Mevlan Shanaj: “Për Kinemanë tradhtova Hipokratin”
Faqja 1 e 1
Mevlan Shanaj: “Për Kinemanë tradhtova Hipokratin”
Mevlan Shanaj |
Nga Petrika GROSI
Personazhi i sotëm në suplementin e përjavshëm “Albania Weekend” është regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, i cili për dashurinë dhe pasionin e tij ndaj kinemasë braktisi mjekësinë. Mevlani rrëfen mbi episode të ndryshme të jetës së tij, vështirësitë dhe fillimet e tij me filmin, censurimin dhe kërcënimet që i janë bërë regjisorit nga shteti komunist, deri nga vetë Ramiz Alia në vitet ’90, etj. Biseda jonë vijon të zbulojë detaje të tjera mbi njohjen dhe dashurinë e Mevlanit me skenaristen dhe poeten (dy herë deputete) Natasha Lako, lidhjen e tij me fëmijët, dashurinë e munguar të babait e shumë të tjera...
Me çfarë po merret Mevlan Shanaj përveç mësimdhënies në Akademinë e Arteve?
Kam një projekt filmik si producent. Në këtë film regjisor dhe skenarist është Joni, im bir. Pas një përvoje të gjatë në Perëndim (rreth 15 vjet në Suedi) ai rikthehet në Shqipëri për të bërë filmin e tij të parë artistik.
Mund të zbulojmë diçka paraprakisht për këtë projekt?
Filmi quhet “Farmakon” dhe trajton një temë të ditës. Punë farmakësh, helme për shërim dhe ilaç për shpëtim. Është një temë provokuese, sa e lashtë aq edhe e re. Janë marrëdhëniet mes familjes dhe jashtë saj. Babai, biri dhe mes tyre një femër... Kaq mund t’iu zbuloj për momentin.
U bë kohë që nuk ju shohim në ndonjë film?
Si gjithë të tjerët edhe unë... Ka pak prodhim ndaj ndodh kjo. Herën e fundit kam qenë te filmi “Lule të kuqe, lule të zeza”, ku kisha disa pozicione; producent, regjisor dhe aktor. Ndërsa si regjisor, së fundi realizova një film dokumentar “Shkronjat e Pavarësisë”, i cili u xhirua në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Filmi me skenar të Natashës, për fat të mirë krijoi një komunikim të mirë me audiencën dhe më mësoi shumë gjëra.
Çmimet nuk ju kanë munguar.
Po. Jemi vlerësuar për “Lule të kuqe, lule të zeza” në Nju Jork. Pastaj kemi qenë jashtë konkurimit në Festivalin e Venecias, Leçes etj.
Shfaqja juaj e parë në skenë?
Aktrimi ka qenë dashuria ime e parë. Hyra në shkollën e aktorëve “Aleksandër Moisiu” pikërisht për pasionin tim. Ngjarjet rodhën vetë; pasi mbarova Akademinë e Arteve në vitin ’69 pata edhe dukjen time të parë me punën e diplomës. Kisha rol protagonist në një shfaqje të Brehtit. Me paraqitjen time frymëzova dhe provokova Viktor Gjikën, regjisorin tim të parë. Ai më dha një rol të mirë në filmin “I teti në bronz”, duke më bërë një njeri publik. Që nga ajo kohë, prej 40 vitesh vazhdoj që ta ndiej përgjegjësinë prej artisti në mënyrë të pandërprerë. Më tej pata fatin e mirë që fillova punë në qendrën e re eksperimentale të TVSH-së. Në “rivalitet” me miqtë e mi kineastë, provokoja për format dhe shfaqjet e reja, duke provuar dhe eksperimentuar zhanre të ndryshme, duke thyer tabu të vendosura nga kinemaja shqiptare që nuk dilte dot nga linjat e klasicizmit.
Aktrimi ka qenë dashuria ime e parë. Hyra në shkollën e aktorëve “Aleksandër Moisiu” pikërisht për pasionin tim. Ngjarjet rodhën vetë; pasi mbarova Akademinë e Arteve në vitin ’69 pata edhe dukjen time të parë me punën e diplomës. Kisha rol protagonist në një shfaqje të Brehtit. Me paraqitjen time frymëzova dhe provokova Viktor Gjikën, regjisorin tim të parë. Ai më dha një rol të mirë në filmin “I teti në bronz”, duke më bërë një njeri publik. Që nga ajo kohë, prej 40 vitesh vazhdoj që ta ndiej përgjegjësinë prej artisti në mënyrë të pandërprerë. Më tej pata fatin e mirë që fillova punë në qendrën e re eksperimentale të TVSH-së. Në “rivalitet” me miqtë e mi kineastë, provokoja për format dhe shfaqjet e reja, duke provuar dhe eksperimentuar zhanre të ndryshme, duke thyer tabu të vendosura nga kinemaja shqiptare që nuk dilte dot nga linjat e klasicizmit.
Megjithatë, kur flasim për dokumentarë kemi të bëjmë me një superprodhim dhe një cilësi që lë shumë për të dëshiruar...
Nuk e mendoj kështu. Kemi edhe dokumentarë mjaft të mirë, sidomos ato që janë prodhime të televizionit.
Ju pyeta jo pa qëllim, pasi QKK-ja i ka suprimuar vitet e fundit fondet për dokumentarët, pikërisht për arsye të cilësisë së tyre?
Në përgjithësi, dokumentari, e jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë, ka marrë një zhvillim të madh falë televizionit. Kinostudioja i ka qëndruar besnike linjave klasike ndaj ka ndodhur një kufizim i dimensioneve vetëm në dokumentar artistik.
Televizioni ka avantazh sepse mund ta kthejë çdo gjë që është mbi ajër, në ujë dhe nën tokë, në një dokumentar të shkëlqyer, duke krijuar kështu një pafundësi zhanresh dhe variacionesh.
Televizioni ka avantazh sepse mund ta kthejë çdo gjë që është mbi ajër, në ujë dhe nën tokë, në një dokumentar të shkëlqyer, duke krijuar kështu një pafundësi zhanresh dhe variacionesh.
Kur bëhen dokumentarë mbi personalitete të shquara siç keni bërë edhe ju mbi Lasgushin, Vangjush Furxhiun etj., sa e rëndësishme është që t’i kesh njohur nga pranë këto figura?
Kur bëj një dokumentar, personalisht mundohem të kap tema që më ngacmojnë dhe provokojnë emocionalisht. Nëse flasim për dokumentarin e fundit mbi Vangjush Furxhiun, ai qe një lloj obligimi që e ndieja ndaj një aktori të madh dhe një miku të veçantë. Sipas gjykimit të të tjerëve, mund të jetë një ndër portretet më të realizuara të dhjetë viteve të fundit. Te ky dokumentar u hoqën në maksimum hipokrizitë e të folurit mbi një njeri të ikur dhe u tha në mënyrë objektive se kush ishte në të vërtetë Vangjushi. Gjithkush e ka ndier në këtë dokumentar Vangjushin si aktor dhe si njeri, ka ndier talentin e tij të lakmueshëm dhe jo lustrën e gazetarit apo të komentatorit.
A mendoni se duhen ribërë edhe dokumentarët për figurat dhe historinë tonë, në mënyrë që t’i zhveshim dhe ato nga hipokrizia, censura apo autocensura e komunizmit?
Në krijimtari nuk ka receta, as norma dhe as këshilla. Në fakt, dokumentari ka dy fytyra; në Lindje, gazetari qëndronte pas dokumentarit dhe bënte komentatorin duke e përcjellë gjithçka sipas politikës dhe ideologjisë së kohës, ndërkohë që i njëjti film, në Perëndim komentohej në drejtim krejt të kundërt. Për vete, jam partizan i dokumentarit pa komente. Më pëlqen që filmi të flasë vetë dhe të mbetet si një mjet që ka audiencë. Ndoshta mund të jetë i pranueshëm edhe ndonjë monolog por jo komentet. Ndihem mirë me lëvrimin që i kam bërë dokumentarit por ende mbetet diçka tjetër për të realizuar. Nuk e kam bërë filmin e jetës...
Vitet ’90 dhe filmi juaj “Fletë të bardha”, çfarë ju kujtojnë?
Kohë ndryshimesh, kohë e bukur. Pata kënaqësinë që të ecja në shtigje të reja, të guxoja dhe të rrezikohesha... Fola me guxim dhe u kërcënova.
Nga kush u kërcënuat?
Kërcënimet qenë jo vetëm mediatike por edhe zyrtare, nga të gjitha instancat, deri tek ajo më e larta.
Pra, jeni kërcënuar nga Ramiz Alia?
Sigurisht. Atij i shkruajtëm në fund fare.
Çfarë i kërkonit në letër?
Të ndalet ai turavrap mediatik kundër nesh, se nuk po e duronim dot. Kërcënimet filluan me shkrimet te gazeta “Zëri i Popullit” dhe me mbledhjet e Komitetit Qendror, apo edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku vinin provokatorë që hapnin debate. Për fat të mirë, disa figura (sot të PD-së) u ngritën në mbrojtjen time, mes tyre edhe regjisori i dalë nga burgu, Mihallaq Luarasi. Ai më dërgoi një letër ilegale me njërin nga fëmijët e shkollës së tim biri. Aty bënte vlerësime, më përgëzonte, e njëkohësisht më qetësonte për kërcënimet që mund të më vinin. Më thoshte: “...unë e di se ç’do të thotë të kërcënohet një regjisor dhe e di se çfarë faze po kalon... por të përgëzoj për këtë që ke bërë!”
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Mevlan Shanaj: “Për Kinemanë tradhtova Hipokratin”
Po para viteve ’90, a keni pasur situata të tjera të vështira?
Nuk mund t’i bie fort gjoksit edhe pse çdo krijues ka pasur momente të vështira. Dua të them që nuk jam persekutuar, por në veprat tona kërkesat e kohës dhe skematizmi do të ngrinin krye. Kështu më ndodhi me filmin tim të parë si regjisor “Korrierët”, të cilin ma censuruan dhe më detyruan të heq muzikën e Kastriot Gjinit, duke futur një muzikë marciale. Gjithashtu, më ndërruan edhe disa episode me partizanët. Më censuruan më tej një dokumentar që e kisha shumë përzemër, titullohej “Berati”. Krijuesit i dhemb shumë kur një vepër nuk e sheh dritën e diellit. “Berati” nuk arriti të shfaqet në sajë të kokëfortësisë sime, sepse pas një pritje të shkëlqyer në kolektiv më thanë që duhej të hiqja disa episode nga ky dokumentar.
Për çfarë episodesh bëhej fjalë?
Bëhej fjalë, në mënyrë qesharake, për disfatën e Skënderbeut në Berat. Sipas tyre, Heroi ynë Kombëtar nuk mund të kishte humbje. Më thanë që po të mos ta hiqja atë episod, atëherë filmi nuk do të shfaqej. Insistova më kot, duke u thënë se në fund të fundit kjo ishte historia dhe nuk mund ta deformoja. Këtë dokumentar e punova me mikun tim që tashmë nuk është më, Shpëtim Gjino, me Pali Kuken dhe me narrator, Sandër Prosin.
Meqë përmendët Skënderbeun, si e pritët debatin e fundit mbi figurën e tij?
Është një figurë legjendare, jo vetëm shqiptare, por e gjithë Europës dhe Krishtërimit. Është turp të hedhësh baltë mbi të.
Plane për të ardhmen?
Në sirtar ka plot vepra që presin, por vështirësitë janë të mëdha përsa i takon mbështetjes financiare.
A ka një film apo një personazh të cilin doni ta realizoni se s’bën?
Nuk kam ndërmend ndonjë figurë konkrete. Përgjithësisht prirem ndaj çështjeve sociale dhe problemeve psikologjike.
Kalojmë te familja; Natasha, poete e skenariste, djali artist, ju regjisor dhe aktor. Cilat janë anët pozitive dhe negative të medaljes në këtë rast?
Ka edhe anë negative sepse e pengojmë njëri-tjetrin. Jemi në një konkurrencë të plotë dhe të gjithë tepër të angazhuar. Në një familje është mirë që dikush të jetë pak më i lirë, në mënyrë që të ndihmojë të tjerët.
Me politikën si i keni marrëdhëniet?
Jam i distancuar. Në vitet ’90 isha promotor i transformimeve; koha kur u angazhuam familjarisht, madje Natasha u zgjodh dy herë deputete. Doja t’u hiqja njerëzve aq sa të mundja frikën, dyshimin për të ardhmen dhe pasigurinë e tyre. Tani merrem me punë akademike, punë krijuese dhe nuk guxoj të jap gjykime, as të bëj vërrejtje për ato që ndodhin në politikën tonë të brishtë.
Pse kjo zgjidhje?
Është krijimtaria ajo që nuk më lë. Pastaj nuk kam arritur të bëhem ndonjëherë anëtar i asnjë partie. Para pak ditësh isha me një grup politikanësh dhe u thashë: “Pse ju druheni të shprehni publikisht mendimet që keni, ndërsa unë i them të gjitha?” Mu përgjigjën se unë kisha zgjedhur lirinë që atyre u mungonte...
Regjisori juaj i parë, Viktor Gjika, ç’ju sjell ndërmend?
Ikja e Viktorit ka qenë një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shoqërinë. Është e vështirë të na vijë prapë një figurë me dimensione të tilla.
Si e vendosët t’i hynit aktrimit?
Brenda meje flinte dëshira që e kisha harruar. Atë kohë isha në Politeknikumin Mjekësor, por isha edhe një frekuentues i rregullt i skenës së teatrit. Në fakt, teatri ishte një magji për mua. Aq më tepër, emri sugjestionues i teatrit të ri “Aleksandër Moisiu” më bëri që ta braktisja mjekësinë, pasi konkurrova dhe fitova për aktrim. Them se kam qenë me fat në jetë, pasi nga një degë si mjekësia kalova tek arti.
Mendoni ndonjëherë si do të ishte jeta juaj me mjekësinë?
Ka pasur momente që e kam pyetur veten por nuk është se jam penduar për asgjë.
Ka pasur momente që e kam pyetur veten por nuk është se jam penduar për asgjë.
Prindërit nuk e pritën mirë braktisjen e mjekësisë për aventurën e aktrimit apo jo?
Sigurisht që jo. Babain nuk e kisha. Nëna në fillim nuk e priti mirë lënien e mjekësisë, por kur pa filmin “I teti në bronz” më dha bekimin. Prej asaj dite, mbas 4-5 vitesh që e kisha braktisur ëndrrën e saj më në fund i mora uratën.
Sa e keni ndier mungesën e babës?
E kam ndier shumë. Në fakt unë nuk e njoh dashurinë e tij. Kanë kaluar shumë vite dhe atëherë isha fare i vogël. Pas ikjes së tij nëna që të më qetësonte më tha: “Ehu tani, ai iku është plak...”. Këto fjalë i kam kujtuar shpesh në vetvete dhe nuk ja falja dot nënës...
A ju dhemb fakti që nuk e ndatë dot kurrë suksesin e skenës dhe as momentet e vështira të jetës me babën?
Nuk më dhemb asgjë sepse nuk e njoha dashurinë e tij. Di dhimbjen dhe momentet me nënën, ajo për mua ka qenë gjithçka në jetë.
Njohja juaj me Natasha Lakon?
Rrinim në të njëjtat mjedise në konvikt. Te korpusi qendror ishte Natasha, ndërsa unë tek Akademia e Arteve. Na tërhoqi e kundërta; unë natyrë krejtësisht e çorientuar për kohën kurse ajo krejt e ndrojtur. Që atëherë jemi sëbashku prej 40 vitesh.
Ju bashkoi dikush apo i hodhët vetë hapat e para?
Nga fillimi deri në fund, gjithçka e kemi bërë vetë. Nëse nuk patëm njeri të na shtynte apo ndihmonte, patëm disa pengesa. Familja e tyre nuk dëshironte që Natasha të merrte një artist. Por gjyshja e Natashës e kishte pikë të dobët dhe e mbivlerësonte çdo gjë që kishte të bënte me Natashën. Edhe prindërit e saj ishin marrë me dashuri, ndaj nga familja nuk kishte ndonjë pengesë të pakalueshme. Më tepër ata që varën hundët ishin prej fisit. Megjithatë, më vonë me të gjithë kemi kaluar shumë mirë.
E mbani mend çastin kur e propozuat Natashën?
Një ditë prej ditësh i thashë Natashës se ne edhe mund të martoheshim... “Të martohemi?!” – më pyeti ajo e habitur. Kjo gjë më befasoi dhe më bëri ta doja e ta vlerësoja më shumë atë femër. Ne kishim bërë dashuri dhe ishim bashkë, por ajo as që nuk e kishte menduar martesën. Ndoshta në vend të saj, shumë të tjera menjëherë do të kishin thënë: “A ke qëllime serioze?” ose “Kur do të martohemi?”
40 vjet martesë. Si është?
Një jetë e tërë me uljet dhe ngritjet e saj, me dashurinë, momentet e bukura e të vështira dhe me sherret tona mes krijuesish.
Marrëdhëniet me fëmijët?
I kam trajtuar si shokë. Duke qenë se isha i ri, kam pretenduar që në familje të krijohen dimensione të tilla, duke nisur që nga gjykimi për problemet e zakonshme, deri tek ai për problemet sociale, politikën dhe artin. Një model i njeriut tolerant, të zhvillimit dhe të hapësirave.
11 Prill 2009 Gazeta « Albania » për ZSH: A. Papuçiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Flet, regjizori, aktori, pedagogu dhe producenti Mevlan Shanaj
» Albert Zholi:Flasin për Shën Valentinin, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Lazër Filipi, Skënder sallaku, Mevlan Shanaj, Limoz Dizdari, Alida Hisku, Kiço Mustaqi
» RESHAT BADALLAJ:U VRA USHTARI I UÇK-ËS DJALI I ZHURIT MEVLAN HOXHAJ
» Everest Haxhi: Kristo Frashëri, Mevlan Çelebiu dhe Oscar Shindler
» Albert Zholi:Flasin për Shën Valentinin, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Lazër Filipi, Skënder sallaku, Mevlan Shanaj, Limoz Dizdari, Alida Hisku, Kiço Mustaqi
» RESHAT BADALLAJ:U VRA USHTARI I UÇK-ËS DJALI I ZHURIT MEVLAN HOXHAJ
» Everest Haxhi: Kristo Frashëri, Mevlan Çelebiu dhe Oscar Shindler
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi