnë për të mos hequr dorë nga shkolla.

"Si e përjetova, thash më mirë të jam unë i vdekur se sa nipin tim ta shohë të vdekur, më keq skam qenë asnjëherë. Vetëm sa nuk jam rrëzuar prej së keqes, si mundet djalin ta ritësh me gëzim, të ndash kafshatën e bukës nga goja, ta ushqesh, ta shkollosh dhe të dalin maqedonasi ti malltretojnë edhe atë siç ishte 30 persona ti rrahin 15 fëmijë, a është mirë kjo. Unë do të gjej rrugëdalje, nipin nuk e lë pa shkollë, për maqedonasit nuk e lë pa shkollë unë nipin, djali është pa shkollë, unë njejtë edhe nipi nëse mbetet, çka do të bëhet me ne, vetëm të hamë gjethe, në mal me kullotë pasi kush nuk ka shollë vetëm në malë mundet me dalë shkolla sot është dritë, nëse e ndal dritën në erësirë a mundet të qëndrosh nuk mundet, dhe pa shkollë nuk rrihet. Nëse mua më dëgjojnë të rinjët çka janë, pa shkollë nuk ka ardhmëri, pasi ne tu qëndru pa shkollë na ndodhin kështu raste", shprehet gjyshi i Shevalit, Izair SUlejmani.

Ky autobus, është i zakonshmi që kryen linjën nga fshati Çiflik drejt Shkupit. Bëhet fjalë për 22 kilometra,vetëm në një drejtim. Siç e shikoni, këto ditë autobusët janë zbrazur,duke venitur dëshirën për shkollën, por edhe duke forcuar ndarjen dhe urrejtjen. Pasiguria mbizotëron ende, dhe askush nuk merr guximin të udhëtojë me mjete publike.

"Po mundet përsëri të na ndodhë e njëjta, para dy ditësh përsëri në lagjen Pripor kanë zbritur disa persona për ti rrahur. Kena frigë për të udhëtuar me autobus, nuk kemi guxim me shku në Shkup, shkojmë në rrugë tjera por me makina dhe jo me autobusë", shprehet edhe një nga nxënësit e lënduar në incident Elham Jahiu.

Edhe familjet e të lënduarve të tjerë, ndajnë momente revolte dhe irritimi, për shkak të apatisë së autoriteteve. Ata kërkojnë veprime konkrete dhe jo vetëm fjalë nga krerët e shtetit.

"Askush nuk ka ardhur të na pyet se sa janë të rrahur fëmijët, nuk kanë marrë masa as një ambulansë nuk ka ardhur kurse këtu duhet me lëshu prej Qeverie ose kush duhet të vije, ti shohin fëmijët tonë sa janë akoma të shtrirë nëpër shtëpi, se sa janë të sëmur, askush nuk merr masa fare. Tash duhet fëmijët me i sigurue pasi ne nuk mendojmë që ti lëshojmë kështu pasi fëmijët tonë shkojnë në shkollë të shëndosh dhe kthehen të sëmur ose të vdekur ose të përgjakur", thotë Imer Sulejmani prindë i njërit prej nxënësve të lënduar.

Alsat e la fshatin Çiflig për t’u rikthyer, me shpresën se autoritetet do të ndërhyjnë. Këta të rinj dhe familjarët e tyre janë në traumë, kanë nevojë që nga psikologu e deri tek motivimi dhe garancia për t’iu kthyer normalitetit. (as)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi