Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“-DIELLI I ATDHEUT

Shko poshtë

Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“-DIELLI I ATDHEUT Empty Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“-DIELLI I ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 12, 2012 7:11 pm

Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“-DIELLI I ATDHEUT 260692_100002556155693_4943945_n

Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“

DIELLI I ATDHEUT
( p o e m ë )


Grykën e Bosforit, pyeteni
se flet, gjysma është lot
dhe gjysma... është det ...
Rr. Geci, Stamboll, 1993 )

Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë
Më të fortë ishim se vetë Sparta
Natën mbi Trojën nuk di të falë

Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet
Kjo është e thënë mbi të bardhë
Roma Çezarit, Nata Osmanlliut
Ilirinë e vranë me hekur e zjarr

Në një kontratë të vitit 1937
Të dënuar ishim,...me kalvar
Në atë ( kontratë ) të fqinjve
Shpërngulja ishte atentati i parë

Ku jemi, dhe a jemi gjëkundi
Që t´i bëjmë ballë shpërnguljes
Vrasjeve, djegieve, zvogëlimit
Doktrinave fashiste të fqinjëve


2
----------------------------------

Në këtë ngucje të serbëve
në errësirë të mallit jam
dyert i kam të mbylluara
me vrasës dhe ujë të kalbur

O jeta ime e munduar
tejpërtej i kam rënë ferrit
me vuajtje e kam këtë jetë
dhe pranga që m´i hanë duart

Burgjet kudo janë njësoj
uniformë, hetuesi , tortura
zvogëluesit e trojeve tona
të gjitha mynxyrat i dinin

Krajla, mbretër e perandor
që s´ i patëm kurrë asgjë
na shkulën dhe degëtisën
nëpër vende krejt të huaja

Njerëz të mirë të atdheut
ende s´jam krejt i harruar
gjakun si t´ia fshij plagës
plagën si t´ia fshij zemrës


3
-------------------------------------

Lexues,hapi regjistrat e kohës
hape shekullin e 19 dhe 20-të
dhe arkivat tona me Turqinë
brenda janë 2 qind kryengritje

Nuk ka njeri në këtë botë, që
ta fshij gjakun e shpërnguljes
plagët janë shumë shekullore
dhimbjet qenë të çdoditshme

Udha për Selanik me qerre
ishte një dramë më shumë
një përgjakje e papërshkruar
në ato ndjekje dhe dëbime

Një mik i imi, Armir Kosova
pjesëmarrës i (tre) luftërave
me lot në sy më drejtohet;
si t´ ia fshij gjakun plagës

Në çastin kur më dëbuan
tregon miku im i shpërngulur
putha pragun e shtëpisë sime
dhe mora një qese me dhé
që të mos më bjerë hiadha
apo ndonjë gjëmë çmendie

4
------------------------------------

I shpërnguluri në dhé të huaj
bën luftë me vetveten e tij
ai s´pajtohet në asnjë çast
që të heq dorë nga atdheu

Në këtë luftë të pashpallur
unë gjuhës i kërkoj ndihmë
fjalët ia pastroj çdo ditë
me gjuhën të mos harrohem
Në ato vite të shpërnguljes
Stambolli ishte një vrasje
ku “vetëdorzohej” identiteti
gjëja më e çmuar e njeriut
Në Bashkinë e Stambollit
në Zyrat e tyre për të huajt
tek po prisja në korridor
të merrja kombësinë turke
në radhët me ne, ishte një
Vajzë bjonde, vjeç 16 , nga
Keçekolla e Prishtinës, serbi
asaj ia kishin vrarë 17 veta
të familjen,vëllëzërit, xhajat
ndërsa vajza kishte shpëtuar
duke u fshehur në plevicë


5
--------------------------------

Ajo vajzë me tërë ato varr
doli nga zyra e zemëruar
ç´janë këto deftere turpi
unë kthehem në Kosovë
te varri i mamit dhe babit
dhe te varri i 3 vëllëzërve
o e gjallë s´ndërroj komb
dua diellin e fshatit tim
arin e diellit e kam atje
në fshatin me fytyrë bari
aty dua të bëhem nënë
dhe të lindi shumë fëmijë

O më të mirët e shpirtit
Gjergj, Aleks , Trëndëlinë
dhe juve që s´ po u njoh
gjuamëni me gurët tuaj
se unë biri juaj, Azgani
do duhej të isha me ju
të jepja dhe unë pak gjak
nga ( gjaku ) i trupit tim
Sa ( herë ) përmallohem
i bie telefonit e bisedoj;
Kosovë, tungjatjeta, si je


6
----------------------------------

katundi s´i është; si dolët
në mëngjes, a pati bastisje
a jeni të gjithë shëndosh
dhe sa nuse lindën fëmijë

Në varrezat e Stambollit
prehen me mijëra shqiptarë
thonë se vdiqën në këmbë
dhe me mall të atdheut

Nuk ka njeri në këtë botë
që t´a fshij gjakun zemrës
në Selanikun e atyre viteve
Selaniku ishte një përgjakje

Dëshimtari Kastrati rrëfen
tragjedinë e shpërnguljes
e kam përjetuar në Selanik
në një anije të vjetër greke
që transportonte shqiptarët
për në humbje dhe harrim
Në atë anije unë kam parë
një grua nga rrethi Gjilanit
pasi gjuan djalin nga anija
edhe ajo pas hidhet në det!..

7
-------------------------------------

Në botën e të shpërngulurit
i shpërnguluri vuan çdo ditë
për të siguruar një gropë varri
dhe një ëndërr për tokën

Të shpërngulurit në Turqi
me mund e bëmë këtë jetë
i këputur, i degëtisur, i huaj
shpërngulja çdo ditë më vret

Kosovën një jetë se kam parë
Tiranën çdo natë e ëndërroj
lexuar kam mjaft për atdheun
për fushat, malet dhe detin

Me mall për atdheun po vdes
moshë më s´ më ka mbetur
veshët më ushtojnë shumë
e shoh se jam i përmalluar

Tokë e florinjtë është Çamëria
tronditëse është ëndrra e çamit
në det kur trapi d r e m i t e t
dhe çami me çamen puthen


8
--------------------------------------

Mosha s´ më lë të kap largësi
fëmijët po na i përtëritin emrat
për ju që e kuptoni këputjen
degën e thyer edhe era e than

Atdhé, o i shtrenjti im atdhé
Nxirre këngën që ti vetë e di
Na lësho një za prej atje
Të mos vdesim pa ty liri

( I huaji në dhe të huaj, as varr
nuk ka, ligjet e shtetit të huaj
edhe për varre lypin qira!..)

O vëlla i gjakut tim, o zemër
jam lindur ku rritet rrushi
jam lindur ku piqet molla
kam gjakun e ujit të Drinit
aty ku i njoh dhe më njohin

( Atdheu nis tek zemra, tek
gjuha dhe flamuri, në dhé të
huaj, ndrron emrin dhe guri!..)

9
---------------------------------

Grykën e Bosforit, pyeteni
se flet; gjysma është lot
dhe gjysma është det!..

Kjo luftë e ky mundim, do
sjellin një ogur të bardhë
edhe sikur koha të zbres
në zero, Shqipëria do të
jetë një, dhe e bashkuar!..


Stamboll, muaji prill,1993
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi